Islami, feja me rritjen më të shpejtë në Swaziland

Islami është feja me rritje të shpejtë në shtetin afrikan të Swazilandit.

Në fillim, në këtë vend ishte vetëm një xhami. Sot, xhamitë janë si këpurdhat, pothuajse, në çdo cep të vendit, sepse banorët po e pranojnë fenë Islame dhe numri i tyre po rritet, shkruan gazeta vendase Observer.
Sot, ka xhami në Ezulvini, Mbabane, Manzini dhe pothuajse në të gjitha qytetet tjera, ku muslimanët shkojnë që ta adhurojnë Allahun.
Xhamia e fundit, e cila është në ndërtim e sipër, është në qytetin Manzini dhe tashmë ka fituar popullaritet në mesin e shumë banorëve vendas.
Swaziland është një vend pa dalje në det në Afrikën Jugore, ku muslimanët përbëjnë rreth 12 përqind të popullsisë së vendit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip