Po të shikojmë hollë e hollë, do të shohim se Islami është sistem universal hyjnor i koduar për mirëqenien e përgjithshme njerëzore.
Mësimet islame synojnë ndërtimin e njeriut mysliman dhe familjes islame. Nga detyrat kryesore të kësaj familjeje, është ngritja apo krijimi i brezave të mirë, meshkuj a femra, edukimi i tyre me besimin e patundur tek Zoti i Madhëruar dhe vlerën e çerdhes familjare që njeh pasardhësit e vet, rrugën që duhet të ndjekin në jetë, si dhe të gjitha ato parime e vlera morale, që rregullojnë dhe japin suksesin në këtë botë dhe në botën tjetër Ahiret.
Dhe, mbi të gjitha këto, është detyrë parësore e familjes islame që të edukojë brezat me edukatën hyjnore që rrjedh prej librit të Allahut të Madhëruar dhe rrugës së të Dërguarit të Tij, Muhamedit a.s. Ajo që dua të theksoj, është fakti që ky edukim nuk mund të realizohet duke u shkëputur nga mësimet hyjnore, nga rruga që ka caktuar Allahu, sepse kjo rrugë bën edukimin paralel pozitiv të shoqërisë, duke mbjellë në shpirtrat e njerëzve mirësitë dhe cilësitë e larta, aq të kërkuara në ditët e sotme. Në këtë drejtim, Kurani sjell shembuj të shumtë, që prindërit kërkojnë nga bijtë e tyre të qëndrojnë të patundur në besimin që ka caktuar Allahu, kërkojnë të kenë fëmijë me edukatë të mirë etj. Kështu kemi shembullin e të dërguarit Jakub a.s., i cili kërkon nga bijtë e vet se cilit do t'i besojnë ata, pas vdekjes së tij. Ibrahimi a.s. kërkon nga Zoti Fuqiplotë që të ketë fëmijë pasardhës të mirë, (gjerësisht: Kur'an, suretul Bekare 132-133) etj.
Pra, nga mësimet islame, nga familjet islame, prodhohen ata breza për të cilët ajo kujdeset në fëmijërinë e tyre dhe më pas i del detyra e nxitjes së tyre për të ndjekur rrugën e drejtë, me qëllim që të formojë personalitetin në gjirin e kulluar të shoqërisë islame. Prandaj, Islami është dhe mbetet baza kryesore ku krijohet njeriu, personaliteti i tij si besimtar; është themeli i pa thyeshëm, ku mbështetet individi dhe shoqëria për të gjitha kohët.
Pse? Sepse pa mësime islame, nuk mund të arrihet edukimi i plotë, në besim, në moral, në familje dhe në shoqëri; pa mësime islame, myslimani nuk mund të marrë mesazhet që përcjell Kurani, me anë të të cilave ai rrit dhe forcon botën e brendshme të tij; pa mësime islame, myslimani nuk mund të mësojë hallallin dhe haramin, ligjet e jetës dhe të zhvillimit të shoqërisë; pa mësime islame, myslimani nuk do të mund të zbatojë kodin e mirësjelljes në nivelin e duhur të jetë i butë, i mirëkuptuar, i sjellshëm me myslimanët e tjerë dhe me të gjithë njerëzit në përgjithësi; pa mësime islame, shpirti nuk mund të aktivizohet në dashuri, mëshirë, mirëkuptim dhe në bashkëpunim në të mira. Për këto shkaqe, Islami ka si qëllim final të nxjerrë breza të pastër, të kthjellët, të dashur dhe paqtues, të cilët kanë qenë të parët që kanë kontribuar në zhvillimin e popujve të tyre, duke u shndërruar në pishtarë udhëzues dhe shembuj të lartë për t'u pasuar. Ata u bënë argumente të gjallë për çdo fushë të jetës, duke lumturuar jo vetëm kombet përkatëse, por të gjithë njerëzimin. E sot, dhimbja ndeshet kudo nëpër mjediset tona; vrasje, plaçkitje, krime, mashtrime, për dhunime, droga, prostitucioni, korrupsioni e sa e sa dukuri të tjera rëndojnë jetën tonë?! Le të mos harrojmë mesazhin që përcjell Kurani: "Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata të mos e ndryshojnë gjendjen e tyre".
Dhe gjendja jonë mund të ndryshojë nga rrënjët, atëherë kur të jemi krejtësisht të qartë dhe të bindur për detyrat tona ndaj fëmijëve tanë, detyrat që mund të përmblidhen shkurtimisht në këto pika: T'i përmbahemi mësimit hyjnor, që është gjithëpërfshirës; Të jemi vigjilentë ndaj kurtheve të armiqve kundrejt fëmijëve tanë, familjeve tona, duke i zbuluar me kohë marifetet e tyre, e duke u mobilizuar plotësisht për shkatërrimin e tyre; Të përpiqemi seriozisht dhe maksimalisht që të mbjellim ndjenjën e besimit tek fëmijët tanë, të japim edukatën e Kuranit dhe të Muhamedit a.s., duke vepruar në stilin: "Ndërtim dhe adhurim", "Mësim dhe edukim", dhe jo siç përpiqen të trumbetojnë pabesimtarët - formë dhe jo përmbajtje, domethënë, jo diamant që shkëlqen e ndriçon rrugën me dritën e tij, jo dritë që udhëzon drejt fitores së përjetshme".
Besimtari i udhëzuar në frymën e mësimeve islame, sa herë të zgjohet nga gju mi, çdo mëngjes, do të mendonte se ç'mund të kontribuonte për veten e për të tjerët dhe do të vihej në ballë të shërbimit.
Besimi e bën të fortë duke e vënë në lëvizje, duke i dhënë energji pozitive, në pengimin e dukurive të këqija. Pa besim, ne mund të përpiqemi ta bëjmë atë si një lloj ushtrimi intelektual ose moral, por, nëse nuk e kemi besimin, ndjenjën e përgjegjësisë që kultivon besimi, ndjenjën e shërbimit çfarë e kërkon, të kontributit, përpjekja jonë pa këto, do të shndërrohet në një përpjekje të pafrytshme. Shprehja e besimtarëve rrezaton energji pozitive, është e çiltër, e këndshme, e lumtur. Qëndrimi i tyre është optimist, pozitiv, i gëzueshëm. Fryma e tyre është entuziaste, shpresëdhënëse, plot besim.
Feja është ajo që e mëson njeriun përse është zgjedhur dhe është dalluar nga çdo krijesë tjetër e gjallë. E mëson se cili është qëllimi dhe roli i tij. Ai është krijuar për të qenë njeri i misionit dhe, i udhëzuar nga Kurani, të njohë Zotin, në mënyrë që të dijë si ta adhurojë; të njohë veten e vet, në mënyrë që të mos gabojë;të njohë gjithësinë, në mënyrë që ta shfrytëzojë për dobinë e vet; të njohë vendin ku ka për t'u kthyer, në mënyrë që të përgatitet për tek vendi ku duhet të shkohet.
Ai që jeton pa fe e pa besim në Allahun e Lartmadhëruar, ai, vërtet, është njeri fatmjerë, ka pranuar të jetë i mbyllur dhe, siç thuhet, "nëse Zoti të mbyllë, s'ka çelës që të çel". Pra ai ka pranuar që të jetë një krijesë me shpirt të sëmurë, të vuajtur dhe të zbrazur. Dhe kjo zbrazëti shpirtërore e njeriut ka shkaktuar destabilitet jo vetëm brenda strukturave të tij të brendshme, por çrregullim edhe në jetën shoqërore, konflikte,shkatërrim familjesh, rritje të numrit të divorceve, përhapje të sëmundjeve vdekjeprurëse, si pasojë e prostitucionit dhe, përhapje të narkomanisë deri në dimensione të rrezikut, maltretimin e fëmijëve në familjet e shkatërruara, delikuencën e të rinjve, sëmundjet mendore, rritjen e numrit të vetëvrasjeve, shtimin e varfërisë paralelisht me shtimin e pasigurisë, krijimin e një ambienti të varfë risë së thellë, ku fëmijët nuk do të mund të shfrytëzohen. Të gjitha këto dukuri që nuk përputhen me dinjitetin e njeriut, cilësohen si shqetësime nga përparimi i qytetërimit. Sepse mungon besimi, ajo forcë që e shëndosh njeriun nga brenda, e korrigjon dhe e përmirëson, dhe, kur mungon ky element, atëherë s'ka se si të mos u nënshtrohet njeriu vuajtje ve shpirtërore dhe tensioneve nervore.
Filozofi dhe historiani i njohur Arnold Tuin ka thënë: "Feja është një nga komponentet më të nevojshme të natyrës njerëzore. Mjafton të thuhet fakti se mungesa e fesë njeriun e shpie në gjendjen e mjerueshme shpirtërore dhe e detyron të kërkojë ngushëllim tek ata që nuk posedojnë kurrgjë as për veten e vet".
Dr. Karl Parg, në librin e tij "Njeriu bashkëkohor e kërkon veten", thotë: "Shkaku i sëmundjeve te çdo pacient që më është drejtuar gjatë këtyre 30 vjet vetë kaluar, ka qenë pikërisht mungesa e fesë, dhe hezitimi i tyre për të besuar. Janë shëruar atëherë kur i janë kthyer fe së plotësisht".
Uiljam Xhems thotë: "Ilaçi më efikas për ngushtësitë, është feja". Një dijetar tjetër, në librin e tij "Lë re ankthin dhe fillo të jetosh", thotë: "Të gjithë psikiatrit e kanë kuptuar se besimi i fortë të mjafton për zhdukjen e ankthit, depresionit nervor dhe për të penguar shfaqjen e këtyre sëmundjeve".
Prandaj mund të themi lirisht se shoqëria njerëzore ka nevojë për një sistem moral të fesë, për fe dhe besim në Zotin. Nevoja e shoqërisë për fe është, në fakt, nevoja për motivim dhe për norma të drejta morale, të cilat nxisin shoqërinë drejt progresit dhe jetës me përmbajtje e fytyrë njerëzore. Normat morale rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të shoqërisë dhe obligojnë çdo individ që të mos i tejkalojë limitet e caktuara, të mos nëpërkëmbë të drejtat dhe interesat e të tjerëve dhe të mos veprojë në dëm të askujt.
"Jeta shoqërore bazohet në norma të mira ose të këqija, por cilat janë ato që sigurojnë rendin dhe stabilitetin?
Ligji dhe normat ligjore nuk janë të mjaftueshme në aplikimin e parimeve dhe motiveve. Ligjet nuk krijojnë motive, as plotësojnë kërkesat e pari m e ve, ngase devijimi nga ligjet ka mundësi të bëhet ashtu si edhe keqpërdorimi i tyre. Prandaj, i nevojshëm për një shoqëri, para së gjithash, është Besimi që eviton paqartësitë
dhe sipas vlerave që përmban, i orienton, i zgjedh dhe u jep formë të gjitha veprimtarive dhe aktiviteteve". Normat që ndikimin e marrin nga besimi dhe i japin jetës një sistem, formojnë moralin.
Fuqia e padukshme që nxit njeriun të japë vlerësime në lidh je me marrëdhëniet njerëzore dhe veprimet si: e mirë, e keqe, e bukur, e shëmtuar, e kuptimtë, e pakuptimtë, e vlefshme, e pavlefshme, etj. - është sistem i moralit, i cili qëndron në themelin e strukturës shpirtërore dhe shoqërore të njeriut. Zoti njeriut i ka falur shumë dhunti, ndër to edhe mendjen, e cila, në se mbetet e pa udhëzuar nga udhëzimi i Zotit, pëson disfatë ndaj instinkteve. Ai që nuk beson, nuk e humb mendjen, por e fik dritën që i ngatërron rrugën mendjes. Një gjyqtar britanik, i tmerruar nga rrebeshi i dukurive të këqija me të cilat është përballur, me gjithë përparimin shkencor, civilizimin dhe saktësinë e ligjit, ka deklaruar: "Pa moral, nuk ka ligj, kurse pa fe, nuk ka moral".
