Irak: Kaligrafët shkruajnë Kur’anin më të "gjatë" në botë

Në qytetin Nejf në Irak, katër kaligraf shpenzojnë mbi 15 orë në ditë në shkrimin e "librit më të gjatë të shenjtë islam"

Ata, gjithashtu, do të përpiqen që përmes shkruarjes së Kur’anit më të "gjatë" të hyjnë në Librin Gines të Rekordeve.
I tërë projekti i shkruarjes së Kur’anit financohet nga Ministria e Kulturës së Irakut dhe Komisioni për dorëshkrime dhe publikime në Irak.
Një nga kaligrafët që punon në projektin e përmendur, Husein el-Harsan thotë se në përgatitjen e Kur’anit i cili do të jetë në formën e spirales në konstrukcionin metalik me gjatësi 5,5 metra dhe gjerësi një metër, do të përdoren 13 mijë metra, gjegjësisht 9 tonë letër.
Harsan thotë se anëtarët e ekipit janë duke punuar më shumë se një vit në shkrimin dhe zbukurimin e librit të shenjtë, duke theksuar se këto ditë kanë përfunduar dy të tretat e punës.
Kohë më parë, kaligrafi iranian, Ali Riza Settar, ka shkruar Kur’anin me gjatësi 1.7 metra dhe gjerësi 400 centimetra, i cili ka hyrë në Librin Gines të Rekordeve si Kur'ani më i gjatë në botë.