1. Ndikimi i zhvillimit shkencoro teknik në luftimin e kriminalitetit
Kriminaliteti si dukuri shoqërore negative dhe e rrezikshme para qet dukuri shoqërore të ndërlikuar, i cili manifestohet në forma të ndryshme gjatë gjithë rrjedhës së historisë njerëzore. Meqë asnjëherë as bashkësia as individët nuk kanë qenë indiferent ndaj veprimeve kriminale, ndaj kryesve të veprave penale është reaguar me masa dhe metoda të ndryshme, qofshin ato të karakterit moralo fetar apo të karakterit ndëshkimor -penal. Gjithsesi, metodat që zbatoheshin për zbulimin e kryerësit të krimit dhe masat që shqiptoheshin ndaj tij gjatë historisë ishin të llojllojshme dhe ato shprehin nivelin kulturo social të zhvillimit të shoqërisë njerëzore në perioda të ndryshme historike. Shoqëria njerëzore e organizuar në shtet, e ballafaquar me nivel të lar të të kriminalitetit si për kah vëllimi ashtu edhe sa i përket veçorive të tij në një anë, si dhe me të ashtuquajturin numër i errët i kriminalitetit në anën tjetër, ku shumë vepra penale dhe kryes të tyre mbesin pa u zbuluar, është dashur që në luftë kundër kriminalitetit të shërbehet me metoda të cilat në periudhën e caktuar historike i ka çmuar si të domosdoshme. Në kohën bashkëkohore ajo shërbehet gjithnjë e më shumë me të arriturat shkencore. Andaj, në vazhdim do të përqendrohemi në trajtimin e rolit të të arriturave shkencore në luftë kundër kriminalitetit.
Zhvillimi i gjithanshëm dhe dinamik i shkencës dhe teknikës, pa dyshim, i ka sjellë shoqërisë njerëzore nivel të lartë civilizimi dhe të mirëqenies materiale. Mirëpo, zhvillimin e gjithanshëm të jetës shoqërore e shoqëron edhe zhvillimi dinamik (kuantitativ dhe kualitativ) i kriminalitetit dhe i dukurive të tjera asociale. Me të drejtë mund të konstatohet se çështja penale (causa criminalis), si lëndë-objekt i të drejtës së procedurës penale (e cila është degë juridike pozitive e jurisprudences), me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më e komplikuar dhe se zhvillimi i mëtejmë i shkencës dhe teknikës patjetër do ta mbajë dhe, me gjasë, do ta përforcojë këtë tendencë.
Sot, përkundër procesit historikisht të kushtëzuar lidhur me dekriminalizimin e disa formave të sjelljes njerëzore, është i pranishëm po ashtu procesi i inkriminimit të veprave penale të reja, i cili duhet të përfshijë gjithnjë e më shumë dukuri shoqërore të rrezikshme. Është e vërtetë se legjislacioni penal bashkëkohorë i inkriminon të ashtuquajturat delikte klasike siç janë: vrasja, vjedhja etj., por ai inkriminon edhe veprat penale të cilat deri para pak kohësh jo vetëm që nuk ekzistonin por ka qenë e pamundur që të mendohen (mashtrimi kompjuterik etj.). Veç kësaj, thelbësisht ka ndryshuar përmbajtja e shumë ve prave penale klasike (p. sh. Vepra penale e vjedhjes1 shekuj me radhë nënkuptonte dhe inkriminonte veprimin e "marrjes së sendit të huaj të tundshëm … ", me ç'rast send i tundshëm konsiderohej një objekt real - i prekshëm. S'ka dyshim se sot nën nocionin vjedhje e "sendit të tundshëm" duhet kuptuar edhe vjedhjen e energjisë elektrike etj.
Në anën tjetër, më tepër ka ndryshuar teknika dhe mjetet e kri minelve për kryerjen e veprave penale. Kështu, ndikimi i të arriturave shkencore e teknike në kriminalitet, si në aspektin e llojllojshmërisë së formave të paraqitjes, ashtu edhe sa i përket keqpërdorimit të të arriturave shkencore dhe të teknologjive të reja në kryerjen e veprave penale është karakteristikë e theksuar e shoqërisë bashkëkohore. Në shoqërinë bashkëkohore është evident organizimi i lartë, shpeshherë edhe në planin ndërkombëtar, specializimi dhe profesionalizimi i kriminelëve jo vetëm për kryerjen e veprave penale por edhe për mbrojtjen nga zbulimi.
Zhvillimi permanent i shkencës dhe teknikës, sidomos në kushtet bashkëkohore, ka bërë ndikim të rëndësishëm edhe në format dhe metodat e pengimit të kriminalitetit. Të arriturat e sipër përmendura veçanërisht janë akceptuar në Kriminalistikë, gjë që në zbatimin praktik ka hapur mundësinë e zbulimit dhe sigurimit të provave të cilat në praktikën e mëparshme as që mund të mendoheshin.
Konsiderojmë se luftimi me sukses i kriminalitetit është front i gjerë, i cili nuk mund të fitohet vetëm me perfeksionim të metodave shkencore dhe të teknikës si dhe me zbatimin e tyre në kuadër të ma save represive që duhet t'i ndërmerr shteti kundër kësaj dukurie negative, por duhet bërë shumë më tepër përpjekje në planin preventiv. Andaj, në këtë drejtim me të drejtë mund të shtrohet pyetja nëse qëndron pikëvështrimi se teknikës së lartë të kriminalitetit patjetër duhet kundërvënë me teknikë edhe më të lartë të kriminalistit. Sepse, prani mi i konceptit të tillë qon në një garë të cilën, siç tregon praktika, kriminelët janë një hap përpara!
Njeriu është qenie shoqërore i përberë nga dy komponente, nga ajo fizike dhe shpirtërore. Njeriu, si krijesë që mendon, duke u marrë me hulumtime shkencore rezultatet e studimit të vet, si për kah vëllimi ashtu edhe sa i përket saktësia dhe kualiteti, i përjeton këndshëm. Ndonëse nxënia e dijes dhe marrja me punë shkencore herë herë është punë e mundimshme dhe jo rrallë përfundon pa rezultate apo me rezultate fragmentare, megjithatë është punë e këndshme, punë e cila hulumtuesit i sjell kënaqësi, veçanërisht atëherë kur hulumtimet e tij shkencore paraqesin kontribut shkencor. Me të drejtë shkruante Hu me(2) se sadoqë përpjekjet njerëzore në hulumtimin e ndonjë fenomeni në të kaluarën kanë qenë të pasuskseshme apo ato përpjekje mund të na duken edhe si të suksesshme, gjithnjë ekziston shpresa se me punë përkushtuese, me fat më të mirë ose me mençurinë e gjeneratave të ardhshme më tutje mund të thellohen njohuritë dhe të arrihet deri te zbulimet për të cilat deri me tani nuk dihet. Në këtë drejtim do të ishte i pafalshëm gjykimi i shpejtë se një problem i tejkalon mundësitë intelektuale njerëzore, meqë të gjithë dijetarët e kohërave të ndryshme pa sukses kanë hulumtuar një fenomen. Përfundimi i tillë nuk benë të nxirret edhe poqëse inkuadrohen të gjitha burimet e njohjes dhe në një periodë të caktuar kohore konkludohet se ato janë të pamjaftueshme, sepse ndodh që edhe më tutje të mbetet ndonjë komponent e fenomenit që hulumtohet e cila nuk është marrë në konsiderim me rastin e hulumtimit.
Njerëzimi bazuar në përpjekjet e individëve që merren me hulumtime shkencore nëpërmjet rrugës mendore perceptuese mund ta njohë realitetin objektiv (botën reale), ndonëse shpeshherë për njohjen e disa fenomeneve natyrore është dashur të bëhen përpjekje të mëdha apo edhe më tutje do të nevojitet përpjekja e gjeneratave të ardhshme. Konstatimin se njeriu në rrugë mendore perceptuese mund ta njoh realitetin objektiv e mbështesim në ajetin kur'anor(3) (El Bekare: 31) sipas të cilit "Ai (Zoti) ia mësojë Ademit emrat e të gjitha sendeve … ". Duke u mbështetur në përmbajtjen e më tejme të ajetit të sipërpërmendur del se me nocionin Adem më tepër duhet kuptuar njeriun si lloj se sa si individ. "Mësimi i emrave të të gjitha sendeve"(4) na jep të kuptojmë se njeriu si qenie e arsyeshme është pajisur me mundësinë intelektuale që nëpërmjet kërkim studimit të depërtojë në fshehtësitë e fenomeneve natyrore, të zbulojë esencën dhe qëllimin e tyre dhe efektet pozitive të tyre t'i orientojë në të mirë të njerëzimit. Dija e njeriut, si pjesë e Inteligjencës së përgjithshme, është e fshehur në thellësi të mendjes së njeriut, në thesarin e ndërdijes së tij. Në ndërdijen njerëzore qëndron inteligjenca e paskajshme dhe fuqia çudibërëse. Njeriu me besim në sukses dhe me përpjekje vetëmohuese mund të bëjë që t'i hapet ndonjë e çarë në mbështjellësin e ndërdijes, ti shndris ndonjë shkëndijë nga Inteligjenca e Përgjithshme, prej nga dalin zbulime dhe shpikje të ndryshme shkencore me vlerë të papërcaktuar për njerëzinë. Prandaj e drejt, dhe do të shtoja, detyrë e secilit "është që të zbuloj botën e brendshme të mendimeve, të ndjenjave, të forcës, të dritës dhe të bukurisë. Edhe pse të padukshme, fuqitë e ndërdijes janë të furishme".(5)
Ndonëse gjatë zhvillimit historik të shoqërisë njerëzore mund të hasen religjione të cilat jetën e tyre e shohin në mënjanimin (mohim in) e shkencës,(6) sikurse që ka edhe të atilla që në një periudhë histori ke ishin në konflikt të ashpër me shkencën, Kur'ani e lartësojë vlerën e diturisë dhe e ngriti pozitën e dijetarëve aq lartë sa që nuk e ka shembullin në librat e mëparshëm të religjioneve të mëparshëm.(7)
Në të vërtetë, megjithëse baza themelore e besimit islam është besimi në Allah - Zotin e Madhërishëm, urdhri i parë Kur'anor që iu shpall profetit Muhamed a. s. është: "Lexo (mëso, studio) në emër të krijuesit …" Kur'ani më tutje në mënyrë permanente e nxitë njeriun në shfrytëzimin e mendjes për të zgjeruar diturinë.(8) Kjo porosi hyjnore ishte një ngjarje madhështore historike. Se muslimanet e morën me seriozitet këtë porosi hyjnore flet fakti se nëpër qendra urbane u hapen shkolla, ndërsa nëpër qytete të mëdha u themeluan universitete dhe biblioteka me qindra mijë ekzemplarë librash.
Nuk ka pse të habitemi kur thuhet se Kur'ani është burim i shkencave. Gjithë ajo për të cilën flet Kur'ani ka qenë temë studimi e dijetarëve dhe komentatorëve (mufesirve), kështu që veprimi i tyre hapi rrugë të gjerë për hulumtime empirike. Kjo gjithsesi solli deri te për parimi i muslimanve në fusha të ndryshme të shkencës, rrezet e të cilit u reflektuan edhe jashtë kufijve të shoqërisë muslimane. Me këtë rast vlen të potencohet fakti se nuk ka ndonjë fushë të zhvillimit evropian në të cilën civilizimi Islam nuk ka pasur ndikim. Këtë fakt të pamohueshëm nuk hezitojnë ta pranojnë orientalistë të shumtë perëndimor. Në këtë drejtim me arsye mund të shtrohet pyetja nesër muslimanët sot do duhej të mjaftohen në krenarinë e tyre duke i rikujtuar meritat e gjeneratave të hershme, të cilat me siguri nuk mund të mohohen, pa e analizuar në mënyrë kritike gjendjen e tyre të sotshme?
Kur'ani si libër i shenjtë përmban rregulla, udhëzime dhe rekomandime nga fusha të ndryshme të jetës dhe besimit të individit dhe të jetës së bashkësisë njerëzore. Meqë shpallja hyjnore u dedikohet të gjithë njerëzve, për t'ia afruar njerëzve kuptimin dhe veçoritë e Hyjni së, i cili është transshendent, patjetër duhet të shërbehet me gjuhë dhe nocione të shprehjes të cilat janë të kuptueshme për njeriun. Duke e shprehur dhe përshkruar atë që është në transhedentën përdori nocione që janë imanente për njohjen njerëzore të botës reale si p.sh. Zoti "sheh", "dëgjon" etj. Pra edhe kur ka të bëjë me transhedenten, që nuk ka ekuivalent në botën e krijuar, shpallja shërbehet me nocionet që i përkasin botës njerëzore. Prandaj gjuha e Shpalljes shpeshherë është metaforike dhe simbolike(9) dhe se aftësitë mendore të njeriut janë të pamjaftueshme për të depërtuar në esencë të asaj që është trashedente. Mirëpo, për fenomenet që e rrethojnë ambientin e njeriut dhe për çështje të tjera me interes për njerëzinë herëherë njohuritë jepen në formë parimesh apo ofrohen asisoj që për kuptimin e brendisë së tyre kërkohet studim, përpjekje shtesë e njerëzisë. Ato pra e nxisin njerëzinë (dijetarët) që të mendojnë për to dhe nëpërmjet studimit të tyre të gjejnë zgjidhjet adekuate.. Kësisoj, shumë fenomene kur'anore, të cilat në fillim të civilizimit islam, ishin të panjohura, me kalimin e kohës dijetarët zbuluan kuptimin e tyre. Ka edhe të atilla për gjetjen e kuptimit të të cilave do të nevojitet përpjekje e vazhdueshme edhe në të ardhmen. Njeriu sot ka treguar aftësi ta zbërthej atomin dhe të udhëtojë në gjithësi. Marrë teorikisht njeriu, siç kemi theksuar më lartë, ka aftësi zbulimi të pakufizuara. Mirëpo praktika ka treguar se për të depërtuar në fshehtësi të fenomeneve - për t'i zbuluar ato shpeshherë duhen përpjekje të vazhdueshme jo vetëm të një individi por përpjekje të shumë e shumë gjeneratave.
Sipas ideologjisë Islame Kur'ani është shpallur për gjithë njerëzi në. E pranon ai I cili dëshiron; nuk mund t'i imponohet askujt (El Bekare: 256). Pavarësisht a pranohet si libër i shenjtë apo jo, ai mund të jetë dhe de fakto është objekt studimi edhe në tavolinën e atyre që nuk e njohin si të tillë. Ndryshe, si do të mund të shpjegohej fakti se shumë zbulime shkencore që përputhen me thëniet kur'anore i bënë jomuslimanët.
Nga gjithë kjo që thamë më sipër mund të konkludohet se hulumtimet shkencore në çdo fushë janë të domosdoshme dhe se kjo edhe në aspektin fetar është imperativ. Prandaj është primitivizëm të mos besosh në shkencë. Mirëpo, është primitivizëm gjithashtu, ndoshta edhe më i madh, të besosh në gjithëfuqishmërinë e shkencës në një moment të caktuar.
Përpjekjet e vazhdueshme të shoqërisë njerëzore për t'u përballur me sukses me kriminalitetin kanë rezultuar me zbulime të rëndësish për sa i përket metodave për vërtetimin e identitetit të kryesit të veprës penale ashtu edhe për sa i përket zbulimit dhe fiksimit të provave. S'ka dyshim se zbulimi i gjurmëve të gishtave si shenjë identifikimi është një ndër zbulimet e rëndësishme në këtë fushë.
2. Përdorimi i gjurmëve të gishtave si mjet për identifikimin e individit
2.1. Historik i shkurtër mbi shfrytëzimin e gjurmëve të gishtave
Kur vështrojmë historikun e shfrytëzimit të gjurmëve papilare për nevoja identifikimi (daktiloskopisë) dallojmë tri perioda: parahistorike, empirike dhe shkencore.(10) Për periudhën parahistorike vështirë mund të përcaktohet rëndësia e gjurmëve të gishtave, të cilat i hasim në shpella dhe posaçërisht në qeramikë. Në zbulimet arkeologjike të Babilonasve dhe të Asirianëve shpesh hasen gjurmët e gishtave. Supozohet se gjurmët e gishtave të gjetura në disa pllaka të zbuluara në Ninivë, kanë rëndësinë e nënshkrimit. Periudha empirike fillon diç para epokës sonë dhe përfundon në gjysmën e shekullit XIX dhe karakterizohet me shfrytëzimin e gjurmëve të gishtave për qëllime identifikimi. Kësisoj, gjurmët e gishtave janë shfrytëzuar në Lindjen e Largët kur kinezët dhe japonezët në fund të kontratave që lidhnin vendosnin gjurmët e gishtave me të cilat zëvendësonin nënshkrimet e tyre. Disa kriminalistë dhe biologë evropian, që kanë vizituar Kinën, kanë bërë studime mbi këto dokumente dha kanë dalë në përfundim se gjurmët e gishtave të vendosura në vend të nënshkrimeve të tyre kanë pasur më tepër karakter mistik për ta lidhur personin me një kontakt material. Këto gjurmë pasqyronin më shumë një njollë të padallueshme se sa një figurë të rregullt papilare.(11)
Për Grekët e vjetër dhe për Romakët nuk ka prova se gjurmët e gishtave janë përdorur për identifikim.
Zhvillimit të daktiloskopisë i kanë kontribuuar edhe hulumtimet anatomike të lëkurës së njeriut që nga gjysma e dytë e shekullit XVII deri në gjysmën e shekullit XIX të kryera nga hulumtues anglez, italian etj.
Mund të thuhet se aplikimi praktik i gjurmëve të gishtave si mjet identifikimi në Lindjen e Largët dhe në Lindjen e Mesme, si dhe hulumtimet shkencore të anatomive mbi natyrën dhe format e figurave papilare, kanë përgatitur terrenin për zbulim dhe pranim të daktiloskopisë si sistem identifikimi. Daktiloskopia është metodë studimi, krahasimi dhe klasifikimi i vijave papilare me qëllim identifikimi të personave në bazë të karakteristikave individuale që ekzistojnë në vijat papilare(12)
Daktiloskopia si shkencë e gjurmëve të gishtave siç e njohim ne sot është e re. Pikënisja e saj zë fill në punën e dy anglezëve në të njejtën kohë, por në mënyrë të pavarur nga njeri-tjetri, të cilët punonin në Azi. William J. Herschell si administrator i Bengalit (Indi) në vitin 1858 fillojë studimin e gjurmëve të gishtave me qëllim aplikimi praktik të tyre. Si administrator ishte i ballafaquar me keqpërdorime që i bënin punëtorët vendor analfabet me rastin e pagimit të rrogave ose të pensioneve dhe vështirësitë për identifikimin e tyre, atij i lindi ideja që në fundin e kontratave që lidhte me banorët vendor të vendoste gjurmët e gishtave të tyre. Me këtë veprim ai shfrytëzojë zakonet e vjetra lindore të besimit që kishin banorë kur linin gjurmë materiale të një pjese të trupit. Kjo iniciativë i dha mundësi atij të familjarizohet me figurat e gishtave. Ai konstatoi ndryshimet e mëdha që kishin gju rmët e gishtave. Edhe Henri Faulds drejtues i spitalit Tsukiji në Tokio u mor me studimin e gjurmëve të pasqyruara në poçeritë japoneze. Në të njejtën kohë atij i takoj të analizojë gjurmët e gishtave në dy çështje penale (1879-1880). Në rastin e parë ai arriti të identifikojë personin në bazë të gjurmëve të gishtave të lëna në një gotë uji dhe në rastin tjetër vërtetoi mungesën e identitetit.(13)
Edhe mjeku skocez Francis Galton u mor me studimin e gjurmëve të gishtave duke e analizuar problemin nën prizmin biologjik. Nga ky studim Galtoni doli në përfundim se vijat papilare nuk janë të trashëgueshme dhe se ato ishin të pandryshueshme gjatë gjithë jetës së njeriut.
Duke iu falënderuar studiuesve të sipërpërmendur dhe studiuesve që pasuan rrugën e tyre dhe përdorimit të kompjuterit daktiloskopia sot konsiderohet mjet identifikim më i sigurtë.
2.2. Çka thot Kur'ani për vijat papilare
…
2.3. Karakteristikat e figurave të vijave papilare dhe rëndësia e tyre shkencore për identifikim
Nëse me vëmendje e shikojmë shuplakën e dorës, posaçërisht majat (pjesën e tretë) e gishtave, edhe me shikim të thjesht do të vërejmë se lëkura nuk është e rrafshët por në të paraqiten kanale dhe kreshta, të qitura të lëkurës të cilat krijojnë figura (vija) me forma të ndrysh me, të cilat në kriminalistikë quhen figura papilare. Vijat e tilla papilare formojnë figura të ndryshme harkore, lakore, rrethore etj., të cilat në praktikë mundëson klasifikimet vijave papilare. Ato janë shumë të rëndësishme për identifikimin e njeriut. Figurat papilare të gishtave kanë disa cilësi:
- figurat papilare nuk ndryshojnë nga lindja deri te zbërthimi i lëkurës dhe se në rast dëmtimi gjatë jetës së njeriut ato rigjenerohen;
- figurat papilare janë individuale, çka do të thotë se nuk ekzistojnë dy njerëz me figura papilare të të njëjta.
Në aspektin praktik është veti thelbësore se figurat papilare mund të klasifikohen dhe se me ndihmën e kompjuterit shumë shpejt bëhet krahasimi i gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes me gjurmët e atij personi nëse ato gjenden në evidencën kompjuterike.
Për nevoja kriminalistike rëndësi të veçantë ka rrethana se figurat papilare, me që në to gjenden daljet e gjëndrave të djersitjes, çdo prekje e tyre me sipërfaqe të lëmuara, të ngurta dhe të terura lënë gjurmë të dukshme ose të padukshme të gishtave (të cilat me metoda të ndryshme mund të bëhen të dukshme) dhe ato mund të fiksohen dhe të përdorën për identifikim. Me identifikimin e personave në bazë të gjurmëve të gishtave të tyre merret daktiloskopia si një nëndegë e Kriminalistikës. Si metodë identifikimi sot është e pazëvendësueshme.
Bazë e sistemit bashkëkohorë të identifikimit paraqesin evidencat daktiloskopike, sepse gjurmët e vijave papilare janë element më stabil, më i qëndrueshëm dhe më i llojllojshëm të cilat përjashtojnë çfarëdo lajthimi të mundshëm. Që të sjellin gjurmët e regjistruara jo vetëm deri te identiteti i dy gjurmëve, por edhe deri të vërtetimi i identitetit në mënyrë të pamohueshme, është e nevojshme që të dhënat e personit me të cilin krahasohen gjurmët e vijave papilare të shënuara në kartotekë (të futura në kompjuter) të jenë marrë nga shënimet origjinale mbi gjendjen statusore të atij personi (certifikatë e lindjes, vdekjes, letërnjoftimi etj.).
Daktiloskopia si metodë identifikimi sot ka shtrirje të gjerë zbatimi. Kështu, varësisht nga gjurmët e vijave papilare (të një ose të dhjetë gishtave, të shuplakës së dorës apo të shputës së këmbës) dhe varësisht nga ajo se identifikimi i çfarë personave duhet të bëhet (kryesve të panjohur të veprave penale, kufomave që kanë pësuar në ndonjë fatkeqësi hekurudhore, ajrore, në termet etj.) mund të flitet për lloje të ndryshme të daktiloskopisë. Përcaktimi i fajtorit në bazë të gjurmëve papilare të lëna në vendin e kryerjes së veprës penale është rezultat i disa proceseve. Niset me zbulimin, dhe vazhdon me fiksimin, marrjen e gjurmëve, përgatitjen e materialeve për krahasim dhe ekspertimin e tyre. Secili nga këto procese ka metodat e veta të veçanta. Evidenca e kompjuterizuara daktiloskopike sot mundësojnë identifikim efikas dhe të shpejtë.
__________________
1. Neni 134 i Ligjit penal të Kosovës.
2. David Hume, Istraživanje o ljudskom razumu, Zagreb, 1988, fq. 63
3. El- Bekare: 31.
4. Nocionin "send" si objekt studimi i filozofisë në kohën antike të Lindjes kishte dome thënie të gjerë filozofike. Në Kinë ekzistonte drejtimi filozofik i cili quhej "shkolla e emrave". Përpjekjet e studiuesve të shkollës së emrave synonin që, duke u marrë me trajtimin e nocioneve për të cilat mendojnë shumica e njerëzve përkitazi me atë "që gjendet brenda formave dhe veçorive", do të thotë brenda botës ekzistuese, të arrijnë të zbulojnë "atë që gjendet jashtë formave dhe veçorive". Më gjerësisht për këtë shih Fung Lu - Lan: Historia e filozofisë kineze (përkthim nga anglishtja), "Rilindja" Prishtinë, 1987, fq. 116 etj.
5. Dr. Xhozef Marfi, Forca e ndërdijes, (përkthim shqip) Prizren, 2001, fq. 13. 6. Në librin e përmendur më sipër - Historia e filozofisë kineze thuhet se Taoistët e kanë idealizuar thjeshtësinë e shoqërisë primitive dhe e kanë denuar qytetrimin. Ata gjithash tu e idealizonin virgjërinë e fëmijëve dhe e urrenin dijeninë.
7. Ali imran:18; Taha:114; Ez-Zumer:9; El-Muxhadale 11; Fatir: 28 etj.
8. (El Bekare: 44; El En'am: 50 etj.).
9. Sipas citimit të Daniel Bučan-it në fq. xxv-xxvi të parathënies së librit: Averoës, Nesuvislost nesuvislosti, Zagreb, 1988 - (përkthim e veprës filozofike të Ibni Rushdit, Teha fut-et-tehafut).
10. Tomislav Marković, Savremena tehnika istraživanja krivičnih djela Zagreb, 1961, fq. 66.
11. Skender Begeja, Kriminalistika, Tiranë, 1997, fq. 96.
12. Dr. Vesel Latifi, Kriminalistika, Prishtinë 2001, fq. 50.
13. Ibid.
Dr. sc. Ejup Sahiti, prof. odinar
Edukata Islame 70