Nezim ef.Haliloviq
Vëllezër të nderuar në Islam! Tema e hytbes së sotme është: Shtëpia e besimtarit. Dëshira ime është që përmes kësaj teme shumë të rëndësishme In shaa Allah t’i nxis të gjithë që të marrim një vendim të fortë që shtëpitë tona të bëhen shtëpi të mu'minve – besimtarëve, të cilat janë shtëpitë të devotshmërisë, rahmetit, të dashurisë, rahatllëkut, besimit dhe progresit. Një prej mirësive të Allahut xh.sh., për njerëzit janë shtëpitë dhe çadrat – tendat e tyre, siç thotë All-llahu xh.sh. në Kur’an.
“All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t'i shfrytëzoni për një kohë..” ( Nahl: 80)
Mirësia e rahatllëkut dhe kënaqësisë shpirtërore vëllezër te nderuar, është një ndër begatitë më të mëdha, për të cilat një numër i madh prej nesh as që janë të vetëdijshëm, ndaj të t’i kujtojmë ata të cilët nuk e kanë atë që neve All-llahu xh.sh. na ka nderuar.!
Shtëpia e besimtarit, të nderuar vëllezër xhemat, është një lloj Medreseje, kolegji dhe universiteti, nga ajo dalin anëtarë të dobishëm, të shoqërisë së ngushtë dhe të gjerë, në të edukohen bijë dhe bija të mirë dhe të bindur, Hafizllar, predikues – thirrës, imam, liderë, ulema, gjyqtarë, mjek, politikan, ministra, drejtor, komandant, ushtarë, policë, biznesmenë, punëtorë, mekanikë, shoferë, roje, fermerë, barinj, gra të ndershme muslimane, nëna, bashkëshorte, shtëpiake - amvise, mësuese, edukatore, profesoresha dhe mjeke - doktoresha.
Vëllezër të dashur, a janë shtëpitë tona, vend i rahatllëkut tonë apo mos e dhashtë All-llahu xh.sh. janë vende të turpit dhe pakënaqësisë? A është e mjaftueshme të kemi një shtëpi të madhe, të rehatshme dhe të mburremi me madhësinë dhe bukurinë e sajë, dhe të mos e bëjmë shtëpi të mu'minit – besimtarit të drejtë? Prandaj, shtrohet pyetja: Si të ndërtojmë një shtëpi, ku ne të ndjehemi rahat, shtëpi në të cilën të metat e saj fizike do të jenë të të pa vërejtura, të parëndësishme, pranë vlerave shpirtërore që ne do të ndjehemi të kënaqur – të lumtur me anëtarët e familjeve tona, si t’i tejkalojmë pengesat që janë mes anëtarëve të familjes, muret e shtëpive tona të jenë vetëm ndarje fizike, dhe që në komunikimin tonë me njëri-tjetrin këto mure të mos ekzistojnë, dhe si të ndërtojmë atmosferën e respektit dhe besimit të ndërsjellë?
Për të qenë shtëpinë apo apartamentet tona një vend i qetë dhe i lumtur, duhet ti ndërtojmë apo t’i blejmë ekskluzivisht nga pasuria e lejuar dhe t’i pajisim përsëri ato vetëm pasuri të fituar me hallall, por përpara se të vendosim për të ndërtuar apo të blerë një shtëpi apo apartament duhet të kemi parasysh truallin dhe fqinjët e ardhshëm dhe të mendojnë që shtëpia të jetë sa më afër xhamisë, shkollës dhe ambulancës.
Hapi tjetër i rëndësishëm në jetën tonë është zgjedhja e bashkëshortit-es, e me rastin e marrjes së këtij vendimi të rëndësishëm jetësor, është e nevojshme që të kemi parasysh hadithin e Pejgamberit, s.a.v.s., të cilin e transmeton imam Ibni Maxhxhe:
Transmeton Abdullah ibn Umeri, r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Mos martohi me gratë për shkak të bukurisë së tyre, ndoshta një ditë bukuria do t’iu shëmtohet, mos u martoni me to për shkak të pasurisë së tyre, ndoshta një ditë pasuria do t’i humbë, por, martohuni me gratë, për shkak të besimi i tyre, e, robëresha e zezë, i cila beson është më i mirë se ato "(Ibn Maxhxhe)
Vëllezërit e mi të dashur, sa muslimanë dhe muslimane me rastin e martesës kujdesen që bashkëshorti apo bashkëshortja e tyre, në radhë të parë të jetë besimtar- mu’min ose besimtare mu'mine?
Islami inkurajon besimtarët për të ndërtuar dhe zbukuruar shtëpinë e tyre me namaz, me mësimin dhe leximin e Kur'anit, me dhiker, muhabet me besimtarët që bëjnë zijaret dhe ai ata i viziton dhe i këshillon anëtarët e familjes, fqinjët dhe miqtë. Në hadithin të cilin e transmeton imam Muslimi thuhet:
Transmetohet nga Ebu Hurejra, r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet All-llahu xh.sh. është, si shembulli i të gjallit dhe të vdekurit" (Muslimi)
Sa shtëpi ka sot vëllezër musliman, të vdekura dhe të shurdhra, sepse në to nuk përmendet Allahut xh.sh.. Sa shtëpi muslimane janë shndërruar në vendbanime të xhinëve dhe të djallit, sa ka sot shtëpi muslimane që ushqehen me ushqim haram, në sa shtëpi muslimane dëgjohet muzika, shikohen filma dhe seriale të fëlliqura? Në shtëpi të tilla largohen engjëjt, përveç atyre engjëjve që me besnikëri i regjistrojnë ato që ndodhin në to, në mënyrë që qiradhënësve të tyre, në Ditën e Gjykimit kur t’ju jepet libri dhe t’iu thuhet: "Lexo librin tënd! Ky është tani e mjaftueshme për llogaridhënie" (El-Isra: 14), Banorët e këtyre shtëpive janë të pikëlluar, të zemëruar, pa gjumë, të uritur, të etur, të pakënaqur dhe plotë zemërime e urrejtje.
Shtëpia e Mu'minit është e pastër nga fotografitë në mure, statujat dhe nga qentë. Në to nuk ecin xhynybët (të pa larët), sipas hadithit të cilin e transmeton Nesaija: Transmetohet Ali ibn Ebi Talibi, r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Engjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi në të cilën ka fotografi, qen dhe njerëz xhunub" (En-Nesai)
Në shtëpinë e mu'minit nuk ka vend për adetet jo islame dhe imitimin e të tjerëve, siç thuhet në hadithin e transmetuar nga Ebu Davudi: Transmeton Abdullah ibn Umeri, r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kushdo që e imiton një popull, ai është prej tyre" (Ebu Davudi)
Edukimi i bukur Islam i fëmijëve në shtëpitë tona vëllezër të nderuar, është kafshatë për neve në botën tjetër, siç thuhet në hadithin të cilin e transmeton imam Maliku: Transmetohet nga Ebu Hurejra, r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Me të vërtet besimtari do të ngrihet në një vend të latë në Xhennet, dhe do të thotë:" Zot, pse është kjo "Do t’i thuhet: "Për shkak të lutjes së fëmijëve pas teje! Në një transmetim tjetër thuhet: "Istigfari (kërkimi i faljes) së fëmijës tënd"! (Malik)
Vëllezër, t’i ringjallim shtëpitë tona me lexim të Kur'anit, me namaz vullnetare, me ligërata islame, me bindja ndaj prindërve tanë, nëse ata janë të gjallë, dhe lutje në qoftë se janë të vdekur, me edukimin islam të fëmijëve tanë, me ligjërata të përditshme me anëtarët e familjes tonë, duke iu kujtuar se kush janë dhe pse janë në këtë botë, duke ruajtur faljen e namazit me xhemat në xhami, duke dërguar fëmijët në mekteb, duke mbajtur lidhjet familjare, duke u kujdesur ndaj fqinjëve, duke i ndihmuar të varfëritë, jetimët dhe shqetësimin e vazhdueshëm që ne dhe anëtarët e familjeve tona të përgatiten për botën tjetër!
I lutemi All-llahut xh.sh., që të na forcojë në rrugën e Islamit, për të ndihmuar vëllezërit tanë në Palestinë, Gaza, Siri dhe çdo vend tjetër ku janë të kërcënuara të drejtat e myslimanëve, që të na ruaj nga sprovat që nuk mund t’i përballojmë, që shtëpinë tonë të jenë shtëpi të rahatllëkut dhe të jetës së vërtetë islame, që fëmijët dhe pasardhësit tanë të bëhen kampion të ummetit, që të na falë mëkatet dhe të na dërgojë në parajsën premtuar, në shoqëri me pejgamberët, të sinqertit, shehidët dhe njerëzit e mirë! Amin! Amin!.l