Dokumentari “Feja dhe Kombi”, tashmë edhe në anglisht

Dokumentari “Feja dhe Kombi”, realizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në vitin 2012, është titruar së fundmi edhe në anglisht, për të gjithë ata të huaj të cilët janë të interesuar të njohin se si ka qenë dhe se si është aktualisht marrëdhënia e shqiptarëve mes fesë dhe kombit.

Dokumentari flet për bashkëjetesën ndërfetare tek shqiptarët, i ndërtuar me një historik të harmonisë dhe intervista me përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë dhe studiues të kësaj çështjeje si historianë dhe sociologë.

Ky dokumentar është transmetuar disa herë në kanale të ndryshme televizive si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

[youtube]&index=1[/youtube]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë