Ata që u arratisën nga liria, burgosën shpirtin e mendjes dhe të zemrës. Vizioni i këtij brezi po shuhet, po troket një brez i ri, por sa do të ketë efikasitet për brezat që do vijnë.
Muhamedi a.s., i dërguar si vulë i të gjithë të dërguarve, na tregon rëndësinë e veprës që u lihet brezave tjerë duke e konsideruar atë “Sadaka rrjedhëse”-(punë e mirë e vazhdueshme).
Sot, brezi i rinisë sonë ka lënë pasdore mbjelljen e pemëve, mbjelljen e luleve, pastrimin e mjedisit rrotull. Rinia e sotme humbet 6-orë e më shumë në, facebook, twiter, instagram apo duke dëgjuar gjëra pa vlerë në youtube. Ata kanë lënë pasdore leximin e librave të rinj, mësimin e një fjalie apo zbulimin e një teorie shkencore. Kalojnë vite dhe ai nuk ka lexuar një libër apo një rubrikë kulturore gazetareske, mjerim i madh ky për brezin tonë të ri.
Rini pasive që shumë pak merren me sport dhe aktivitete shkencore, letrare. Vizioni i tyre të jetojnë dhe të verbohen nga bota e internetit dhe filmave televiziv, më shumë shfrenues sesa edukues. Shumica duan të bëhen juristë, ekonomistë dhe këngëtarë, ndërsa pak prej tyre, e shumë rrallë, fizikantë, matematikantë, kimistë, vërtet shkencëtarë. Shkenca merret si shaka, lojërat me seriozitet duke u kushtuar vëmendje më shumë kotsirave se gjërave me peshë e vlerë. Rinia jonë e shekullit 21, është katandisur në një amulli të madhe, duke u marrë me fjalë boshe dhe duke mos shërbyer asgjë të mirë në ndërtim të vendit ku jetojnë.
Presidenti amerikan John Kenedi thoshte: “Mos prit se çdo bëj vendi yt për ty por ti çfarë do bësh për vendin tënd.(1)
Sot, brezi i ri fajëson shtetin, vendin e vet, kinse ata janë fajtorë për mos integrimin e tij në shoqëri apo punë dhe angazhim. Ky i ri asnjëherë nuk e sheh fajin tek vetja e tij dhe pasiviteti, parazit që ai transmeton tek vetja e vet dhe tek të tjerët.
Sot, njeriu ka mjete për punë, zhvillimi e punësimi më shumë se ndonjëherë, arritje kaq të madhe s’mund të ketë arritur dhe njohur historia e njerëzimit, edhe pse teknikat e kushtet ekzistojnë, ky i ri ankohet dhe aspak nuk mundohet.
Një ditë hyra në autobus, ishin thuajse të gjithë studentë, e ardhmja e këtij vendi. Brenda një orë e gjysmë sa udhëtuam në autobus mes dhjetëra atyre studentëve nuk pashë asnjë duke lexuar një libër. Të gjithë dëgjonin me kufje-dëgjuese muzikë dhe luanin me telefona. Apo tragjedia më e madhe kur studenti merr diplomën dhe gjatë atyre 4 apo 5 viteve gjatë studimeve nuk ka lexuar një libër qoftë ai i profilit të tij apo jashtë profilit të tij. Të rinjtë tanë nuk janë largpamës ata bëjnë një jetë të pa kontrolluar të pa disiplinuar në gjitha sferat, si atë shkencore, intelektuale apo ekonomike-kapitale.
Hadithi i njohur i pejgamberit Muahmed a.s., na tregon “Për të riun i cili zemrën e tij e ka lidhë me xhaminë do jetë nën hijen e Arshit të Zotit at ditë kur nuk ka hije tjetër. Sepse ai i ri që ka lidhë zemrën me xhaminë, ku vet fjala xhami tregon lidhjen e njerëzve me Zotin, bashkësinë, shoqërinë, grupin dhe shkencën e edukimit edhe në grup.
Rinia jonë duhet të ketë shumë vizione, ku do t’i cekim disa prej tyre :
1. Zhvillimi i tij intelektual dhe shkencorë
2. Ndërtimin e vendit ku ai jeton
3. Leximin, studimin, praktikimin e veprave shkencore
4. Edukimin e vetes dhe të tjerëve me librin
5. Zhvillimin e aftësive oratorike
6. Praktikimin e profesionit që posedon
7. Kujdesin ndaj ambientit ku jeton
8. Promovimin e kulturës së shkruar dhe artit pamorë
9. Mësimin e gjërave të reja çdo ditë
10. Kujdesin ndaj higjienës dhe disiplinës
11. Sjelljen e mirë me të tjerët etj
________________________________________
(1) President John F. Kennedy – January 20, 1961 burim nga : http://ëëë.historyplace.com/speeches/jfk-inaug.htm