O Allah, na mëshiro ``Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen…`` (Ali Imran: 106).
O Allah, na mëshiro ``Ditën kur nuk bën dobias malli, as fëmijet`` (Esh-shuara: 88).
O Allah, na mëshiro ``…në ditën e prezantimit të dëshmive. `` (Gafir: 51).
O Allah, na mëshiro ``Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’i hakmerremi. ``(Ed-duhan: 16).
O Allah, na mëshiro ``Ditën kur Ne xhehenemit i themi: ``A je mbushur?`` E ai thotë: ``A ka ende?`` (Kaf: 30).
O Allah, na mëshiro kur `` Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt`` (Kaf: 41).
O Allah, na mëshiro ``Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave). (Kaf: 42).
O Allah, na mëshiro ``Ditën kur me ata hapet toka, e ata nguten (për vendtubim)... (Kaf: 44).
O Allah, na mëshiro ``Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë. Dhe Kodrat të shkulen nga vendi, e të ecin`` (Tur: 9-10).
O Allah, na mëshiro ``Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi…`` (En-Nebe‘: 38).
O Allah, na mëshiro ``Ditën që vrullshëm bëhet dridhja. Që pas saj pason tjetra``(En-Naziat: 6-7).
O Allah, na mëshiro ``Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar`` (En-Naziat: 35).
O Allah, na mëshiro kur ``Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet`` (Abese: 34, 35, 36).
O Allah, na mëshiro ``Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve`` (El-Infitar: 6).
O Allah, na mëshiro ``Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat`` (Et-Tarik: 9).
O Allah, na mëshiro ``Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre`` (Ez-Zelzele: 6).
O Allah, na mëshiro ``…Ditën kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara`` ( El-Karia: 4).
O Allah, na mëshiro ``..Kur të ndodh Kijameti (Kataklizma)`` (El-Vakia: 1).
O Allah, na mëshiro ``Kur toka tundet me dridhje të forta)`` (El-Vakia: 4).
O Allah, na mëshiro ``…Kur arrin shpirti në fyt`` (El-Vakia: 83).
O Allah, na mëshiro kur``Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur`` (Kaf: 19).
O Allah, na mëshiro kur ``…i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim) (Kaf: 20).
O Allah, na mëshiro ``…sepse Allahu di edhe atë që mbajnë në zemrat`` (Et-Tegabun: 4).
O Allah, na mëshiro atë ditë ``…kur të merren sytë (të pamurit), E të zëhet hëna (errësohet), Dhe të bashkohet dielli e hëna`` (El-Kijame: 7,8,9).
O Allah, na mëshiro në atë ditë ``…kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit)`` (El-Kijame: 26).
O Allah, na mëshiro ``…kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla`` (Et-Tekvir; 8).
O Allah, na mëshiro ``…kur xhehenemi të jet ndezur fort`` (Et-Tekvir 12).
O Allah, na mëshiro atë ditë ``…kur të trazohen varret`` (El-Infitar; 4).
O Allah, na mëshiro në atë ditë ``…kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut!`` (El-Infitar: 19).
O Allah, na mëshiro ``Kur të pëlcet qielli. T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj. E të nxjerr çka ka brenda, e të çlirohet`` (El-Inshikak: 1,2,3,4).
O Allah, na mëshiro atëherë``…kur të dridhet toka njëpasnjëshëm`` (El-Fexhr: 21)
O Allah, na mëshiro atëherë ``…kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!`` (El-Fexhr: 22).
O Allah, na mëshiro atëherë ``…kur toka të nxjerrë atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda) (Ez-Zelzeleh: 2).
O Allah, na mëshiro atë ditë kur ``…të tubohet (të dal në shesh) ajo që ishte në gjoksa`` (Adijat: 10).
O Allah, na mëshiro në ``…në ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt`` (Gafir: 18).
Përmblodhi: Mr. Fehim Xh. Dragusha
Imam në Xhaminë El-Hidaje
St. Gallen - Zvicër