Imazhe nga ‘Xhamia e Larme’ dhe ‘Isak Xhamia’ në bankënotat e reja të Maqedonisë

Këshilli i Bankës Popullore në seancën e fundit e pranoi Informacionin për zgjidhjen ideore të bankënotave të reja prej 200 dhe 2000 denarësh dhe i obligoi shërbimet profesionale që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për shtypjen e tyre.

Motiv bartës në pjesën e përparme të zgjidhjes ideore dhe grafike të bankënotave prej 200 denarësh është reliefi me përfaqësim të psalmit 41 të Davudit nga Dhiata e Vjetër çka i bie ikonave të njohura nga Vinica, njëra prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike në Republikën e Maqedonisë.
Në të njëjtën anë, në pjesën qendrore majtas lartë është treguar një fibul e bronztë e fillimit të shek. VII e cila është zbuluar në rrethinën e Prilepit. Në pjesën e pasme të kësaj bankënote është paraqitur një element arkitekturor nga fasada hyrëse e ‘Xhamisë së larmë” në Tetovë, njëra prej shenjave më atraktive nga periudha e perandorisë osmane në Republikën e Maqedonisë, e plotësuar me elemente florale të marra nga dekorimi i plloçës së mermerit nga “ Isak Xhamia” në Manastir, e ndërtuar në fillim të shek.XVI, transmeton Zhurnal.mk.
Motiv bartës tek pjesa e përparme e bankënotës prej 2000 denarëve përfaqëson rrobat tradicionale të gruas maqedonase nga regjioni i Prilepit, si refleksion i pasurisë së folklorit. Në të njëjtën anë, në pjesën qendrore majtas është përfaqësuar një gotë prej afioni e cila është zbuluar në Lumin e Thatë, në Gjevgjeli. Kur bëhet fjalë për pjesën e pasme të bankënotës, në të është treguar një dekorim i pjesës së brendshme të pjatës së arit, e cila e ka prejardhjen prej shek.XVI dhe në të cilën pjesë qendrore gjenden dy pauna afrontik, të mbuluar me dekorim floral.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip