“Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në të (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El Kader, 1-5).


 Madhështia e muajit të Ramazanit është e padiskutueshme. Ky muaj i bekuar është i dalluar dhe veçohet nga muajt e tjerë. Agjërimi në këtë muaj është farz dhe me të praktikohet një nga pesë shtyllat e Islamit. Vlera dhe rëndësia e muajit të Ramazanit është përgjithësisht shumë e madhe, ndërsa dhjetë ditët e fundit të tij, e në veçanti Nata e Kadrit, kanë një vlerë të veçantë. Nata e Kadrit është ndër netët më të bukura, më të bekuara dhe më të bereqetshme që na ka dhuruar Allahu i Lartësuar. Këtë e dëshmon Ku rani famëlartë: “Ha, Mim. Pasha librin sqarues (i së dre jtës nga e kota!) Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)”. (Ed Duhan, 1-3) 


Emërtimi i Natës së Kadrit-Kuptimi i fjalës “Kadr” 


Fjala “Kadr” përmban dy kuptime kryesore: 1. madhështi, nder, respekt, vlerë, dhe 2. përcaktim, vendim. Sipas kuptimit të parë, mësojmë se kjo natë është shumë e madhe, e ndershme dhe me vlerë. Në këtë natë ka zbritur Kurani fisnik, libri i fundit i drejtuar njerëzimit mbarë, udhëzues dhe udhërrëfyes. Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj. Në këtë natë zbresin melaiket. Kjo natë është paqe, rehati deri në agim etj.. (Shih: El Kader, 1-5). Eshtë quajtur Nata e Kadrit, sepse, për shkak të karakteristikave që përm ban, ajo nderohet, respektohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu i Madhërishëm. 
Ndërkaq, sipas kuptimit të dytë, këtë natë Allahu i Madhërishëm i njofton melekët për vendimet e Tij të paracaktuara qysh në ezel, e të cilat do të duhet të implementohen brenda vitit vijues. Pra, është quajtur Nata e Kadrit-e përcaktimit, sepse këtë natë përcakto het-vendoset se çfarë do të ndodhë për vitin e ard hshëm .Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit).
Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”. (Ed Duhan, 3-4) 
Fjala “Kadr” ka edhe kuptime të tjera, si p.sh. shtrëngim (Ngushtim, sepse edhe ajri ngushtohet nga numri i madh i melaikeve që zbresin në tokë, saqë nuk jetë asnjë pëllëmbë në tokë e të mos ketë melaike në të) El Halil ibn Ahmed, një dijetar i njohur, ka thënë: “Është quajtur Nata e Kadrit, pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve që zbresin këtë natë”. Këto janë disa nga kuptimet kryesore të fjalës Kadr, të cilat në tërësi shprehin vlerën e saj.(1) 


Vlera dhe rëndësia e Natës së Kadrit


 S’ka dyshim se Nata e Kadrit është nata më e vlefshme dhe me e rëndësishme. Nata e Kadrit konsid erohet nga dhuntitë më të mëdha për ymetin musli man. Vlera e kësaj nate është shumë e madhe, ndërsa begatia më e madhe e saj është se në të ka zbritur Kurani famëlartë. 
-Në këtë natë Allahu i Lartësuar e zbriti Kuranin nga Leuhi Mahfudhi -pllaka e ruajtur mirë tek i Madhi Allah në Bejtul Izeh-në qiellin e dynjasë. Kurani më pastaj iu zbrit Muhamedit a.s. për një periudhë rreth njëzet e tre vjet me radhë, sipas ngjarjeve dhe nevo jave njerëzore që dilnin. Për këtë shkak Nata e Kadrit paraqet ngjarjen më të rëndësishme dhe më madhësh tore në historinë e njerëzimit. Shpallja e Kuranit në këtë natë madhështore i dha fund errësirës së mos besimit, për të vendosur dinjitetit njerëzor që ishte nëpërkëmbur, lidhi qiellin me Tokën, njeriun me Kri juesin e vet dhe i dha zgjidhje njerëzimit deri në ditën e Fundit. Nata e Kadrit, përveç rëndësisë së madhe si ngjarje historike, në të njëjtën kohë paraqet natën mjaft të dobishme për secilin që dëshiron t’i kthehet Allahut dhe të pastrojë shpirtin e tij.


Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj


Ashtu siç thotë Allahu në Kuran: “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!”, do të thotë, është më e vlefshme se tetëdhjetë e tre vjet. Ky përgëzim hyjnor është aq i qartë dhe i fortë, saqë nuk lë vend për asnjë mëdyshje e as koment tjetër. Si rrjedhojë, ky është edhe një argument tjetër për vlerën e lartë të kësaj nate. Nëpërmes këtij ajeti del në pah drejtësia e Allahut për t’u dhënë mundësi të barabartë njerëzve për ta adhuruar Krijuesin e tyre, sepse dihet që njerëzit në kohët e hershme kanë qenë më jetëgjatë. 
-Në këtë natë zbresin melaiket në qiellin e dynjasë, në Tokë, rreth njerëzve. Së bashku me to zbret edhe Xhibrili a.s.. Zbritja e tyre shoqërohet me shumë të mira, me begatinë dhe mëshirën e Allahut. Numri i melaikeve që zbresin këtë natë, është shumë i madh, sepse kjo natë është shumë e bekuar. Melaiket zbresin poshtë kur bekimi dhe mëshira e Allahut vijnë poshtë. Sikur atëherë kur recitohet Kurani dhe ato i rrethojnë qarqet e dhikrit-tubimet ku përkujtohet Allahu, dhe me respekt ndaj tij, i rrahin krahët e tyre për atë që kërkon sinqerisht dituri.(2)
 -Kjo natë përshkruhet si paqe, e sigurt, e qetë, sepse shejtani nuk mund të bëjë asnjë të keqe a të shkaktojë ndonjë trazirë.
-Ajo është shpëtim, për vlerat që i ka dhënë Allahu i Madhërishëm kësaj nate që të na shpëtojë nga dënimi dhe nga vuajtjet, me anë të namazit, lutjeve të shumta dhe adhurimit që bëhet gjatë kësaj nate të begatshme. 
-Allahu i Lartësuar ka zbritur në Kuran një kaptinë (sure) të plotë, që flet mbi vlerat dhe begatitë e kësaj nate dhe që lexohet deri në Ditën e Gjykimit.
- Në këtë natë caktohet e ndahet çdo çështje në mënyrë të prerë, pra caktohet çdo gjë që do të ndodhë për një vit të tërë, në të shkruhen të gjallët dhe të vdekurit, të shpëtuarit dhe të humburit, të lumturit dhe të mjerët, krenari dhe i poshtëruari etj., nga ato që Allahu dëshiron të ndodhin për atë vit.
-Në këtë natë Allahu i Mëshirshëm i fal gabimet e mëparshme të atij që pendohet, qëndron zgjuar, lutet dhe falet gjatë natës me besim dhe shprese për ta f ituar shpërblimin nga i Madhi Allah. Transmetohet në hadithin e Ebu Hurejres se i Dërguari a.s. ka thënë: “Kush falet natën e Kadrit me iman (besim të plotë) dhe me bindje se do shpërblehet nga Allahu i Madhër ishëm, atij do t’i falen të gjitha mëkatet që ka bërë”. (Buhariu dhe Muslimi).(3)


Kur ndodh Nata e Kadrit 


Sipas asaj që na ka mësuar Pejgamberi a.s., Nata e Kadrit është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Muhamedi a.s. ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit” (Buhariu dhe Muslimi). Është e mundshme që kjo natë të jetë njëra prej netëve tek të dhjetëditëshit të fundit, për shkak të hadithit të Aishes r.a., e cila ka thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditët e fundit të Ramazanit” (Buhariu). Ka më shumë mundësi që Nata e Kadrit të jetë në shtatë ditët e fundit të Ramazanit. Ibn Umeri r.a. rrëfen se disa shokë të Pejgamberit a.s. e kishin parë në ëndërr Natën e Kadrit dhe se ajo është njëra prej shtatë netve të fundit. Pejgamberi a.s. kishte thënë: “Si duket, ëndrra juaj është përputhur në shtatëshen e fundit, prandaj kush dëshi ron ta kërkojë atë, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit” (Buhariu dhe Muslimi). Është shumë më e mundshme që Nata e Kadrit të jetë në natën e njëzeteshtatë të Ramazanit. Të këtij mendimi janë shumica e ashabëve, e Ubej bin Kaab edhe ishte betuar se Nata e Kadrit është në natën e njëzeteshtatë, e po ashtu edhe Ibn Abasi r.a. kishte thënë se Nata e Kadrit është nata e njëzeteshtatë. Se Nata e Kadrit është më se e mundshme të jetë nata e njëzeteshtatë, këtë e vërejmë edhe në hadithin e Muhamedit a.s., ku thuhet: “Nata e Kadrit është nata e njëzeteshtatë”. (Ebu Davudi). Allahu i Madhërishëm, nga Mëshira e Tij e bëri që njerëzit të mos e dinë saktë sisht se kur është Nata e Kadrit, me qëllim që ata të angazhohen sa më shumë në kërkim të saj duke shtuar adhurimin dhe veprat e mira në këto ditë të vlefshme dhe të begatshme. Aishja r.a. tregon: “Pejgamberi a.s., kur vinte dhjetëshja e fundit e Ramazanit, i ngjallte netët (me ibadet), zgjonte familjen e tij prej gjumi, përpiqej (për shumë ibadet) dhe shtrëngohej (për ad hurim) si dhe largohej nga marrëdhëniet seksuale me gratë (e veta)”. (Muslimi). Muhamedi a.s. angazhohej me adhurim përgjatë këtyre dhjetë ditëve më shumë sesa ditët e tjera, e zgjonte familjen e tij dhe largohej nga gratë e tij për t’iu përkushtuar namazit dhe lutjeve, në mënyrë që të arrinte mirësinë e këtyre ditëve, dhe ishte në kërkim të kësaj nate të begatë. Prandaj edhe ne duhet të përpiqemi sa më shumë dhe të ndjekim shembullin e Muhamedit a.s. për t’u angazhuar dhe për të bërë sa më shumë ibadet gjatë këtyre ditëve të begatshme, në mënyrë që të fitojmë mëshirën dhe begatinë e Allahut Fuqiplotë. 


Shenjat e Natës së Kadrit 


Shenja e parë e Natës së Kadrit është se në agimin e saj dielli lind i bardhë. Është transmetuar në Sahi hun e Muslimit prej hadithit të Ubej bin Kaabit r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Prej shenjave të saj (Natës së Kadrit) është se në agimin e saj dielli lind i bardhë, nuk ka rreze (të dukshme)”. (Muslimi)
Shenja e dytë e kësaj nate mësohet prej hadithit të Ibn Abasit r.a., të cilin e transmeton Ibn Huzejme, ku Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nata e Kadrit është një natë e këndshme, as e nxehtë e as e ftohtë, në agimin e saj dielli lind i kuq dhe i dobët”. (Ibn Huzejme). 
Shenja e tretë është se kjo natë është e ndritshme. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nata e Kadrit është një natë e ndritshme, as e nxehtë e as ftohtë, në të cilën nuk shihet asnjë meteor”. (Et-Tabaraniu).(4)
 
Çfarë rekomandohet në Natën e Kadrit


-Rekomandohet të bëjmë sa më shumë dua (lutje). Sidomos me lutjen që Profeti a.s. i mësoi Aishes r.a., e cila e kishte pyetur se çfarë të thoshte nëse do ta kuptonte se mund të ishte Nata e Kadrit? Muhamedi a.s. tha: “Thuaj: “Allahumme in-neke Afuvun tuhib-bul afve feafu an-nij” që do të thotë: “Zoti im! Ti je Falës (i mëkateve), Bujar, e do faljen, prandaj më fal mua!” (Tirmidhiu).
-Të lexojmë sa më shumë Kuran.
-Të bëjmë toube e istigfar (të pendohemi) për mëkatet tona dhe të kërkojmë mëshirë nga Allahu Fuqiplotë.
-Të shtojmë tesbihun (të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.
-Të bëjmë salavat për Pejgamberin a.s..
-Të japim sadaka dhe lëmoshë sa të kemi mundësi.
-Të ruhemi nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj.).
-T’i falim namazet me xhemat (të falemi sa më tepër në xhami) dhe 
-Të falim namaz nate më shumë se zakonisht. 
E lusim Allahun e Madhëruar që të na mundësojë të bëjmë sa më shumë vepra të mira në këto ditë të vlefshme e të begatshme, dhe sidomos në Natën e Kadrit. O Allah, na e shto begatinë Tënde në veprat tona, dhe na ndihmo të shtojmë ibadetin dhe veprat e mira. O Zoti ynë na i fal gjynahet tona dhe na mëshiro, na e fal dhe na e mbulo çdo gabim, dhe na mbaj në këtë besim deri ditën kur të takohemi. 


_________________________________
1) Mahjud-din Mitu, Es-sevm Fikhuhu ve Esraruhu. Darul kalem. Bot. 4. 1979 Dimeshk-Bejrut, f. 127-128, dhe Dr. Selman el Aude, Mexhalis Ramadanijeh. Darudh-dhehair. Bot. 1. 2006. Riad, f. 200. 
2) Tefsir Ibn Kethir. Daruselam. Bot. 5.2001 Riad. v. 4. f. 3066-3067. 
3) Mahjud-din Mitu, Ibid. f. 128-129.
 4) Dr. Selman el Aude, Ibid. f. 205.



Dituria Islame-287