Arti poetik në shkronjat e Fjalimit Hyjnor!

 


Në momentin kur iu shpall, mësuesi i njerëzimit ishte i shtangur ngase nuk dinte të lexonte, as që kishte ide çfarë domethënie kishte një mesazh i tillë. Ishte vetëm i Gjithëdijshmi, Ai që njihte domethënien dhe të ardhmen e këtij adresimi.


Arti poetik tek arabët Po sikur shprehja e Fuqiplotit në fillim të kësaj kaptine, e cila është më voluminoze në Fjalimin e Tij në Librin e Fundit, të ketë kuptimin 'ILM', një mrekulli e tillë shprehëse shpie drejt margaritarëve të pazbërthyer të artit poetik ndonjëherë të njohur. E si mund të mos ishte kështu, kur është vetë Krijuesi, si thanësi i shprehjes po etike në Fjalën e Tij.
Kulmoi në shekullin VII, në kohën kur në siujdhesën arabe u paraqit mësuesi i njerëzimit. Arabët mburreshin dhe garonin se cili prej tyre do të dalë me artin më të veçantë poetik, që deri atëherë nuk ishte i njohur për ta, thënë ndryshe, kush do të sillte risi në artin shprehës përmes vargut me domethënie të lartë. Organizonin edhe konkurse, për të cilat jepnin edhe çmimet, përkatësisht ofronin shpërblime për vende të para. Shoqëria ishte në kulmin e shfrenimit dhe dhënies në epsh e lakmi.(1)
Duke qenë kështu nga mesi i tyre ose, thënë më mirë, në mesin e tyre Allahu përzgjodhi, dhe nga qenia njerëzore krijoi e dërgoi më të dashurin, më të mirin, më të ndershmin, të cilin e plotësoi me Shpallje Hyjnore, kështu e bëri Fjalën e Lartësuar që ecën në Tokë, për t'ua bartur e zbërthyer Fjalën e Gjallë e të Gjallit të Pavdekshëm.(2)
Pasi që motivi më i frekuentuar i artit përgjithësisht dhe të atij poetik veçanërisht është estetika më e përsosur për shqisat njerëzore, në të cilën dhe për të cilën artisti derdh gjithë potencialin e vet shprehës për ta përshkruar a për t'ia shprehur 'përuljen', dhe dashurinë si një i dehur nga ndjenja e cila e kaplon qenien e tij, ky element duhej të ishte i gdhendur edhe në qenien më të përsosur të Allahut Fuqiplotë, në krijesën nga raca njerëzore dhe gjiri i arabëve,(3) në Muhamedin, qoftë i kapluar nga mëshira e Mëshirëplotit. Ky element i dashurisë së Krijuesit me këtë krijesë është i pamohueshëm, sepse është i endur në vetë dëshminë e të qenit dikush mysliman.
Si dhuratë supreme, me të cilën u plotësua ajo çfarë kishte për t'u plotësuar në qenien e kësaj krijese të përzgjedhur, iu shpall Libri i Fundit Hyjnor i cili është përplot margaritarë të çmuar, saqë sa më shumë që i eturi zhytet në thellësitë e bukurisë, magjepsjes dhe urtësive të tij, aq më shumë ndien etje për shprehjen artistike plot këshillë, urtësi e mençuri për jetën e kësaj dhe botës së amshueshme.


Arti poetik para të cilit përulet çdo artist


Fuqia shprehëse që përmes tri shkronjave të përthekohet e gjithë përmbajtja e kaptinës, madje e Librit, tregon se Ai që e thuri është i Patëmeta, larg çfarëdo ngjasimi a përshkrimi,(4) i Gjithëdijshmi, dhe para shprehjes së Tij përulet çdo artist tjetër i cili është një pikë në oqeanin e pafundmë të krijimtarisë së Tij. Meqë shprehja e parë, që iu adresua përmes mësuesit të njerëzimit gjithë njerëzimit, ishte 'Lexo',(5) shihet qartë një ndërthur je mjeshtërore me tri shkronjat e kaptinës së parë që fillon me këtë adresim, kurse kaptinës së dytë për nga radhitja në Librin Hyjnor.
Porosia, të cilën do të duhej ta merrnim nga fjala e parë e shpallur, është si vijon:


O njeri 'Lexo',
Lexo për të mësuar,
Kush të ka krijuar, Lexo për ta kuptuar,
Përse je krijuar.


Në momentin kur iu shpall, mësuesi i njerëzimit ishte i shtangur ngase nuk dinte të lexonte, as që kishte ide çfarë domethënie kishte një mesazh i tillë. Ishte vetëm i Gjithëdijshmi, Ai që njihte domethënien dhe të ardhmen e këtij adresimi. Janë katër elemente qenësore që do ta bëjnë gjithmonë të aktualizuar mesazhin Hyjnor:


Fjala që zhbëri errësirën,
Që jehoi mbi shtatë qiej,
Ajo që sfidon mendjemadhësinë,
Derisa në Tokë jetë të ketë.


Mjeshtëria e barasvlershme e shprehjes poetike


Është shumë karakteristike ndërthurja në mes të shprehjeve të Gjithëdijshmit, secila shkronjë, secili varg a çdo kaptinë janë të lidhura ngushtë, dhe në mënyrë të barasvlershme bartin po atë mesazh unik. E plotësojnë vetveten, e argumentojnë, sqarojnë dhe janë pjesë të pandashme të së njëjtës tërësie e vazhdimësie. Kështu në formë mjeshtërore, hasim në ndërlidhjen logjike plotkuptimore të fjalës së parë me kuptim 'lexim/dije'(6) e cila në rrënjën e veti ka 'tri shkronjat' karakteristike të kaptinës së parë,e cila nis me këtë figuracion poetik, përkatësisht kaptinës së dytë sipas radhitjes.
E ato shkronja sipas paraqitjes hipotetike, që është dhënë fare në fillim janë 'ILM', prej nga mund të nxirret kjo urtësi:


Fjala 'Lexo' dhe fjala 'Dije',
Janë pjesë të një tërësie,
Pa të parën s'ka veprim,
Andaj e dyta s'jep ndriçim,
Njëra-tjetrën përqafojnë,
E së bashku kuvendojnë,
'Lexo' e jep kuptimin,
'Dija' e sjell shkëlqimin,
O sa bukur janë qëndisur,
Përparimit për t'i brohoritur,
Për të pasur mbarësi në jetë,
Sikur deshi Krijuesi Vetë.


Arti mahnitës që magjeps dhe sfidon mendjen e shëndoshë, është i theksuar në vazhdimësi të tërësisë, në Fjalimin përplot dije e urtësi, në vazhdim të kësaj kaptine hasim si vijon:
"Ky është Libri, në të cilin s'ka asnjë dyshim. Për të devotshmit Ai është udhëzim."(7)



_____________________________________________
1. Rreth artit poetik tek arabët shih: Grupi i autorëve, Arapsko-islamski uticaj na evropsku renesansu, Sarajevë, 1999, f. 29-105.
2. "I Gjalli i Cili është i Pavdekshëm", është një nga emrat dhe cilësitë e Zotit të përkryera (Esma'ull-llahi el-husna)."Ti mbështetju Atij të Përjetshmit që nuk vdes kur rë..." (El-Furkan, 58);"Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përher shëm dhe i përjetshëm..."(El-Bekare, 255), etj.
3. Ajeti kuranor: "Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj..."(Et-Teube, 128); "A mos u çuditët që shpall ja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t'jua tërhequr vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni!" (El-A'raf, 63); "Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e josbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës".(Sad, 4), etj.
4. Ajeti kuranor: "Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shi kuesi."(Esh-Shura, 11);
5. Ajeti kuranor: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë)." (El Alak, 3).
6. "Lexo!..." Rendi i përkryer në botë është thelbi i shkencës (dijes). Dhe Islami është ana e këtij rendi, i cili i kushtohet racës njerëzore. Kompasi për lumturinë në të dy botët, Islami, është mishërimi i shkencës: shkenca e njohurisë së Zotit të botëve, shkenca e njohjes së krijimit, shkenca e njohjes së vetes...
7. Ajeti kuranor: "Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm." (El-Bekare, 2).


 



Ma. Behrim Jusufi


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Simpozium shkencor për Muhamedin a.s. në Gjilan (VIDEO)