Pse Allahu zgjodhi pikërisht sorrën, nga të gjithë shpendët, për t’i mësuar njeriut si të varrosë të vdekurin?

Kur Kabili vrau vëllain e tij Habilin, Allahu, xh.sh., zgjodhi sorrën që të jetë mësuesja e parë e njeriut në lidhje me varrosjen e të vdekurit.
Arsyet e kësaj përzgjedhjeje janë mbresëlënëse:
 1. Sorra është zogu më i mençur dhe më i zgjuar në botë!
Allahu e ka krijuar atë të aftë për këtë detyrë, sepse ajo ka përqindjen më të lartë të trurit në raport me trupin, krahasuar me çdo zog tjetër të njohur.
 2. Sorrat jetojnë në bashkësi të ngjashme me ato të njerëzve dhe kanë gjykatat e tyre ku ndëshkojnë individët që thyejnë rregullat e bashkësisë – kjo është një cilësi e lindur që Allahu ua ka dhuruar atyre në mënyrë të veçantë, ndryshe nga çdo zog tjetër.
 3. Sorrat vërtet kanë një “sistem drejtësie” të tyren, në të cilin gjykohet çdokush që shkel ligjet e tyre të brendshme, të cilat janë të rrënjosura në natyrën e tyre nga Allahu.
Për çdo shkelje, ka një ndëshkim përkatës:
 • Nëse një sorrë vjedh ushqimin e të vegjëlve të tyre, grupi i sorrave ia shqyen pendët derisa të mos jetë më në gjendje të fluturojë – sikur të ishte vetë këlysh pa pendë.
 • Nëse një sorrë shkatërron folenë e tjetrit, gjykata e sorrave e detyron të ndërtojë një fole të re për sorrën që e ka dëmtuar.
 • Nëse një sorrë sulmon një femër të një sorre tjetër, dënimi është vdekja – grupi i sorrave e godet me sqepët e tyre deri në vdekje.
Gjykimi zakonisht zhvillohet në një fushë të hapur. Anëtarët e gjykatës mblidhen në kohën e caktuar, dhe sorra e akuzuar sillet nën mbikëqyrje të rreptë. Sorrat e tjera e rrethojnë, ndërsa e akuzuara ul kokën, i lëshon krahët dhe ndalon së krrokuari – si shenjë pranimi të fajit.
Nëse dënimi është me vdekje, ato e copëtojnë me sqepët e tyre të mprehtë deri sa të japë shpirt. Pastaj njëra prej tyre e merr trupin me sqep, i hap një gropë të përshtatshme, e vendos brenda dhe e mbulon me dhe – duke treguar respekt për vdekjen.
 4. Edhe shkenca moderne e konfirmon se sorra është i vetmi zog dhe kafshë që e varros të vdekurin e vet.
Subhanallah! Çfarë krijese e jashtëzakonshme – dhe çfarë mësimi i thellë për njerëzimin!


 


Hfz. Mehas Alija


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike me rastin e urimeve për Kurban Bajram (VIDEO)