Prandaj është më se e qartë se, në qoftë se shoqëria njerëzore përbëhet prej individëve që marrin vlerat e drejtësisë, të vërtetës, të mirësjelljes, besnikërisë, dashurisë së ndërsjellë prej një burimi, që në këtë rast është Zoti, i Cili nuk njeh favorizime, as ka nevojë të favorizohet nga njerëzit, atëherë shoqëria njerëzore do të mund të lirohet nga ndrydhja e sistemeve që ekspozojnë antivlera dhe negativizëm.
Zoti është Një, dhe feja e Tij është një. Ajo fe është Islami, që do të thotë "Paqe". Me besimin në Zotin dhe zbatimin e Ligjit të Tij, njeriu gëzon paqen me vetveten, me shoqërinë, natyrën dhe Krijuesin.
Po të shohim të gjitha krijesat me ndërgjegje, Zoti i ka krijuar nga përbërja e një lënde. Engjëjt janë krijuar vetëm nga drita, xhinët vetëm nga zjarri. Kurse njeriu? Njeriu është krijesë e vetme e krijuar prej dy përbërjesh: nga trupi dhe shpirti. Secili prej tyre ndryshon nga përbërja dhe origjina. Trupi ka prejardhje nga balta e tokës, kurse shpirti nga fryma e Zotit, pra nga lar të sitë e qiellit (Shih: Kur'ani, sura elHixhr, ajeti 29)
Të dy kanë ardhur nga drejtime të ndryshme: Trupi nga Toka, e shpirti nga Qielli, dhe janë bashkuar në atë mënyrë që asnjëri të mos bëjë dot pa tjetrin. Shpirti nuk lëviz dot pa trupin, po as tru pi nuk lëviz dot pa shpirtin. Secili ka ushqimin e vet, që ka të bëjë me origjinën nga është krijuar. Kështu, ushqimi i trupit është të ngrënët, të pirët, etj., kurse ushqimi i shpirtit është adhurimi i Zotit etj.
Ashtu siç ka nevojë trupi për ushqim, po ashtu edhe shpirti ka nevojë për ushqimin e vet. Njerëzit sot gjithë vëmendjen ia kushtojnë vetëm ushqimit trupor, kurse shpirtin dhe kërkesat e tij i lënë në harresë.
Po çfarë ndodh atëherë? Çfarë ndodh kur nuk përfillet ushqimi i shpirtit?
Përgjigjja është e qartë: Njeriu sëmuret nga streset, brengat, shqetësimet, depresionet, si ka vërejtur me të drejtë një studiues i mirënjohur, Amër Halid. Pra, jeta humb përmbajtjen e saj, jeta nuk mund të përparohet. Ndërsa njeriu vazhdon rrugëtimin e jetës pa cak dhe pa ia gjetur kuptimin. Prandaj filozofia aq e popullarizuar "suksesi dhe lumturia" bashkë me njeriun rri pezull sot në buzë të humnerës, humnera i ka depërtuar thellë, humnera e thërret. Jeta pa përmbajtje - kjo është karakteristikë e jetës sonë shoqërore. Dhe kjo i ngjan tregimit të një anijendërtuesi, i cili ka ndërtuar anijen e vet deri në përsosuri, duke e gdhendur e zbukuruar për mrekulli. Pastaj thërret njerëzit sa i ha gurmazi që të hipin në të, duke ua tërhequr vëmendjen udhëtarëve me përshkrimin e kënaqësive të llojllojshme që kanë për t'i joshur gjatë udhëtimit, pastaj se ç'ka përgatitur për ta, ç'kanë për të ngrënë e për të pirë, shtretër të mirë që kanë për të gjetur e ç'pushime të këndshme kanë për t'i pritur, e pastaj se ku do të kalojnë kohën në ahengje, dëfrime sa të duan e sa t'ua dojë qejfi, edhe sa e sa befasi të tjera joshëse kanë për t'i pritur. Mirëpo, njërit nga pasagjerët i vajti mendja të pyeste: Ku shkon kjo anije"? Pronari i saj vetëm kishte rrudhur krahët e paska thënë: " Nuk e di"!
Avni Aliu