Një ditë, babai e thirri të birin dhe i dha disa këshilla për martesë:
Bir, nëse harxhon vazhdimisht para për një grua dhe ajo nuk të pyet kurrë nëse po kursen apo po investon diku, por vazhdon të shijojë dhuratat, mos u marto me të.
Bir, një grua mund të jetë një bashkëshorte e mirë për ty, një tjetër mund të jetë një nënë e mirë për fëmijët e tu, por nëse gjen një grua që është një nënë e mirë për fëmijët dhe njëkohësisht edhe për ty, mos e lësho nga duart.
Bir, nëse të them që ti je shtylla e shtëpisë, mos shiko xhepat e tu; shiko tët shoqe dhe vërej nëse në fytyrën e saj ka një buzëqeshje.
Bir, nëse dëshiron të kesh një jetë të gjatë, dorëzoja rrogën tënde gruas. Ajo do ta ketë më të vështirë ta harxhojë duke qenë në dijeni të nevojave të shtëpisë dhe faturave që duhen paguar, por nëse e mban vetë, ajo do të vazhdojë të kërkojë para edhe kur të jenë mbaruar të gjitha.
Bir, kurrë mos ngre dorë mbi gruan, dhimbja në trupin e saj nuk është asgjë para plagës që shkakton në zemrën e saj. Do të jesh në telashe të mëdha nëse jeton me një grua të lënduar.
Bir, nëse jeton si beqar edhe pasi të jesh martuar, të garantoj që shumë shpejt do të bëhesh përsëri beqar.
Bir, kur të kesh fituar shumë para dhe të jesh bërë i pasur, mos u rrëmbe dhe ti harxhosh duke u turrur pas shalëve të cilat as e dinë dhe as që duan të ia dinë se sa je munduar t’i për ti fituar ato para. Harxhoji për gruan e cila të ka qëndruar gjithmonë pranë dhe e di se çfarë ke hequr.
Bir, kur gjuaja me gur në dritaren e babait të nënës tënde, nuk e bëja për të shuar epshet e mia, por sepse më kish marrë malli për të.
Bir, mos harro, nëse një ditë do të thuash se gruaja jote ka ndryshuar, duhet të ketë diçka që ti e ke bërë vazhdimisht, por që ke ndaluar dhe nuk po e bën më.
Bir, nëna jote ka hipur në biçikletë bashkë me mua përpara se të bleja atë makinën komode atje jashtë. Cilado grua që nuk pranon të jetë me ty kur nuk ke asgjë, nuk duhet të jetë me ty kur të kesh gjithçka.
Bir, mos e krahaso gruan tënde me asnjë grua tjetër. Mund të ketë shumë raste që ajo të duron ty, por ama nuk të krahason me asnjë burrë tjetër.
Bir, kam dëgjuar shpesh për barazinë gjinore në ditët e sotme, nëse gruaja jote pretendon të ndajë të gjitha punët e shtëpisë me ty, duhet të pranosh. Por, mos harro të ndash të gjitha faturat dhe shpenzimet përgjysmë, paguaj pjesën tënde dhe pjesën tjetër jepja asaj.
Bir, kur u takova me nënën tënde, unë isha i pari për të. Nëse të rastis që ti nuk do të jesh i pari për gruan tënde, mos e fajëso atë. Ajo që nuk të kam treguar është se gratë tona kanë qenë zonja.
Bir, nuk i dërgova motrat e tua në universitet sepse isha idiot si shumë të tjerë dikur që mendonin se një vajzë nuk do ta zgjeronte mbiemrin e familjes sime. Të lutem mos e bëj dhe ti të njëjtin gabim, gratë e suksesshme, kanë bërë që sot gjinia mashkullore të ketë të njëjtat vlera si ajo femërore.
Bir, një herë nëna jote ishte shumë nevrikosur dhe ma ka tërhequr aq fort bluzën, saqë desh ma grisi nga trupi. Unë nuk ngrita dorë atë ditë, sepse doja që në një ditë si kjo, të të thoja me krenari se unë kurrë nuk kam ngritur dorë mbi nënën tënde.
Bir, unë dhe nëna jote nuk kemi interes të dimë se çfarë ndodh në martesën tënde, mundohu t’i zgjidhësh dhe t’i përballosh vetë problemet me tët shoqe pa ardhur e të ankohesh tek ne.
Bir, kam qenë i pari në zonë që bleva makinë qepëse për nënën tënde, prandaj ndihmoje tët shoqe të realizojë ëndrrat e saj njëjtë sikur je duke ndjekur ëndrrat e tua.
Bir, sido që të mendosh, kurrë mos i fol keq gruas për njerëzit e saj. Nëse do që dashuria e saj për ty të kthehet e gjitha në urrejtje, thuaji fjalë të këqija për babanë.
Bir, lutu bashkë me familjen tënde, ka një të nesërme për të cilën ti nuk di asgjë, kërko nga Zoti i Cili di gjithçka.
E huazaur