Mrekullia që Zoti ka krijuar në trupat tanë
Mos e shpërdoroni shëndetin që ju është dhënë si dhuratë nga Krijuesi.
- Trupi ynë ka 37 trilionë qeliza të ndara në 200 lloje të ndryshme.
- 100 miliardë qeliza janë nën lëkurën.
- 100 miliardë neurone në tru përpunojnë deri në 70,000 mendime në ditë.
- 127 milionë qeliza në sy lejojnë të shihni botën në më shumë se 10 milionë ngjyra të ndryshme.
- 30 trilionë qeliza të kuqe të gjakut.
- 42 miliardë enë gjaku në trup.
- 1,000 receptorë të nuhatjes që ju lejojnë të dalloni 50,000 erëra të ndryshme.
- 22 mijë herë në ditë ju merrni frymë.
- 115 mijë rrahje në ditë kryen zemra, ose 42 milionë rrahje në vit.
- Keni 640 muskuj, 360 nyje, 206 kocka dhe 100,000 folikula flokësh.
- Truri i njeriut ka 86 miliardë neurone.
- Dhe realizon 10¹⁶ procese në sekondë.
- Truri mund të ruajë 2.5 milionë gigabit.
- Truri i njeriut është i përbërë nga 73% ujë.
- Në trurin e njeriut, në një sekondë ndodhin 100 mijë reaksione kimike.
- Energjia që konsumon zemra për të kryer aktivitetin e saj ditor do të ishte e barabartë me energjinë që i duhet një kamioni për të përshkuar një largësi prej rreth 30 km.
- Nëse do të kryheshin përllogaritjet për gjithë jetën, energjia e prodhuar nga zemra do të ishte sa ajo që i duhet një kamioni për të vajtur deri në Hënë e për t'u rikthyer në Tokë.
- Gjaku ynë përshkon një rrugë prej 100 km çdo ditë.
- Mushkëritë tona thithin rreth 2 milionë litra ajër çdo ditë.
- Për të bërë një buzëqeshje të thjeshtë aktivizohen rreth 30 muskuj të ndryshëm.
- Ka më shumë mikroorganizma të gjallë që jetojnë në lëkurën e një personi të vetëm sesa ka njerëz në botë.
- Një njeri konsumon rreth 64,000 litra ujë gjatë gjithë jetës së tij.
- Një rruazë e kuqe e gjakut i duhen rreth 20 sekonda që të qarkullojë nëpër gjithë trupin e njeriut.
- Në gojën e njeriut ka normalisht mbi 400 milionë baktere.
- Brinjët e njeriut lëvizin rreth 5 milionë herë në vit.
- Muskujt e syve lëvizin rreth 100,000 herë në ditë.
- Lëkura e njeriut përmban 75 km nerva.
- Acidi i stomakut mund të shpërbëjë edhe metalin.
- Një pjesë e lëkurës sonë ndërrohet çdo 2-4 javë, duke bërë që në vit të nxirren afro 1 kg lëkurë e vdekur.
- Mushkëria juaj e majtë është 10% më e vogël se e djathta.
- Një person mesatar konsumon rreth 35 tonë ushqim gjatë jetës së tij.
- Kafka juaj përbëhet nga 29 kocka të ndryshme.
- Zorra e hollë e një personi është e gjatë ndërmjet 5 dhe 7 metra.
- Djathtoshët jetojnë mesatarisht 9 vjet më gjatë sesa mëngjarashët.
Altin Joka
Artikulli i kaluar
Nuk ka artikull pas ketij.