Hapet xhamia më e madhe e marokianëve në Holandë

Xhamia më e madhe e marokianëve në Brabant, Holandë, hapi dyert me një ceremoni të prerjes së shiritit në Roosendaal të Holandës, të premten, sipas Maghreb Arab Press (MAP).

Ambasadori i Marokut në Hagë, Abd Al-Vehab Al Balkui, dhe Kryetari i Bashkisë së Roosendaal-it, Jack Nidiri, ndoqën ceremoninë.
Xhamia, e quajtur "Qendra Islamike Marokiane e Roosendaal-it, ka hapësirë mbi 2.200 metra katror në sallën e namazit, e cila është mjaft e madhe për të akomoduar qindra besimtarë dhe është e ngjitur me objekte të tjera.
Mbi xhami ngrihet një kullë e bukur, një minare 22 metra e lartë.
Arkitekti indonezian i cili ishte në krye të projektit thuhet se ishte frymëzuar nga kulla e xhamisë historike Koutoubia në Marrakesh, Marok.
Sipas të njëjtit burim, ndërtimi i xhamisë, i projektuar në përputhje me arkitekturën e lashtë marokiane, mori më shumë se tri vjet dhe ka kushtuar tre milionë euro. Fondet janë mbledhur si donacione nga besimtarët besnikë.
Xhamia jo vetëm që do të shërben për besimtarët musliman, por është një qendër e cila bën thirrje për bashkëjetesë në një botë përplot konflikte.
Muhammed Amzian, kryetari i Xhamisë së Madhe në Berabant, tha në një deklaratë të publikuar, "Në këtë kohë e cila është e karakterizuar nga polarizimi dhe ekstremizmi, ne kërkojmë që të krijojmë lidhje me pjesën tjetër të shoqërisë."
Xhamia e Madhe hap dyert e saj për publikun të shtunave dhe të dielave për t’u mundësuar banorëve të qytetit që ta vizitojnë atë, dhe të gëzojnë bukurinë dhe arkitekturën e saj të rëndësishme, domethënëse, madhështore, qoftë nga ana e jashtme apo e brendshme të xhamisë.



Burimi: Marocco World News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip