Xhamia në brendi të minierës

Xhamia Badshahi gjendet në brendinë e minierës së kripës Khewra, e cila shtrihet 160 km në jug të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad

Miniera Khewra është e dyta më e madhe në botë, dhe ka plot 40 kilometra tunele. Në te gjendet një xhami e bërë me gur kripe, një tren elektrik dhe një klinikë për të kuruar personat që vuajnë nga asma.

Kjo xhami e vogël është bërë nga kripa e grimcuar e cila është përdorur në vend të çimentos. Për zbukurimin e saj janë përdorur ngjyra të ndryshme të tullave të kuqe, rozë, të bardhë dhe ngjyra tjera. Në mes tullave janë lënë hapësira për llamba për ndriçimin e xhamisë.

Khewra është zbuluar nga trupat e Aleksandrit të Madh në vitin 320, para Krishtit. Ajo vazhdon të jetë prodhuesi më i madh i kripës në vend, me rreth 350 mijë tonë në vit.

Miniera e kripës Khewra njihet si më e madhja dhe më e vjetra në vend. Brenda vitit vizitohet nga 250 mijë njerëz.