Syri i bukur sheh bukuri!

 


Nëna ime nuk e njeh teknologjinë, meqë ajo nuk i përket teknologjisë bashkëkohore!
Një ditë i dhashë telefonin tim për të më bërë një foto, dhe pasi mbaroi më tha:
Sa i bukur që je djali im!
E morra telefonin për të parë foton, por pashë vetëm një gjysmëfotoje! Gjysma e së cilës ishte bosh dhe gjysma tjetër e paqartë dhe nuk e pashë veten në të!
Fillova të qeshja dhe të qeshja dhe të shikoja foton dhe t'i them asaj:
Sa e bukur është, është fotografia më e mirë e bërë për mua!
Nuk i tregova se fotografia dukej si një foto e bërë gabimisht nga një fëmijë!
Nuk i thashë qe e mbante telefonin mbrapsht dhe nuk ja fajësova sytë që nuk i mbante syzet!
Po si me pa mua si të bukur kur nuk e pa foton!?
Andaj, mendoj dhe nuk dyshoj se dashuria e nënës ndaj fëmijës ia kalon edhe teknologjisë bashkëkohore!


Përktheu: Mulaim Shehu