Pas 40-vitesh ezani në Bujan..!!

Një ëndërr e bukur mu skalit në memorie, isha fëmijë dhe pashë në ëndërr një minare të bardhë, si dhe një xhami në fshatin Dojan-Bujan, ku njerëz dilni turma-turma pas faljes së namazit.

Por, papritur kur më doli gjumi pashë se isha në ëndërr dhe xhami nuk kishte. Po kalonte kohë e gjatë thuajse 40-vite, ndoshta edhe më shumë, që ky vend nuk kishte xhami, dhe ezani nuk thirrej që 40 vite me radhë. Dëshpërohesha kur në tokën time ku kam lindur nuk dëgjoja ezan dhe nuk kishte një vend ku të përmallohesha në sexhde më Krijuesin tim Allahun, Zotin e njerëzimit, tokës dhe qiellit. Ndjenjë që nuk më linte rehat qysh fëmijë duke udhëtuar atyre luginave e maleve duke pasur takime me të rinj e të moshuar, me ata shumë tema për të diskutuar. Pasi përfundova studimet dhe u forcova paksa në këtë udhë të bekuar islame, vendosa një gjë, ia bëra vetes nijet, qëllim, të bëjmë xhaminë në këtë vend.
Më ishte bërë kokë e këmbë, zemër e mendje, duam xhami në Bujan, mu kujtua shoferi që ndez makinën, mu kujtua nëna që lufton për të lindur foshnjën e sajë për ta nxjerr në këtë botë, mu kujtuan shumë gjëra, por mbi të gjitha mu kujtua fuqia që ka Allahu xh.sh., të cilën e ka treguar në ajetet e Tij.
Zoti na lajmëron: “Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.” (Jasin 82).
Pra kur donë i Madhi Allah ia jep forcën krijesës së tij, thjesht duhet kërkuar diçka për t’u realizuar.
Njeriu pa shpirt vdes, dhe ky vend thuajse ishte i vdekur, shpirti i këtij vendi do jetë xhamia, shtëpia e Zotit, ku njerëzit qetësohen aty, gjejnë prehjen shpirtërore dhe bëjnë namaz dialog me Krijuesin e gjithësisë.
Shumë kërkesa shkresa, diskutime, angazhime dhe në fund xhamia u ndërtua, me lejen e Allahut Fuqiplotë dhe me ndihmën e besimtarëve musliman, pra ajo u ngrit në këmbë, u ndërtua. Një emocion i pa përshkueshëm ndjenjë e veçantë, gëzim i madh, m’u duk se nuk mund t’ia dilja, por Allahu më dha forcë dhe ia dolëm, të gjithë së bashku ngritëm një faltore të Allahut në tokën e Tij, ku jetoi Binak Alia e Mic Sokoli dhe nëna e tij me shami dhe besim iman të lartë prej muslimaneje. Më kujtohej gjyshi im, ndjesë pastë, para se të vdiste më dha Kur’anin dhe më tha kjo është për ty, ky është shpëtimi i mbar kësaj njerëzie, Allahu e pastë mëshiruar, u preka, por ndjehesha i lumtur që pas 40 vitesh komunizëm ia arrita të thërras ezanin e parë në vendin tim të lindjes, Tropojën e Imam Abdullah Hoxhës dhe shumë besimtarëve të tjerë që luftuan për tokën dhe kombin shqiptarë dhe u lanë në harresë, por Allahu i ngriti ata lartë në xhenetet e bukura.
Mu kujtua xhamia e vjetër të cilën e pata fotografuar mes varresh, ishte e shkatërruar për të ardhur keq sesi komunistët e kishin lënë njëherë zyre partie e pastaj stallë delesh e dhish.
Rropatesha të kap dyshemenë dhe muret prej fantazme ku dëgjohej duhama e pijanecëve që alkooli u kishte pirë mendjet e kresë, ishte mjerim i madh, aty nuk kishte më shansë ndërtimi, toka afër komunës ishte në qendër të fshatrave tjera pa xhami dhe në mes vetë fshatit Bujan-dojan, bile edhe shumë më mirë.
Komuna Bujan, si dhe Muftiu e mirëpritën këtë lajm dhe sihariq që unë iniciova, për hir të madhërisë së Allahut xh.sh., që ishte për të mirën e tërë këtij komuniteti dhe çdo kujt që na viziton, pasi të vizitojë këtë tokë të lashtë historike që u bëri rezistencë pushtuesve në shekuj. Xhumaja që fala aty, e para xhuma, më pushonte trupi mendja e zemra, ndjehesha i lumtur dhe pas faljes së namazit përqafimet e prindit tim e vëllezërve dhe bashkëvendësve të mi më krenonin dhe nderonin jashtë mase. Ezani po thërriste në tërë ato fshatra e tërë ato shtëpi, ejani në namaz, ejani në shpëtim, Zoti është më i Madhi. U skalita gjithë jetën xhamive të dynjasë me ligjërime e mësime dhe me vinte turp të mos kisha xhami në fshatin tim ku unë linda, pra ëndrra u bë realitet edhe pse kaluan shumë vite. Allahu është me durimtarët, dhe pas gjithë atyre vështirësive e kërkesave rezultati u arrit, falënderimi i takon Allahut. Në xhumanë e parë në xhaminë e re bujan falënderova Allahun xh.sh., rashë salavate mbi të dërguarin Muhamed a.s., falënderova ata që ndihmuan në ndërtimin e kësaj faltoreje, si dhe nderova gjithë vendasit e mi dhe mbajta një fjalim për besim, edukim, arsim, zhvillim, pastrim. Një këshill për vëllezërit besimtarë që duan të kenë faltore në vendet që ata jetojnë disa pika për t’i marrë :

1. Vendi ku ti jeton kërkon edukim, frymëzim, zhvillim, mësim
2. Kontribuo nëse fshati, apo lagjja jote nuk ka mesxhid apo xhami, ta keni
3. Mos u dorëzo, Allahu është me ty, me ju dhe me të gjithë.
4. Pastro nijetin, forco këmbët, mendjen e zemrën
5. Shtoj duatë lutu për xhami (faltore)
6. Shkruaj artikuj, paraqit kërkesa tek xhamitë dhe besimtarët
7. Mbaj ligjërata, diskutime, fol që të kesh xhami aty ku jeton
8. Bisedo me njësitë lokale dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore e islame
9. Bisedo me njerëzit e mençur me popullin tregoju vlerën e xhamisë
10. Trego se xhamitë janë edukim, sepse nga mejtepet e tyre dolën mësuesit e brezave
11. Në xhamitë aktive mësohet shkrim, lexim, këndim, si dhe shkencë e edukim
12. Në një vend që nuk përmendet Allahu nuk thirret ezani nuk ka bereqet
13. Shpirti ka nevojë për qetësim, faltoret kanë këtë rol sepse ti shkon për Allahun, e jo për njerëzit, për të parë ata.
14. Mësoju njerëzve se xhamia të jep bazat e para për jetën, shkencën, profesionin, familjen etj.
15. Nga xhamitë dolën shkencëtarë, mjek, ekonomistë, juristë, si p.sh. Hoxhë Kadri Prishtina etj.


Artikulli i kaluar
Rini pa vizion..!!
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi