Dihet se krimi e ka origjinën shumë herët, por krimi ndahet në disa shkallë.

Krimi i parë që ndodhi në historinë islame është kur Kabili vret vëllanë e tij Habilin,vërtet një krim i madh familjar por edhe njerëzorë, mësim për ata që kanë mend dhe dy sy, sytë e jashtëm dhe të brendshëm.

Allahu thotë në lidhje me këtë: “Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”. Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar sesi ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.” (Maide, 27-31)

Arritja e devotshmërisë është objektivi kryesor i çdo muslimani, sepse devotshmëria e shkrin inatin, xhelozin, injorancën dhe hap sytë e mendjes. Çdo vrasës në momentin e vrasjes ka gjak nxehtësi e cila vjen nga shejtani i mallkuar, armiku numër një i yni sepse edhe ne jemi bijtë e Ademit a.s të cilit shejtani i shpalli luftë pas krimit që bëri duke mos respektuar urdhrat e Krijuesit.
Krimi e ka shkatërruar familjen, fisin, shoqërinë, ka shpjer deri tek vëllavrasja dhe gjenocidi shkatërrimtarë. Fjala “Crimen” dhe “logia” ka kuptimin “akuzë” dhe “shkencë” pra studimi shkencor i natyrës, shkallës, shkaqeve, dhe kontrollit të sjelljes kriminale në të dyja anët qoftë individuale apo shoqërore. Allahu i Madhëruar në lidhje me vrasjen dhe krimin thotë në Kur’an: “…kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit…”. (El-Maide: 32).

Përmes ajeteve të mësipërme marrim shumë mësime, leksione që na bëjnë mendje hapur dhe syçelë. Në lidhje me këtë Pejgamberi a.s ka thënë: “Më mirë është të rrëzohet Qabja nëse munden sesa të vritet njeriu padrejtë”. Kurse në një hadith tjetër thotë: “Vrasësi dhe i vrari janë në zjarr” Për vrasësin është e qartë, po i vrari pse është në zjarr? Ndërsa përgjigja e Muhamedit a.s ishte: “Është në zjarr, ngase edhe ai kishte shumë dëshirë ta vriste shokun e tij.”

Disa nga llojet e krimeve do i seleksionojmë me numra rendorë ku për çdo njërin do bëhej temë në vete por vlen të citohet se krimi më i madh është bërja shok Allahut.

1. Vrasja e njeriut pa të drejtë
2. Narkotikët (droga, alkooli, gjërat dehëse dhe shkatërruese)
3. Prostitucioni (zinaja, homoseksualizmi,)
4. Veset e këqija (përgojimi, vjedhja, mashtrimi, tradhtia)
5. Mendjemadhësia (dyfytyrësia, hipokrizia, lakmia, arroganca)
6. Marrja e pasurisë së jetimit padrejtësisht
7. Mos dhënia hakut punëtorit pa ju thar djersa në trup
8. Shpifja (korrupsioni, spiunazha, zullumi)
9. Ndërrimi fesë
10. Zilia... etj

Të gjitha këto dhe shumë të tjera bëjnë pjesë tek krimet, disa janë më të mëdha që ndëshkimi është më i rëndë, kurse disa më të vogla ndëshkimi më i lehtë.
Kriminologjia si pjesë e Sociologjisë është studim i krimit si fenomen shoqëror, përfshirë këtu shkaqet dhe pasojat e krimit, sjelljes kriminale, si dhe zhvillimin dhe ndikimin e ligjeve. Hulumtimet në kriminologji përdorin metoda shkencore për të testuar hipotezat dhe rrjedhimisht për të zhvilluar teoritë që ndihmojnë për të sqaruar shkaqet dhe aspektet e tjera të krimit. Edhe pse që të dyja merren me krimin, kriminologjia ndryshon nga e drejta penale në atë që kjo e fundit fokusohet në komponentet e sistemit juridik përfshirë këtu policinë, gjyqet dhe sistemin korrektues. ato ndryshojnë dhe ne aspektin funksional se e drejta penale veç përcaktimeve ligjore dhe funksionit shtetëror, është shumë më e përqendruar për mundësitë që interpretohen dhe përcaktohen nga sociologjia dhe pamundësive ligjore, për trajtimin e problemeve ligjore që hasen në praktik nga kjo shkencë.
Pra mendimi im është se sociologjia dhe kriminologjia e studiuar në optikën islame janë një mjet rregullator për të drejtën penale kur ajo ka burim islamin, gjegjësisht librin e shenjtë Kur’anin, sepse përmirëson dhe zhvillon këtë të drejtë në bazë të zhvillimit të shoqërisë së shëndoshë.
Në fund Allahu na bëftë prej atyre që kur e shohin ndonjë të keqe apo krim, ta largojmë me dorë, nëse jo, me gojë, nëse as me këtë nuk mundemi, atëherë ta urrejmë të paktën me zemër edhe pse kjo është më e dobëta e imanit.


Artikulli i kaluar
Besëtytnia
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi