Një absurditet tjetër të çuditshëm paraqet koncepti perëndimor mbi disa çështje që kanë të bëjnë me ardhmërinë e brezave të rinj dhe që e prekin drejtpërdrejtë moralin, gjegjësisht bëhet fjalë homoseksualizmin dhe lezbeizmin, ose, thënë më qartë, përmasat e gjëra në martesën e burrit me burrë dhe femrës me femër.

Islami ka paraparë të rrepta ndëshkuese ndaj prostitucionit-marrëdhënieve jo ligjore ndërmjet mashkullit dhe femrës, e kur është në pyetje ky turp kardinal, qëndrimi i Islamit është edhe më i ashpër ngase ky veprim është dalje prej natyrës njerëzore dhe kundërshtim i ligjeve të Zotit përkitazi me lidhjet në mes gjinive.

Kur’ani famëlartë rrëfen për përhapjen e këtij turpi-homoseksualizmit te populli i Lutit a.s. dhe se si e luftoi i dërguari i Allahut, Luti a.s. këtë të keqe dhe turp të llojit të vet. Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë: “Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime (36) Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia! (37) E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm (38) Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim! (39)”.
Ibn Kethiri, duke i komentuar këto ajete ku përshkruhet veprimi i turpshëm i popullit të Lutit a.s., ka thënë: ”Allahu i Madhërishëm rrëfen për atë se si populli i Lutit e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi të dërguarin e Allahut që u erdhi atyre, si dhe si bënë homoseksualizëm, veprim ky amoral që nuk e kishte bërë para tyre asnjë popull. Për këtë, Allahu i Madhërishëm i dënoi me një shkatërrim aq të tmerrshëm sa që asnjë popull nuk e kishte përjetuar. Allahu i Madhërishëm e urdhëroi Xhibrilin a.s. t’i ngre lartë në qiell vendbanimet e tyre, e pastaj t’i përmbysë dhe t’i lëshojë mbi ta. Po ashtu, ata u gjuajtën me gurë prej glinës së pjekur”.

Mirëpo, atë që e ka rrëfyer Kur’ani për kohët e lashta, gjegjësisht për kohën dhe popullin e Lutit a.s., perëndimi dhe popuj tjerë e reprizojnë në kohën më të re, gjegjësisht në shekullin e njëzetenjë, apo në mileniumin e tretë.
Njeriu bashkëkohor perëndimor i cili ka arritur rezultate solide dhe suksese të lakmueshme në planin shkencor dhe teknologjik, për fat të keq, nga ana tjetër, shoqërinë e ka ngulfatur edhe më tepër në ankthin e degjenerimit moral dhe instalimit të turpeve absurde në shoqëritë e veta. Kështu, shumë shtete evropiane e kanë legalizuar me ligj martesën mes gjinive të njëjta dhe atyre u ofrohet mbrojtje juridike si dhe njerëzve të këtillë të degjeneruar u jepet pozitë e veçantë.
Në këtë drejtim, lexojmë se administrate amerikane zyrtarisht e ka adoptuar prostitucionin si metodë të spiunimit dhe mbledhjes së informative. Që në vitin 1908 departamenti i shtetit ka themeluar drejtori zyrtare që do të ketë për detyrë t’u ofrojë vajza të reja politikanëve të ndryshëm, diplomatëve dhe burrështetasve, me qëllim që ato vajza të grumbullojnë informata të rëndësishme që janë të nevojshme për administratën amerikane dhe për hartimin e politikës së saj.
Mendoj se ky rast nuk ka nevojë të komentohet, ngase vetë është i qartë dhe i kuptueshëm.
Me rastin e hapjes së një klubi për ndërrimin e grave në Amerikë, zyra e prokurorit publik ka kumtuar se puna e këtij klubi nuk është jashtë kornizave ligjore dhe as që bie ndesh me ndonjë nen të ligjit për kundërvajtje në shtetin e Kalifornisë.
Para parlamentit britanik është organizuar protestë e madhe të cilës i kanë prirë një numër i madh priftërinjsh, profesorësh universitar dhe personalitetesh të njohura britanik, ku u kërkua që skandalet seksuale si lezbeizmi dhe homoseksualizmi të mos konsiderohen jo ligjore. Vërtet, projekt ligj i këtillë u miratua nga ana e pushtetit legjislativ britanik.
Në SH.B.A. në vitet e tetëdhjeta, numri i homoseksualëve kishte arritur në 17 milion. Ata kanë organizata të ndryshme komerciale dhe politike, e po ashtu kanë edhe shoqata që i mbrojnë të drejtat e tyre.
Është për t’u habitur se si kandidatët për kongresmen, bile edhe ata për president, garojnë mes vete për t’i tërhequr homoseksualët në radhët e veta dhe u premtojnë se do të propozojnë ligje për mbrojtjen e të drejtave të tyre në shtet dhe shoqëri. Kështu, gjatë mandatit të ish presidentit amerikan Xhimi Karter, ndihmësja e tij për marrëdhënie të përgjithshme pranoi një delegacion prej njëzet vetash, të cilët i përfaqësonin organizatat homoseksuale dhe lezbeje në SH.B.A. Këta kërkuan të drejtë që homoseksualët të punojnë me liri të plotë Brenda ushtrisë, e po ashtu, kërkuan edhe që të caktohet një numër më i madh i tyre në FBI, CIA, Departamentin e Shtetit, si dhe kërkuan që organizatat e tyre të lirohen prej tatimeve.
Gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 1980, senatori Robert Kenedi u takua me përfaqësuesit e organizatave homoseksuale dhe u premtoi se do t’ua mbrojë të drejtat e tyre nëse zgjidhet president i shtetit.
Në Francë, homoseksualët arritën të marrin leje zyrtare për përhapjen e një radioje të tyre speciale.
“Homoseksualizmi dhe lezbianizmi në Perëndim janë bërë moral, ata janë pjesë e pandashme e lirisë dhe e jetës demokratike. Homoseksualët nuk janë njerëz të veçantë, ata janë të përhapur në burokraci, në ushtri, në shtresat e larta të udhëheqjes etj. Një nga deputetët e parlamentit italian ka qenë një porno-yll me emrin Ciccolina, të cilën e tërë bota e njeh si prostitute” .

Është mjaft habitës rasti i nënës së ish presidentit amerikan Xhimi Karter, e cila premtoi dhuratë prej një milion dollarësh për atë që arrin ta vret liderin Iranian Homeini, sepse ai, duke e zbatuar sheriatin islam, ka urdhëruar të ekzekutohen homoseksualët dhe të gurëzohen të martuarit të cilët bëjnë prostitucion.
Në Britani, ministria e arsimit e ndaloi nga puna një arsimtare të re e cila ua kishte mësuar nxënësve të shkollës së mesme praktikisht seksin në klasë. Ky vendim qe shkak që ministria të sulmohet me të madhe nga ana e shtypit. Ministri u akuzua se është i prapambetur dhe primitive dhe thirrën në protesta për ta detyruar ministrinë që ta kthen këtë arsimtare në vendin e punës. Dhe, njëmend ndodhi ashtu, u organizuan protesta në përkrahje të kësaj arsimtareje dhe të lejimit të mësimit të seksit praktikisht.



------------------------------------------
33.El-Kamer, 36-39.
34.El-Misbahu-l-munir, f.1339.
35.Koncepte dhe sisteme bashkëkohore, f.60.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi