Kur ushtritë arabe dhe berbere kaluan nga Afrika Veriore në Spanjë në shekullin e tetë, ata menduan se zbuluan parajsën në tokë.
Me kalimin e kohës, më në fund ata u përzunë në vitin 1492 dhe aty në atë kohë ata bënë një festim tokësor të parajsës - pallatin Alhambra dhe kopshtet në Granadë. Për arabët e shkretëtirës, uji është luks. Dhe në borën e shkrirë të maleve në Sierra-Nevada ata gjetën atë që dëshironin. Me anë të një vargu
kanalesh të ndërlikuara, ata e drejtuan ujin drejt e në fushat e pallatit dhe në fushat e pluhurosura më poshtë.
Ende sot në Alhambra ju mund të shihni një pamje të shkurtër parajse. Rrymat e vogla e dërgojnë ujin andej këndej nëpër shatërvanët dhe pellgjet e panumërta – deri në një vend duke u vërsulur poshtë kanaleve në parmakët e shkallëve të gurta. Uji spërkat dhe vërshon ngado. Çikla të mëdha uji me ngjyra gjenden në trëndafilat halorë, zambakët dhe jaseminët me aromë të këndshme.
Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu salltanetet e vetë pallateve me oborret e tyre të ndriçuara nga pemët dhe të freskuara nga shatërvanët e me muret të stolisura nga mbishkrime të hollësishme arabe dhe pllaka me motive.
Për një arabolog si unë, një vizitë në Alhambra do të ishte përvoja e tërë një jete. Por unë u ktheva paksa i zhgënjyer. Jo nga bukuria e asaj çfarë pashë – por më tepër nga një përshtypje se karakteri arab dhe mysliman qenkësh disi i minimizuar.
Kur të krishterët ripushtuan Granadën, ata i dogjën të gjithë 80, 000 librat që gjendeshin në bibliotekën e pallatit - për të bërë që të shuhej kujtesa e sundimit islam. Pastaj ata ndërtuan një katedrale në vendndodhjen e xhamisë së madhe dhe aty vendosën një fasadë baroku rreth pallatit kryesor. Alhambra është një trashëgimi kulturore e thuajse tetë shekujve gjatë kohës kur arab ët jo vetëm që e sunduan Spanjën...
Sot, Alhambra është spikatur fort si një vend i rëndësishëm turistik i Spanjës. Një libër udhërrëfyes spanjoll thotë se Alhambra për Granadën është siç është sheshi i Shën-Pjetrit për Romën ose sheshi i Shën-Markut për Venecien.
Ajo çfarë nuk thotë libri udhërrëfyes, është se Alhambra është një trashëgimi kulturore e thuajse tetë shekujve gjatë kohës kur arabët jo vetëm që e sunduan Spanjën, por gjithashtu futën në Europë matematikën, filozofinë dhe diturinë greke. Gjithashtu, arabët sollën në Spanjë portokajtë, limonët, orizin, sheqerin, hurmat, pambukun dhe shumë gjëra të tjera. Pastaj atje ndodhi sistemi i hollësishëm vaditës, për të sjellë ujin në fushat e Andaluzisë dhe për t’i dhënë asaj pamjen që ka sot. Edhe kur arabët u dëbuan në masë, u kërkua që nga 2 familje të qëndronin në secilin fshat, për të drejtuar sistemin vaditës.
Me fjalë të tjera, të krishterët e Europës ishin të kënaqur që trashëgonin trashëgiminë e sundimit arab në Spanjë, por ata nuk donin (ngurronin) të pranonin origjinën e saj islame. Udhëtari amerikan, Washington Irving, e vërejti këtë kur vizitoi Granadën në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. “Spanjollët, tha ai, - i konsideronin myslimanët asgjë më shumë se “pushtues dhe uzurpues”. Dhe duket se kjo është ende situata e sotme”.
A ka ndonjë arsye kjo? Unë besoj se ka. Arabët ndihen disi të mërzitur se si janë përshkruar në Perëndim – si njerëz të paditur, që u mungojnë epërsitë e historisë dhe qytetërimit tonë. Gjatë largimit tim nga Granada, më erdhën ndër mend fjalët që më kishte thënë dikur diplomati jordanez i dalë në pension, Hazem Nuseibeh.
Për të, historia është si një ilaç. Sa herë që ai ndihej i pikëlluar për shkak të prapambetjes dhe dobësimit që i ka ndarë arabët sot, ai arratisej në librat e historisë dhe lexonte rreth lavdive të së kaluarës, jo vetëm për lavditë e Andaluzisë.
Por, ikja nga realiteti nuk mund ta fshehë faktin se të gjithë arabët e dinë që ata e kanë humbur rrugën e tyre dhe e kanë humbur respektin e tyre për veten. Ata jetojnë, në pjesën më të madhe, nën regjime të korruptuara dhe të paafta, dhe - siç e shohin ata – nën hijen e Perëndimit. “Perëndimi kërkon melodinë me të cilën kërcejmë ne”, - më tha Rabi Dexhani, një biznesmen palestinez në Jordani, “Ne e urrejmë melodinë dhe ne e urrejmë veten tonë për të kërcyer”.
Mbledhja e kësaj fyerje është krijimi i brezave të rinj të arabëve, të cilët janë armiq të Perëndimit. Pa një platformë politike në të cilën të mund të shfryjnë inatin e tyre, ata do të kthehen gjithnjë e më shumë për t’u ngushëlluar me Islamin dhe fundamentalizmin islamik. Dhe veprimet e dhunshme që kryejnë luftarakët, e njollosin emrin e Islamit në Perëndim.
Prandaj sloganet kundër islame që i pashë të shkarravitura në muret e karavansarajit (hotel i madh) të vjetër në qendër të Granadës - dhe pamja e shqetësuar e mosbesimit në fytyrën e Hasanit, pastruesi i qendrës së vogël aty pranë, kur unë trokita në derë!.... I njëjti mosbesim është në rritje. Ai është një rreth vicioz që nuk do të prishet me lehtësi. Por ky do të ishte një fillim për Perëndimin, që të japë kredi aty ku i takon.
Po, Alhambra është një trashëgimi kulturore e prekshme e qytetërimit të madh islam. Por atje ka shumë trashëgimi të tjera të paprekshme që nga koha e sundimit arab në Spanjë, të cilat janë elemente përbërëse të jetës sonë të përditshme që ne i kemi marrë si dhuratë. Nëse do të pranoheshin këto borxhe, atëherë arabët, besoj, do të shkonin përsëri në numër të madh në xhamitë e tyre. Por, ata do të tërhiqeshin më pak sesa tani për shkak të gjendjes së zemëruar të fundamentalistëve antiperëndimorë.
Gerald Butt
Përktheu nga anglishtja: Ermal Bega