Muslimanët në Virxhinia festojnë “Festën e Trashëgimisë Myslimane Amerikane”

 


Myslimanë nga zona të ndryshme të Virxhinias u mblodhën më 18 korrik në Richmond për aktivitetin vjetor "American Muslim Heritage Celebration", një ngjarje e dedikuar shkëmbimit kulturor, edukimit dhe angazhimit shoqëror.
Aktiviteti u zhvillua në Institutin për Artin Bashkëkohor të Universitetit të Commonwealth-it të Virxhinias (Virginia Commonwealth University - VCU), ku morën pjesë përfaqësues të xhamive lokale, organizata studentore dhe grupe të ndryshme shoqërore.
Sipas raportimeve, pjesëmarrësit prezantuan pasurinë dhe larminë e identitetit mysliman në SHBA përmes aktiviteteve kulturore, diskutimeve dhe prezantimeve, duke i njohur vizitorët me historinë, traditat dhe kontributet e myslimanëve në shoqërinë amerikane.
Organizatorët thanë se qëllimi i kësaj feste është të krijojë më shumë mirëkuptim mes njerëzve, të forcojë lidhjet shoqërore dhe të nxjerrë në pah rolin që myslimanët luajnë në jetën kulturore dhe qytetare të Virxhinias.
Ngjarja shërbeu gjithashtu si një hapësirë takimi ku pjesëmarrës nga prejardhje të ndryshme patën mundësinë të ndajnë përvoja dhe të ndërtojnë ura komunikimi përmes kulturës dhe edukimit.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Përurohet projekti i mobilimit të bibliotekës së Xhamisë “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë