Vajza e padëshiruar!


Një profesoreshë e një shkollë, kishte pamje dhe moral të bukur, por ishte e pa martuar, andaj njëherë shoqet e saja e pyetën: pse nuk je martuar deri tani?
Ajo ishte përgjigjur kështu: 
“Një grua kishte pasur pesë vajza dhe burri i saj e kërcënon se nëse e lind edhe një vajzë tjetër, ajo vajzë nuk ka vend në shtëpinë e tyre. Gruaja pas një kohe e lind një vajzë dhe burri i saj e mori atë vajzë dhe e la para xhamisë pas namazit të jacisë duke shpresuar se dikush nga njerëzit do ta merr. Kur u kthye në namazin e sabahut, e pa se vajza e tij është në të njëjtin vend. Ai këtë veprim e përsëriti shtatë ditë, ndërsa nëna çdo natë i këndonte asaj Kuran, atij iu mërzit, kështu që e ktheu në shtëpi. 
Gruaja përsëri mbeti shtatzënë, u frika se përsëri do të jetë vajzë, por Allahu i dha djalë. Pas një periudhë të shkurtër i vdiq vajza më e madhe, dhe pastaj nëna lindi pesë djem, dhe i vdiqën edhe pesë vajzat. 
Mbeti ajo më e vogla, prej të cilës babai donte të shpëtonte!!”
Profesoresha i pyeti shoqet: “A e dini se cila është ajo vajza që babai i saj dëshironte që të shpëtojë prej saj? Ajo jam unë! Dhe arsyeja pse unë nuk u martova është, sepse babai im është plak, kurse nëna ka vdekur dhe nuk ka askush që të kujdeset për të!! Kurse sa u përket vëllezërve të mi, ata vijnë për ta vizituar atë një herë ose dy herë në muaj. 
Babai im shpesh qanë për atë se çfarë ka vepruar me mua!”


 


E huazuar


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti për urime të Fiter Bajramit përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe politike (video)