Australia heq kufizimet për gratë e mbuluara

Qeveria e Australisë ka ndryshuar vendimin, i cili u ka mundësuar qasje të kufizuar grave myslimane me mbulesë në parlamentin e vendit.

Javë më parë, ligjvënësit kanë thënë se çdokush që viziton ndërtesën me fytyrë të mbuluar, duhet të ulet në një zonë të veçantë të galerisë publike.

Vendimi është parë në masë të madhe si diskriminues ndaj grave myslimane.

Me ndryshimet e fundit, vizitoret e mbuluara duhet të tregojnë fytyrën e tyre shkurtimisht te zyrtarët e sigurisë.

“Vizitoret, me fytyra të mbuluara, janë të lira të lëvizin në hapësirat publike të ndërtesës, përfshirë të gjitha galeritë”, ka thënë Deparatamenti i Shërbimeve Parlamentare.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë