Në një ajetin e Kuranit, të poshtë shënuar, Zoti xh.sh. na tregon për karakteristika mbarësuese të erërave në formimi e reve dhe shiut. Zoti xh.sh thotë:

“Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë. (Hixhr 22)”

Siç u pa edhe më lartë, fazat e krijimit të reve dhe shiut janë: a) Avullimi i ujit, i cili kryesisht avullohet prej sipërfaqes oqeanike, të cilat mbulojnë më së dy të tretat e sipërfaqes tokësore, burimet tjera të avullit të ujit janë: lumenjtë, liqenet, toka e lagësht, e gjithashtu mbulesa bimore ku hyjnë edhe pyjet; b) Avlli i ujit i cili është ngritur lartë në atmosferë bashkohet më ndihmën e erës me grimcat e vogla të pluhurit; c) Grimcat, të cilat quhen aerosolë, përzihen me pluhurin e bartur nga toka përmes erës, dhe mbarten në shtresat e larta të atmosferës. Avujt e ujit kondensohen rreth aerosolëve, dhe kthehen në pika uji. Pikat e ujit të cilat janë kondensuar rreth aerosolëve, më ndihmën e erës bashkohen dhe formojnë retë, dhe pastaj bien në Tokë në formën e shiut, borës, breshrit etj. Shi figurën.
Siç u përmend më lartë, erërat “mbarësojnë” avullin e ujit që noton në ajër me, aerosolët dhe përfundimisht ndihmojnë në formimin e reve dhe shiut.
Informacione të tjera të dhëna në ajet për cilësinë mbarësuese të erës është roli i saj në pllenimin e luleve. Shumë bimë në Tokë shpërndajnë polenin e tyre me anë të erës për të siguruar mbijetesën e llojeve të tyre. Disa bimë farëhapur, drunjtë e pishës, pallma dhe pemë të ngjashme, pemët farore që prodhojnë lule, dhe bimët barishtore pllenohen tërësisht përmes erës. Era e bartë polenin nga bimët në llojet tjera, dhe kështu i mbarëson ato.
Deri kohët e fundit, mënyra se si era ishte në gjendje të mbarësojë bimët ishe e panjohur. Kur u kuptua, megjithatë, se bimët ndahet në mashkullore dhe femërore, u zbulua edhe roli mbarësues i erës.


Figura 1. a) mënyra e kondensimit të avullit të ujit më ndihmën e aerosolëve, b) avulli i ujit i kondensuar

Kjo e vërtetë tashmë ishte përmendur në Kuran:

“(Zoti im) lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme (në çifte). (Ta Ha 53)”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti për urime të Fiter Bajramit përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe politike (video)