Cili është fshehtësi e famës së kësaj fraze dhe kush e tha?
Ajo që tërhoqi vëmendjen e Umer ibn el-Hattab r. a. ishte se Ebu Bekr es-Siddiku r.a. dilte në periferi të qytetit pas namazit të sabahut.
Ai hynte në një shtëpi të vogël për orë të tëra, pastaj shkonte në shtëpi!
Umeri dinte gjithçka për të mirën që bënte Ebu Bekr es-l-Siddiku, përveç fshehtësisë të kësaj shtëpie.
Ditët kaluan dhe Halifi i besimtarëve ende e vizitonte këtë shtëpi, kurse Umeri ende nuk e dinte se çfarë po bënte Ebu Bekri brenda saj.
Umeri vendosi të hyjë në shtëpi, pasi Ebu Bekri doli nga ajo shtëpi.
Të shohë me sytë e tij se çfarë ka brenda dhe të di se çfarë bën shoku pas namazit të sabahut...
Kur Umeri hyri në këtë shtëpi të vogël, gjeti një plakë që nuk mund të lëvizte, nuk kishte kush ta ndihmonte dhe ishte e verbër në të dy sytë...
Ai iu prezantua asaj, kështu që Ibn El-Hattabi u befasua nga ajo që pa
Ai donte të dinte fshehtësinë e lidhjes së Ebu Bekrit me këtë plakë të verbër
Umeri e pyeti plakën: Çfarë bën ky njëri për ty?
(aludonte për Ebu Bekr Es-Siddik)
Plaka u përgjigj dhe tha:
Betohem në Zot, nuk e di, djali im vjen çdo mëngjes, pastaj e pastron dhe e fshin shtëpinë. Më pas ai më përgatit ushqim. Dhe largohet pa folur me mua.
Kur vdiq Ebu Bekri, Umeri vazhdoi të kujdesej për plakën e verbër...
Ajo i tha: Të ka vdekur shoku.
Nga e di ti? - i tha Umeri.
Më ke sjellë hurma, por nuk i ke hequr bërthamat! - i tha plaka.
Umer b. El-Hattabi u gjunjëzua në gjunjë, me sytë e tij të mbushur me lot dhe tha frazën e tij të famshme:
"Ti do t'i lodhësh halifët pas teje, o Ebu Bekr!".
- Këta janë shokët e të Dërguarit të Allahut, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
- Këta janë njerëzit që duhet t'i ndjekim dhe t'u mësojmë fëmijëve tanë!
Përktheu: Mulaim Shehu