Furej'a binti Malik r.a. ishte një zonjë ashabe, e cila për një ngjarje që i kishte ndodhur, erdhi tek Resulullahu dhe e pyeti e u bë shkaktare për daljen e një çështjeje në shesh, në fenë islame!Në kohën kur hz. Osmani ishte halife, ishte e lumtur, ngase formoi një pike krahasimi për zgjidhjen e një problemi në fikh!…. Ajo ishte medinase nga fisi hazrexh. Babai i saj ishte Malik ibni Sinan, kurse nëna e saj Enise binti Ebi harixhe. Ashabi i njohur, Ebu Seid el-huduri(r. a.) e pati motër nga nëna dhe babai, kurse Katade ibn Numanin (r.a.) Furej'a r.a. e pati vëlla vetëm nga nëna. Furej'a r.a. nuk ngurroi të pranonte Islamin dhe ishte një zonjë guximtare e besimit. Kur i erdhën lajmet për fenë dhe të Dërguarin e fundit, në zemrën e saj shkëlqeu drita e Islamit. Pa humbur kohë, menjëherë ia dha besën të Dërguarit të Zotit dhe u nderua me fenë islame e u bashkua në mesin e grave ashabe. Furej'a binti Malik r.a. së pari u martua me Sehl ibni Rafin r.a.. Pas vdekjes së tij, ishte martuar me Sehl ibni Beshir r.a.. Edhe kjo martesë nuk i zgjati, sepse bashkëshortin e saj e kishin vrarë banditët afër Medinës në një vend në lagjen "Taraful-Kudum". Furej'a binti Malik r.a. jetoi një jetë të vështirë.
Jetën e kaloi në skamje dhe varfëri, por nuk u ankua kurrë
Ajo asnjëherë nuk u ankua ngase e dinte se jeta e kësaj bote është kaluese, kurse jeta e përhershme është Ahireti. Dielli i dy botëve, i Dërguari, kur i shihte ashabët në vështirësi në ditët e vështira të Islamit, për t'ua shtuar atyre besimin dhe për t'u lartësuar moralin, i këshillonte me durim duke u treguar cakun dhe urdhëronte e thoshte: " Jeta e vërtetë është jeta e Ahiretit!..Bëhuni të durueshëm!...Ju sihariqoj ju me Xhenet"!. Fytyrat e njohura të Shekullit të Lumturisë ishin trima dhe që të gjithë synim kishin Xhenetin. Çdo gjë që u ndodhte atyre nga fatkeqësi apo belave, e përballonin me durimin. Mundimet dhe shqetësimet që përjetonin, e dinin që të gjitha ishin një sprovë dhe e dinin që shpërblimi për to do të jetë Xhenneti. Për këtë arsye nuk i jepnin rëndësi pasurisë, nuk e grumbullonin më shumë sesa u nevojitej. Bashkëshorti i Furej'a r.a.-së nuk la asgjë trashëgim nga pasuria. Duke e shfaqur këtë si shkak, ajo dëshironte që iddetin ta kaloj tek familja e saj hazrexhe. E pa të arsyeshme që të qëndronte me ta, por s'mundi të punonte sipas mendjes së vet.
Ajo,për të kërkuar përgjigjen e kësaj pyetjeje që i kishte kapluar mendjen dhe që i preokupoi zemrën, dëshiroi që kërkesën t'ia parashtronte të Dërguarit, Resulullahut a.s. Arriti lumturinë dhe gjendjen e saj ia paraqiti të Dërguarit të Zotit. Dielli i dy botëve, i Dërguari, për këtë kërkesë të saj së pari i dha leje. Edhe ajo, nga gëzimi, doli jashtë. Gati sa nuk mori rrugën të shkonte, i Dërguari e ktheu dhe i tha: "Trego edhe një herë gjendjen tënde. Përsërite edhe një herë ngjarjen që të ka ndodhur"! Furej'a r.a. ngjarjen që i kishte ndodhur, ia tregoi përsëri. Kësaj here Resulullahu a.s., urdhëroi e tha: " Derisa të kryhet iddetin (nga bashkëshorti që të ka mbetur) kaloje në shtëpi".Pas kësaj Furej'a binti Malik r.a. u bë e dëgjueshme ndaj urdhëresës së të Dërguarit tonë, Resulullahut, dhe priti iddetin katër muaj e dhjetë ditë në shtëpinë e bashkëshortit të saj, ku ai pati vdekur (Usdu'l-gabe, I,1402. Isabe, Iv, 45-46). Ngjarja që i kishte ndodhur Furej'a binti Malik r.a. së, ishte bërë shkaktare e një çështjeje të fesë islame, që të dilte në shesh dhe në kohën kur ishte halife hz. Osmani r.a., ishte formuese e një pike krahasimi për zgjidhjen e një problemi në fikh. Kështu në kohën kur ishte halife hz. Osmani r.a., kishte ndodhur një ngjarje përafërsisht e njëjtë si ajo e Furej'a binti Malikut. Pas kësaj halifja dërgoi një njeri për ta thirrur atë para tij. Furej'a r.a. erdhi pranë kryetarit të besimtarëve, hz. Osmanit r.a.. Doli para halifes që po rrinte brenda me disa prej njerëzve. hz. Osmani r.a. e pyeti se ç'i kishte ndodhur asaj dhe ç' e kishte urdhëruar Pejgamberi a.s. në lidhje me atë ngjarje..Edhe ajo i tregoi gjendjen hz. Osmanit ashtu siç i kishte ndodhur. Pas kësaj halifeja atë grua e dërgoi në shtëpinë ku i kishte vdekur bashkëshorti i saj, dhe e urdhëroi që, derisa ta kryente iddettin, të mos ndahej prej aty (Tabakatu'l -Kubra 8/367). Sipas kësaj gjendjeje: Edhe nëse nuk ka lënë pasuri dhe pagë një njeri që ka vdekur, bashkëshortja e tij e ve kohën e iddetit duhet ta kalojë në shtëpinë ku kanë jetuar së bashku. Nëse nuk ka ndonjë detyrim apo pengesë të ligjshme, iddetin duhet ta kalojë në shtëpinë e bashkëshortit. Iddeti: në fjalor vjen me kuptimin e numërimit.
"O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes..." (Et-talak: 1)
Në drejtësinë familjare islame, shkurorëzimi,fes-hi apo vdekja e shkaqe si këto, kur mbaron martesa, ky term shpjegon kohën kur gruaja, para se të martohet me një burrë tjetër, duhet të presë kohën, e cila në ajetet kuranore është sqaruar në dy grupe:
E para, iddeti i vdekjes.
E dyta ,shkurorëzimi apo iddeti i fes-h-it.
Nëse gratë të cilave u kanë vdekur bashkëshortët, janë shtatzëna, koha e iddetit të tyre nuk shikohet në mes vdekjes apo lindjes, por iddeti u kryhet me lindjen.
Kësaj teme i jep dritë kuptimi i ajetit, ku urdhërohet: "E ato nga gratë tuaja, të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur,koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush I frikësohet Allahut,Ai atij ia lehtëson punën."(Et talak- 4).
Por, nëse nuk është shtatzënë, atëherë iddeti i tyre është katër muaj e dhjetë ditë. Këtë çështje e ndriçon ajeti kuranor, ku urdhërohet kështu:"E ata që vdesin dhe lënë gra pas vetes, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familjen kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre.Allahu hollësisht e di çka veproni."(El-Bekare: 234)
Por, nëse gruaja është shkurorëzuar ose martesa e saj është bërë fes-h, atëherë edhe nëse është shtatzënë, iddeti i saj kryhet me lindjen e saj. E nëse gruaja është me menstruacion (hajz), iddeti i saj është koha e tri menstruacioneve. Në këtë ajet kjo çështje është theksuar kështu:"E ato gra që janë shkurorëzuar, janë të obliguara të presin tri menstruacione."(El-Bekare:228).
Bashkëshorti detyrohet që bashkëshortes t'i plotësojë gjatë kohës së iddetit hajen, pijen, qëndrimin dhe gjërat kryesore që i duhen. Në ajetet kuranore urdhërohet që bashkëshortët që janë shkurorëzuar me gratë e tyre, nuk duhet t'i lëshojnë ato të dalin nga shtëpitë e tyre.
Në lidhje me këtë çështje, në ajetet e madhëruara është theksuar kështu:"O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes, mbajeni mend mirë e kini frikë Allahun,Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e Allahut, e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten."(Et-Talak: 1)
Feja islame i ka dhënë rëndësi të madhe martesës dhe jetës familjare. Martesat, në mes të dy grupeve që u është dhënë emërtimi iddet, kjo martesë e përfunduar për gratë dhe pritja e kohës për ta , pa dyshim është orientim në dobi dhe një arsye e fshehtë. Në mes tyre, për ta ditur nëse gruaja është shtatzënë apo jo, nderimi dhe besnikëria në kujtim të bashkëshortit. Kjo përsëri jep mundësinë që të mendohet dhe të vlerësohet gjendja, që të mos bëjë martesa të njëpasnjëshme dhe të vështirësohen martesat dhe për ta ruajtur lidhjen familjare e për të parandaluar që të mos e keqpërdorë, numërohen qëllime vlerësuese. Nuk kemi hasur në literaturë shumë të dhëna për Furej'a binti Malik-un. Nuk dihet kur dhe ku ka vdekur ajo. Allahu qoftë i kënaqur me të. Allahu të gjithëve na bëftë që të përfitojmë nga Ai. AMIN.
Mustafa Eris
Përktheu nga turqishtja:
Esma Morina
Dituria Islame 246