Muhammedi s.a.s ishte profeti i fundit, lajmëtari dhe dëshmuesi i së vërtetës dhe drejtësisë.
Ai s.a.s vuri themelet e drejtësisë së vërtet, të shëndoshë dhe aq të nevojshme për njerëzimin e të gjitha kohërave. Ai dëshmoi për drejtësinë dhe të vërtetën, ai solli të vërtetën dhe drejtësinë me Udhëzimin dhe Frymëzimin e Allahut, praktikoj të drejtën gjatë tërë jetës së tij dhe nxiti për të drejtën të gjithë njerëzimin duke qenë prijatar të së drejtës besimtarët. Drejtësia e Muhammedit s.a.s ishte parimore, nuk kishte standard të dyfishtë, madje e rrënoj këtë standard dhe i dha shembull mbarë botës se drejtësia e dyfishtë është rrënimi i vërtetë i njerëzimit, për atë Allahu i Madhërishëm thotë: O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues (33/45).
Drejtësia e Muhammedit për kohën që erdhi dhe rrethanat shoqërore që ekzistonin ishte themeli i revolucionit të madh të drejtësisë dhe të Vërtetës. Rrethanat shoqërore kanë qenë në gjendje të mjerueshme, e si mos të ishte kështu kur ndër arabët mbretëronte injoranca dhe besëtytnia, kurse bota jetonte në politeizëm dhe në ideologji të errët. Gratë bliheshin dhe shiteshin. Ato trajtoheshin si ndonjë gjësend, derisa mashkulli nuk ka pasur kurrfarë kufizimesh as njerëzore e as morale. Ka jetuar si ka dashur vetë dhe me kë ka dashur vet. Pushtetin e ndanin pasanikët, të cilët i mbushnin arkat me flori në kurriz të të varfërve, apo të pushtetit, i cili gjithnjë ka qenë i gatshëm të luftonte.
Për të mbjell këtë revolucion të drejtësisë dhe për lënë shembullin e përhershëm të drejtësisë Muhammedit s.a.s i duhet një Udhëzim dhe përforcim i fuqishëm Hyjnor. Në këtë kontekst drejtësia e Muhammedit s.a.s dallohet me tre veçori:
1. Drejtësia e tij ndërtohet mbi burimin Hyjnor,
2. Drejtësia e tij shihej në fjalët dhe thirrjen e tij të vazhdueshme në edukimin shpirtëror individual për drejtësi dhe
3. Drejtësia në sjelljet e tij dhe krijimin e shoqërisë së drejtë me kontributin e vazhdueshëm individual.
Drejtësia e Muhammedit s.a.s kishte burim Hyjnor
Prejardhja hyjnore e sheriatit e kuptojmë në mënyrë që rregullat dhe parimet e këtij sheriati nuk janë produkt i njeriut, të cilat për nga natyra janë defekte dhe të dobëta, meqë u nënshtrohen faktorëve ndikues të kohës dhe vendit, situatës dhe kulturës ekzistuese, më pas ndikimeve trashëguese , interesave klanore e politike, egoizmave individualë dhe qëllimeve diskriminuese të gjitha këto rrënojnë drejtësinë duke reflektuar në nxjerrjen këtyre normave. Veçoria dalluese e Sheriatit me të cilin erdhi drejtësia e Muhammedit s.a.s është edhe në atë se, të gjitha dispozitat, parimet dhe objektivat e tij janë të përshkruara e të frymëzuara me humanitet universal, meqë ai është mëshirë e Allahut për të gjitha botërat dhe udhërrëfyes për mbarë njerëzimin .
Kjo është drejtësia e Muhammedit s.a.s. e përshkruar me një mori objektivash të qarta të cilat do të kontribuonin në vendosjen e themelit të drejtësisë në ndërtimin e personaliteteve, shoqërisë dhe mbarë njerëzimit. Mekanizmat për arritjen e kësaj drejtësie kolektive ndodhen qartë në objektivat që burojnë nga ky Ligj Hyjnor e që janë: formimi i personalitetit të shëndoshë e konstruktivë, të liruarit e gruas nga padrejtësitë dhe dhuna e injorancës, formimi i familjes së shëndoshë, çrrënjosja e pijeve dehëse, lirimi ekonomisë nga kamata dhe nga ata që jetojnë prej saj, shoqëria pa feude, tolerancë ndaj kundërshtarëve, drejtësia ndaj gjithë njerëzimit dhe shoqëria e barabartë pa diferencime dhe klasa
Ky sistem i vlerave të drejtësisë parimin bazik e kishte në shpalljen e Allahut, por, stimulonte edhe mendimin dhe gjykimin individual i cili ndërtohej në vazhdimësi tek personalitete e ndërtuara mbi edukimin e lartë hyjnor. Pejgamberi s.a.s kur e përcolli për në Jemen Muadh b. Xhebelin, e pyeti: Si do të gjykosh ku do të ballafaqohesh më ndonjë çështje?
Do të gjykoj sipas Librit të Allahut.
E nëse nuk gjen në librin e Allahut asgjë që ka të bëj me atë problem?
Atëherë do të gjykoj sipas sunetit të Pejgamberit të Allahut.
E nëse as në sunetin e Pejgamberi s.a.s nuk gjen asgjë që ka të bëj me atë problem, atëherë u përgjigj Muadh b.Xhebeli: Do të gjykojë sipas mendimit tim pa vonesë. Pejgamberi s.a.s e preku në supe dhe tha: Falënderimi i qoftë Allahut që i deleguari i Pejgamberit a.s.a të kënaq vetë pejgamberin. (Transmetojë et-Tirmidhi dhe Ebu Davudi)
Duke ndërtuar këtë koncept të drejtësisë Muhammedi s.a.s e bëri veçori nga veçorit e Umetit islam si dëshmitarë të njerëzimit me drejtësi, si kusht për pranimin e drejtësisë së dëshmitarit. Dëshmia që nuk është e mbërthyer me drejtësi nuk pranohet kurse me dëshmitarin dhe gjykatësin e drejtësisë janë të kënaqur të gjithë njerëzit.
Thirrja e vazhdueshme e Muhammedit s.a.s për Drejtësi
Pejgamberi s.a.s thirrte dhe këshillonte vazhdimisht për drejtësi. Me këtë synonte formimin dhe edukimin individual të njeriut me qëllim të fuqizimit të tij në ngritjen e idesë së tij. Ai kërkonte drejtësi dhe në shkëmbim të saj siguronte suksesin në këtë botë, dashurinë e Zotit të Madhërishëm dhe Xhenetin në botën tjetër.
Thotë Muhammedi: Më jepni fjalën për këto gjëra dhe unë ju premtoj xhenetin:
Kur të flisni, flisni drejtë,
Kur të premtoni, qojeni premtimin në vend… ( Musned 5/323)
Po ashtu ai thotë: Hiqni dorë nga gjërat që përmbajnë dyshime. Drejtësia prodhon në brendësinë e njeriut qëndrueshmëri kurse gënjeshtra është shtrembërim, është turbullirë. (Tirmidhi, Kijame 60, Musned 1/200)
Pejgamberi s.a.s. thirrte në drejtësi konstante dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme në drejtësi, ai thotë: Mos u ndani nga drejtësia. E drejta ju qon në mirësi, kurse mirësia në xhenet. Nëse personi tregohet i drejtë dhe kërkon të drejtën shkruhet mes besnikëve tek Allahu i Lartësuar.
Ruhuni nga gënjeshtra, gënjeshtra e qon njeriun në mëkat kurse mëkati në xhehenem. Nëse personi vazhdimisht gënjen dhe kërkon gënjeshtrën shkruhet si gënjeshtar tek Allahu. ( Buhari-Edeb 69, Muslim-Birr 105)
Në këtë frymë të këshillimit ai i edukoj të gjithë pasuesit e tij. Më e dashur për ta është bërë vdekja se sa padrejtësia. Mendimtari turk thotë: Shpëtimi dhe fundi i mirë janë te drejtësia. Edhe sikur njeriu të vdesë duke thënë të drejtën, njëherë vdes, kurse çdo gënjeshtër është vdekje në vete.
Drejtësia në veprimet e pejgamberi s.a.s
Pejgamberi s.a.s ishte i drejtë në veprimet e tij. Ai vendoste themelet e drejtësisë në praktikumin e drejtësisë Hyjnore. Drejtësia e tij ishte ajo që e bëri atë më besnikun në mesin e arabëve, atij i besohej gjykimi mes njerëzve dhe njerëzit ishin të kënaqur me gjykimin e tij. Atë edhe para pejgamberisë e quanin “El-Emin-Besnik” e këtë nofkë nuk e fitoj ndryshe përveç se me drejtësi. Liderët e mëdhenj, udhëheqësit dhe prijësit duhet të jenë gjithmonë të drejtë pa marr parasysh pozitën dhe moshën, drejtësia që e trasoj Muhammedi s.a.s. nuk njihte pozitë, moshë, vend as kohë, ajo ishte drejtësia universale dhe parimore. Kush do që e pason këtë, herë do kur që del në mesin e njerëzve si thirrës ose veprimtar i çështjeve sociale do të gjej pasues dhe përkrahës sepse ata e njohin si të drejtë dhe të tillë.
Përderisa Muhammedi s.a.s ishte i ri, nuk ishte pejgamber dhe ende nuk ishte përkëdhelur nga krihet e Xhibrilit a.s për t’ia sjell shpalljen Hyjnore, ju besua zgjidhja e problemit të vendosjes së Gurit të zi gjatë meremetimit të Qabës. Fiset pritnin që të konfrontoheshin e ta zgjidhnin problemin me majën e shigjetës e assesi me drejtësinë e urtë. Deshi Zoti e ata vendosën që gjykues të jetë ai i cili do të hyj nga dera e Qabes i pari në mëngjesin e më pastajmë, i pari që hyri ishte Muhammedit s.a.s dhe që të gjithë thanë“ Ky është Muhammed Emini, jemi dakord për gjykimin e tij. Dhe ai gjykoj drejtë duke i ndarë të kënaqur të gjithë dhe duke i bërë të gjithë të ndjehen pjesë e rëndësishme e shoqërisë me kontributin e tyre.
Drejtësia e tij vazhdoj deri në vdekje, drejtësia e tij me gratë, me fëmijët, drejtësia e tij në paqe dhe në luftë, në gjykim dhe në mendim, drejtësia e tij me shokët, me miqtë dhe armiqtë, ai vazhdoj dhe vazhdoj ta prezantoj drejtësinë deri në vdekje. Ai me drejtësi i zgjidhte problemet, me drejtësinë e cila ndërtohej mbi parime dhe vetëm ajo kishte suksese.
Drejtësia e standardit të dyfishtë nuk ka pas dhe asnjëherë nuk ka me pas suksese dhe e shohim si fakt sot mbarë botën. Ajo zgjidhë probleme për të krijuar konflikte, zgjidhë paqe për të krijuar lufta, peshon me dy arshin gjegjësisht standarde dhe si e tillë sot dhuna dhe terrori po e mbulon njerëzimin. Berndart Show thotë: Në këtë periudhë kur problemet janë shtuar dhe grumbulluar një mbi një njerëzimi ka më shumë kurrë nevojë se Muhammedin.