Xhamia e re në Azerbajxhan kushtoi 12.8 milion dollarë

Ka përfunduar ndërtimi i xhamisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku, ku në të njëjtën kohë mund të akomodohen 4.200 besimtarë.

Ndërtimi i xhamisë ka filluar dy vjet më parë, pas vendimit të nënshkruar nga Presidenti Ilham Aliyev.

Këto ditë po punohet rreth përgatitjes për ceremoninë e hapjes së xhamisë, e cila ka kushtuar 12.8 milion dollar.

Xhamia posedon 3.200 metra katrorë, dhe është ndërtuar në një sipërfaqe prej 54.000 metra katrorë. Ka katër minare në lartësi prej 72 metra dhe dy kupola.

Si pjesë e xhamisë gjendet edhe parkingu me kapacitet për 520 automjete.

Në ceremonia e hapjes solemne të xhamisë do të marrë pjesë edhe Presidenti Aliyev.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/xhamia_azerbajx_1419339576.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip