Mure të vjetra për mure të reja

Civilizimet e hershme ndërtuan shumë mure, bile romakët njiheshin për harqet e sistemi ujor, të ashtuquajturat akuidukte, ku në to përdorej çimentoja etruske. Ndërtoheshin si mure, por me harqe dhe luanin rol perfekte për zbarkimin e ujit nga malet e larta nëpër qytetet e vendet urbane.(1)

Muret e vjetra më kujtuan 27 xhamitë e vendlindjes të cilat më nuk ekzistojnë sepse u rrënuan si shkak i ndërrimit të sistemit dhe ardhjes së diktaturës, kishin mbetur vetëm disa mure prej guri të xhamive tradicionale vendore që i kishin ndërtuar gjyshërit tanë për të praktikuar namazin dhe lutjet në to. Nga qyteza Taif marrim një mësim. Taifi ishte i fortifikuar me mure rrethues dhe ato ishin shkaku që ky vend u quajt Taif (diçka e rrethuar).
Muhamedi a.s., nuk depërtoi dot në mesin e tyre, prandaj e rrethoi atë përmbi njëzetë net. Aty vendosi katapultat, mendim të cilin ia dha Selman Farisiu dhe i qëlloi, por nuk pati ndonjë efekt. Disa shokë të Muhamedit a.s., ranë dëshmorë nga shigjetat, që u hodhën nga banorët e Taifit muslimanëve. Disa të tjerë u përpoqën të depërtonin në muret rrethuese nëpërmjet disa mjeteve që kishin përgatitur me dru dhe lëkurë. Fillimisht depërtuan dhe u afruan pranë mureve, por banorët e Taifit u hodhën hekur të shkrirë nga lart, që i shkriu lëkurat dhe ndikoi tek drunjtë. Kjo i detyroi muslimanët të dilnin nga mjeti ku qëndronin. Ata që qëndronin mbi mure gjuajtën me shigjeta dhe vranë disa prej tyre, por megjithatë besimi dhe forca e madhe tejkalon dhe muret e fortifikatat sot dhe atëherë Taifi ra në duart e muslimanëve dhe është i tëri musliman. Befas na vie në mend muri i Berlinit ndërtuar me 13 gusht 1961 dhe shkatërruar me 9 nëntor 1989, një kthesë e madhe që theu murin dhe mentalitetin komunist për të sjellë një frymë tjetër plurale me mendime të hapura më ndryshe, pra nga një mur të vjetër në një mur të ri, por dhe muri ri ka ndërtimin e tij dhe ka shumë pengesa gjatë ndërtimit.
Në suren Kehf na tregohet për një mur të vjetër të cilin do e ndërtoj apo drejtojë vet Hidri aty është një mesazh i madh se si muslimanët ishin human dhe mendonin për njerëzit tjerë sidomos për jetimët dhe njerëzit me nevoja specifike.
Allahu na lajmëron shumë qartë në ajetet në vijim: “Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si musafirë (e as t'i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë!" Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!" Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!” (Kehf ajetet 77-78 dhe 82) .
Pra ne duhet të ndërtojmë e punojmë si dhe të kultivojmë vlera pa marr parasysh situatën që mund të ketë populli jonë, ne duhet si individ dhe musliman e njerëz modest të jemi model i së mirës dhe ti bëjmë bojkot të keqes.

Mure të vjetra për mure të reja pse kjo temë?

Kjo, sepse brezat e vjetër duhet t’u lënë gjurmë dhe vepra të mira brezave që vijnë, ashtu si nëna dhe babai që kanë obligim të edukojnë dhe të arsimojnë fëmijë të virtytshëm dhe sjellshëm e konstruktiv për shoqërinë dhe vendin ku ne jetojmë. Pra, plani ynë është se ne duhet të ndryshojmë dhe të ndërtojmë civilizim ashtu si ndërtoi Muhamedi a.s., i dërguar si mësues dhe mëshirë për mbar njerëzimin.
Muhamedi a.s., thotë: “Shembulli im me të dërguarit e tjerë është si shembulli i një shtëpie që i mungon një tullë e ajo tullë jam unë.”
Pra shumë pejgamber u dërguan për popujt e kaluar dhe Muhamedi a.s., u dërgua për ne si vulë e të gjithë të dërguarve deri në fundin e kësaj gjithësie.
Papritur m’u kujtua dora dhe vepra e artit të muslimanëve në Spanjën islame ku ndërtuan me delikatesë muret rrethuese në qytetin e bukur Korodova, ato endje të bukura dhe ndërtesa me plot arkitekturë të rrallë botërore. Ato vende që dikur para se të vinin arkitektët musliman kishin kështjella të pështira pa kanalizime ku jashtëqitja hidhej me mjete rrethanore dhe shpesh godisnin vendin sëmundje të ndryshme si shkak i pa-pastërtisë.

Si ti pasojmë muret e vjetra si ti ndërtojmë muret e reja :
1. Ne duhet të marrim nga civilizimet tjera dituritë dhe mjeshtëritë
2. Ne duhet t’i përvetësojmë artet dhe shkrimet nga popujt tjerë
3. Ne duhet ta ndjekim drejtësinë dhe të punojmë me drejtësi
4. Ne nuk duhet të vetëkënaqemi me atë çka na lan të parët por duhet të ndërtojmë më shumë se ata bile duhet të mendojmë t’ua tejkalojmë
5. Ne kemi projektin,ata se kishin ja nisën nga zeroja
6. Islami kërkon mure të reja fortifikata të lapsit dhe njerëzve që synojnë civilizim e ndërtim kudo që shkojnë.
7. Të ndërtojmë muret e vërtetës ti rrënojmë muret e dobëta të së pavërtetës
8. Ti bëjmë mur bllokim të keqes t’i hapim portat të mirës dhe zhvillimit ashtu sikurse Dhulkarnejni që bëri bllokadë, pendë ndaj popullit zullumqar jexhuxh-mexhuxh.
9. Mbi muret tona të ndërtojnë të tjerët pra tu lëmë brezave burimet e përvojat tona
10. Një popull pa besim është si një qytet pa mure rrethuese e keqja lehtë mund ta godas



1).Per me shum shiko ne Wikipedia : http://en.wikipedia.org/wiki/Aqueduct_(water_supply)


Artikulli i kaluar
Për ndjenjat e atdhedashurisë
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi