Sot, bota ka ecur shumë në aspektin teknologjik, mirëpo teknologjia është e gjerë si shkencë dhe bukvalisht nga gjuha e vjetër greke τέχνη (téchnē) që ka kuptimin "art, aftësi, artizanale" dhe “λογία (-logía)” që i bie shkencë, studim.
Termi ose mund të aplikohet në përgjithësi ose në zona të veçanta: shembujt përfshijnë teknologjia e ndërtimit, të teknologjisë mjekësore dhe të teknologjisë së informacionit.
Por, pyetja shtrohet, sa Kur’ani dhe Suneti flet për teknologjinë? Sa dijetarët islam gjatë kohërave kontribuan për këtë fushë? Dhe sa muslimanët sot janë në këtë problem të aftë ta zhvillojnë dhe sa e kanë zhvilluar apo sa lypset zhvillimi i saj?
Ne duhet ta dimë se teknologjia kërkon mjete të sofistikuara për të zhvilluar problemin qoftë ajo teknologji shkencore kompjuterike, motorike, ushqimore, bimore,shtazore, njerzore etj. Kur’ani ka plot raste kur flet për teknologjinë. P.sh rasti teknologjisë, aftësisë që Allahu u dha dy pejgambereve Sulejmanit a.s. dhe babit të tij Davudit a.s të bënin këmisha-rroba nga hekuri teknologji e tekstilit :
Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!" Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë). (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni. (Kuran, Sebe 10-11)
Apo aftësia e Sulejmanit të lëviz me erë, vërtet një teknologji e lartë dhe e sofistikuar që njeriu të fluturojë me lejen e Allahut me forcën e erës.
Muslimanët i ndihmuan njerëzimit në shumë zbulime teknologjike disa nga to do i rëndisja si më poshtë :
1. Kirurgjia - Afër 1000 vjet p.e.s doktori i famshëm Al Zahrawi e publikoi enciklopedinë ilustrative për kirurgji prej 1500 faqesh, e cila në Evrope u përdor për 500 vjetët e ardhshëm. Al Zahrawi njihet edhe me disa nga operacionet e para që janë bërë.
2. Kafe - Pija pa të cilën shumica e njerëzve nuk mund të kalojnë ditën, për herë të parë u paraqit në Jemen. Gjate ditëve të punës është pirë për të ndihmuar njerëzit të jenë të zgjuar gjatë lutjeve të natës. Pastaj e kanë transferuar në Kajro dhe është përhapur shum ë shpejt nëpër vendet muslimane. Në shekullin e 13 ka arritur në Turqi ndërsa në Evropë në shekullin e 16 nëpërmjet tregtarëve venecian.
3. Makinat Fluturuese - Shpikësi Abbas ibn Firnas ka qenë njeriu i parë i cili ka bërë një send i cili me të vërtet ka fluturuar. Në shekullin e 9 ai ka dizajnuar një konstruksion i cili ka ngjarë në një zog. Në përpjekjen e tij të famshme afër Kordobës së Spanjës ai ka fluturuar, por për një kohë të shkurtër është rrëzuar dhe ka vrarë shpinën. Dizajni i tij ka qenë inspirim për zbuluesin dhe artistin italian Leonardo Da Vinçi.
4. Universiteti - Në vitin 859 princesha Fatima al-Fihri ka hapur universitetin e parë i cili ka dhënë diploma në qytetin Fezu të Marokos. Motra e saj e cila ka hapur një xhami të cilën e kanë shfrytëzuar edhe si shkollë. Sot, pas 1200 vjet ende funksionon, vetëm për të rikujtuar njerëzit se dituria dhe shkollimi është një traditë muslimane.
5. Algjebra - Ky term vjen nga traktati matematikor i Persisë me emrin "Kitab al-Jabr al-Mugabala" e cila ka lindur në shekullin e 9. E ndërtuar sipas sistemit Hindu dhe Grek, algjebra ka qenë sistemi i vetëm për numra dhe gjeometri.
6. Optika - Shumë nga zbulimet që kanë të bëjnë me optikën vijneë nga bota muslimane. Rreth vitit 1000 al-Hatiham ka vërtetuar se njerëzit shohin objektet nga reflektimi që bën drita në to dhe shkon te syri i tyre. Me atë ai ka zbuluar teoritë e Euklidit dhe Ptolomejit të cilët kanë menduar se vet syri i njeriut emiton dritën.
7. Brusha e dhëmbëve - Thuhet se Muhammedi a.s vet është ai i cili i pari e ka popullarizuar përdorimin e brushës së dhëmbëve rreth vitit 600. Duke përdorur degën e një peme të quajtur Meswak, ai ka pastruar dhëmbët dhe ka freskuar frymën. Substanca të ngjashme me Meswak sot përdoren në pastat e dhëmbëve.
8. Lost - Shumë nga gjërat qe përdoren në automatiken moderne, për herë të parë janë shfrytëzuar në vendet muslimane. Duke kthyer lëvizjen rrotulluese në linare losti ka mundësuar ngritjen e lehtë të sendeve të rënda. Kjo teknologji është zbuluar nga Al-Jazari në shekullin e 12, dhe për një kohë të shkurtër është përhapur në gjithë botën.
9. Spitali - Spitalet të cilat i njohim sot, me personel dhe salla speciale vinë nga Egjipti
(Shekulli i 9). Qendra e parë e këtij lloji ka qenë spitali Ahmad ibn Tulun e hapur në vitin 876 në Kajro. Ky institucion ka siguruar shërim falas për të gjithë të cilët kanë qenë të nevojshme, e cila është bazuar në traditën muslimane në të cilën duhet të kujdesesh për të sëmurët. Nga Kajroja këto qendra pastaj janë përhapur në vendet muslimane.
Në shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomive më të avancuara (përfshirë ekonominë globale të sotme) dhe ka lejuar rritjen e një klasë të kohës së lirë. Sot, bota e zhvilluar nuk mundet të funksionoj si duhet pa pasur telefon, kompjuter, internet, makina, aeroplanë,makineri të cilat kryejnë punën e 100 punëtorëve e më shumë.
Allahu në shumë vende në kuran na thërret në meditim dhe ta adhurojmë atë për shumë gjëra teknologjike që Ai i ka krijuar dhe që i kemi gratis dhe s’kemi nevojë t’i paguajmë. Si p.sh. Allahut thotë: “Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.
Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi Allahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje. (Kuran, Junus 5-6)
Sot, poçet elektrike që i kemi apo ndriçimi elektrik më i avancuar qoftë dhe me tela përçues ari apo argjendi nuk mundet ta zëvendësoj dritë e diellit që Allahu ka krijuar në shërbimin tonë. Allahu e sistematizoi kohën dhe vuri rregulla disiplinore për njeriun që ai të funksionoj me rregullat që Allahu i ka vendosur për të,një fakt i tillë është edhe ndërrimi i ditës dhe natës. Kurani flet për:
fizikën, mjekësinë, astronominë, gjeologjinë, zoologjinë, kiminë, matematikën, sociologjinë, historinë, psikologjinë, industrinë, të gjithave u ka lënë vend, por e jona është të gjejmë ekspertë të cilët u takojnë fushave të mësipërme që ata ti elaborojnë me dritën e Kur’anit të cilat janë të shpjeguara mjaft mirë, por kërkojnë metodologji të sqarimit.
Me të vërtet një teknologji madhështore ishte edhe Israja dhe miraxhi i resulullahit a.s i dërguari i Allahut u nis me Burakun-mjet udhëtimi-në përcjellje të Xhibrilit për në Bejtu-l-Makdis-Palestinë. Pas arritjes në këtë vend, e lidh burakun për hallkën e derës së xhamisë dhe aty fal namaz bashkë me pejgamberët tjerë ku u bëhet edhe imam atyre. Sipas disa dijetarëve këtë namaz Muhamedi s.a.v.s. e ka falur bashkë me pejgamberët pasi ka zbritur prej miraxhi.
Pastaj bashkë me Xhibrilin niset për në sferat e larta qiellore dhe në qiellra takohet me pejgamber të mëparshëm të cilët i përshëndet, edhe ata ia kthejnë përshëndetjen, i dëshirojnë mirëseardhje dhe e rikonfirmojnë besimin në pejgamberinë e tij. Ai u takua me: Ademin a.s., Jahjanë a.s., Isain a.s., Harunin a.s., Musain a.s., dhe në qiellin e shtatë takohet me Ibrahimin a.s. Pastaj ngrite në Sidretu-l-munteha, pikën më të lartë, e pastaj në horizontet tjera të Allahut. Për këtë ndodhi madhështore mrekulli teknologjike të sofistikuar për krijesën më të dashur Allahu e bëri mësim për ne dhe ndihmesë për Muhamedin a.s.
Kurani e përmend këtë :
Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit) (Kuran Isra 1)
Nga hadithi dhe ajeti që tregon për Isran dhe Miraxhin nxjerrim këto mësime për teknologjinë në islam :
1) Buraku- një mjet udhëtimi që sfidon anijet kozmike dhe çdo mjet udhëtimi teknologjik që ka shpejtësin më maksimale të mundëshme
2) Udhëtimi në kohë dhe hapsirë brenda një pjese të natës duke pas takime me pejgamberët tjerë.
3) Ngritja e tij dhe arritja e cakut më të lartë ku sfidon çdo aparat teknologjik qoft ai,satelit,anije kozmike,supersonik etj
4) Dhe në fund fuqia e ngritjes,dhe kushtet e ngritjes, ku nuk kishte nevojë për oksigjen apo motorë elektro-bërthamor apo teknologji të tipit të lartë high-tech,e nxit imagjinatën e çdo shkencëtari musliman të fushave teknologjike apo tjera.