Një belge e re, e konvertuar në Islam, ka ndihmuar 1000 persona të tjerë që të pranojnë Islamin pasi e shndërrojë shtëpinë e saj në Qendrën Islamike për muslimanët belgë që kërkojnë të mësojnë më shumë për fenë e tyre.
E ndikuar nga miqtë e saj muslimanë dhe pas hulumtimit, studimit të fesë, Veronique Cools e ka pranuar Islamin në një moshë shumë të re.
Më vonë, ajo vendosi që shtëpinë e saj ta kthej në një Qendër Islame për muslimanët belgë që kërkojnë të mësojnë më shumë për fenë e tyre.
Qendra e re punon për t’i ndihmuar belgët që t’i kapërcejnë paragjykimet që kanë për fenë Islame.
"Paragjykimet rrjedhin kur nuk keni njohuri të duhur, të vërtetë, për Islamin”, tha ajo, ndërsa ishte duke përgatitur pako ushqimore për iftar, për besimtarët muslimanë që kanë agjëruar, raporton World Bulletin.
"Si muslimanë ne duhet ta njohim veten, ta paraqesim veten para shoqërisë shumë më mirë."
Pas tetë viteve të angazhimit, të informimit, Qendra Islame tani ka më shumë se 1.000 anëtarë, shumica prej tyre janë femra belge.
Ajo, qendra, është, gjithashtu, e hapur për të gjithë muslimanët në Belgjikë që janë të interesuar të mësojnë më shumë për fenë e tyre.
Vlerësohet se në Belgjikë, e cila ka një popullsi prej 10 milion banorë, ka 450.000 muslimanë belgë, rreth gjysma e tyre janë me prejardhje marokene, ndërsa 120,000 janë me prejardhje turke.
Më shumë se 20 për qind e popullsisë së Brukselit është me origjinë muslimane nga Maroku, Turqia, Pakistani, Bangladeshi dhe vende të tjera afrikane.
Në kryeqytet, në Bruksell janë 77 xhami dhe mbi 300 xhami janë në gjithë Belgjikën.
Burimi: OnIslam & News Agencies
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi