Hyrje
Popujt për rreth apo edhe me gjerë identifikohen me një fe të caktuar, kurse shqiptarë,komponentet kombë e fe gjithnjë kanë qenë unike fati e ka dashtë që t’i përkasim llojllojshmërisë apo trillojshmërisë që janë pasuri kombëtare, kurse ndikimi dhe rolli i sajë nepër kohë ka kontribuar për ruajtjen e kombit.Çasja e historisë shqiptare sidomos në këndin e zhvillimit të bashkësive fetare ndikimin e tyre si dhe karakteristikën e dominimit kombëtarë tek to,nuk është e paktë por dominon vija e bashkjetesës,duke mos i shpëtuar edhe keqpërdorimit sidomos të të huajve si edhe lakmitarve që të jenë në shërbim të përçarjes.Në historin tonë kombëtare ekzistojnë shumë prej figurave fetare që dhanë kontibutin e rrallë,por që historianët e studiuesit shpesh janë të prirur ti mohojnë apo së paku t’u fshehin titullin fetarë nën pretendimin e ruajtjës së imazhit kombëtarë laik,Por ndikimi gjeostrategjik dhe efekti kombëtarë e politik ishte dhe është i dukshëm sidomos pas shkëputjes së Kosovës nga Shqipëria dhe pushtimi nga serbët të cilët për politiken e tyre përdorën edhe fenë.Nuk do të thotë që edhe shqiptarët gjegjësishtë prijësit fetarë shqiptarë sidomos ata musliman,nuk e përdorën fenë si gjeostrategji për dallimin nga armiku.Nga ana tjetër prirja për t’u ngritur mbi ndasitë dhe përkatësitë fetare,në interes të unitetit rrethë çështjes kombëtare zë fill gjatë kohës Rilindjes,dhe vazhdimsia e sajë ishte gjithnjë në funksion nepër kohë.Tema e bashkëjetesës ndërmjet muslimanëve dhe kristianëve, nëpër 15 shekujt e kaluar e deri sot, është prej çështjeve, që kanë një rëndësi të veçantë për një shoqëri përparimtare.(1) Kleri,prijësi fetarë,shqiptar nga të tre komunitetet përkatëse më të mëdha të Shqipërisë u përfshinë në fillet e luftës për pavarësinë e Shqipërisë.Qe me themelimin e Komitetit të Stambollit përfshirja ishte e përgjithshme,nga të gjitha fetë shqipëtare edhe Lidhja e Prizrenit e kuvendet e tjera të njohura në histori si edhe ai i Vlorës e tutje përbënin larushin fetare mbrendapërmbrenda vetës duke qenë funksionale dhe reflektuese.Por shteti e shoqëria shqipëtare ishte dhe është multi religjioze,dhe kur dikush donte ta identifikonte me njëren nga fetë apo ta përdorte fenë për ta përqarë kombin tonë intelektualët ngriten zërin duke qenë shembull botërorë për tolerancë e rrespektim te njëri tjetrit.Myslimanë,ortodoksë e katolikë kishte si në frontin e rezistencës shqiptare,ashtu edhe midis përkrahësve të qeverisë së Tiranës si dhe të organizatave të Ballit Kombëtar e të Legalitetit,Xhemijeti etj.Prijësit fetarë nuk ishin të lokalizuar me rajon as të përkufizuar me përkatsinë e tyre fetare,ata dëshironin dhe ishin te angazhuar për bashkimin e gjithë shqiptarëve pa dallim feje a rajoni.andaj kontibuti i tyre ishte i madhë,pavarsishtë se tendencat për minimizimin e këtij angazhimi ishin dhe janë aktuale. Jam i vetedishëm se kjo temë kërkon hapsirë dhe përkushtim edhe më të madhë në të ardhmen, dhe do të jetë obligim jo vetëm individual por edhe institucional e kolektiv pasiqe kemi fatin që jetojmë në këtë kohë kur mundësitë dhe liria na lejojnë një gjë të tillë.Nga ana tjetër ekziston tendenca edhe e keqpërdorimit nga jo dashamirët e kombit apo ata që nën shërbimin e të huajve duan të fusin përqarje përmes fesë.Andaj duhet vënë çështjet në binarët e vetë dhe strategjia e fesë gjithnjë të jetë siq ka qenë në shërbim të atëdheut.
Elita shqiptare e historisë moderne fetë e sidomos intitucionet dhe prijësit islam i kishte bastion të aktiviteteve kombëtare jo vetëm politike por edh ekulturore.E nga ana tjetër hoxhtë ishin gjithnjë në shërbim dhe kontributdhënës për çështjen kombëtare,menjeherë pas shkëputjes së Kosovës nga trungu amë dhe pushtimi i dhunshëm nga serbet prej 1913 e këtej ,xhamitë e mejetepet ishin vendëtakim i popullit si edhe edukim e mësim shqip për brezat.Gjithashtu edhe pas ripushtimit 1945 rezistenca ndaj serbisë dhe kundër propaganda ndaj ortodoksis sallave udhëhiqej nga hoxhollarët.Jo vetëm lufta e armatosur por edhe thirrja për qëndrimin në atëdhe si edhe mësimi i gjuhës shqipe.Edhepse përjetuan burgosje internime e akuza dhe ndalime me ligj duke quajtur vepër penale mësimin nepër mejtepe ata rrezikonin e sakrifikonin jetën e tyre duke shfrytëzur mundësin e edukimit të popullit ngase shteti i atëhershëm nuk lejonte hapjen e shkollave shqipe.Megjithatë në këtë punim mbeten edhe të pa thëna që na kufizon çasja konkrete këtu,apo kategoria e punimit.Mbesë më shpresë që në të ardhmen të kontribojë edhe më tejë në këtë këndë.
Feja ndikuese në shoqëri
Civilizimet e vjetra babilonase,asiriane,induse etj kanë për fillesë bindjen apo besimin në Zot.Besimtarët janë ata që ditën të qëndronin pranë shumë figurave të mëdha intelektuale dhe luftëtarëve të kohës,për të sjellur integrim,liri dhe edukim. Përveç borxhit,nënshtrimit dhe prirjes së natyrshme,dini(Feja R.G)shënon edhe drejtësinë,gjykimin e drejtë,masën e drejtë,harmoninë dhe drejtpeshimin.(2) Kontributi gjeopolitkë e gjeostrategjik përmes feve është marrë si preteks i zhvillimëve të shumta botrore në shoqërinë njerëzore qoftë ne këndin e ngritjes kulturore e politike qoftë edhe në atë luftarakeNë qarqet fetare sqarohet se feja është e lindur së bashku me njëriun,dhe pavarsishtë zhvillimëve të me tutjeshme njerëzimi që në lashtësi kishte kishte besimin dhe ngriti tempujt fetarë.S’ka dyshim se fetë janë themeluese të civilizimëve dhe bartëse të tyre dhe qëllimi i tyre është edukimi i njeriut.Shoqëria njerëzore ka gjurmët e veta historike sidomos në aspektin e zgjerimit të tyre gjeostrategjik e gjeopolitik.”Në të kaluarën por edhe sot,edhe pse mundë të hasët në njerëz që nuk kan pranuar ndonjë fe,nuk mund të haset edhe në shoqëri jo fetare”.(3) Nga ana tjetër gjurmet më të theksuara janë te atyre që besuan,ngase feja apo besimi në Zot stimulon besimtarët me diçka të shenjtë me të madhe se sa interesi i jetës.Ajo nxit besimtarët për punë të mira humanitare e çlirimtare duke e obliguar me misionin e kontributit për paqe e liri,për dallim nga ideologjitë njerëzore që ofrojnë diçka më të ngushtë më minore bindja fetare ofron edhe amshueshmërinë.Zakonishtë fetarët apo prijësit e feve ndodhen edhe në ballë të revolucionëve,luftrave për liri si dhe në nxitjen drejt prosporitetit,integrimeve shoqërore dhe revolucionëve.”Përvoja historike e pjesës më të madhe të popujve dëshmon se njësia e fesë ishte ndër faktorët e rendësishëm në procesin e integrimit të perandorive mesjetare,kurse roli i feve në integrimin e njësive etnokulturore e gjeopolitike kombëtrae do të shfaqet në fillet e kohës së re në periudhën e renesancës,me një rëndësi të shtuar gjatë humanizmit,ilimunizmit dhe rilindjes kombëtare”.(4) Kështuqe dihet që në mesjetë udhëheqëja dhe drejtimi i shtetit konsiderohej si vullnet i Zoti apo çështje hyjnore”Që nënkuptonte një përzirje të fuqishme të “fesë”në udhëheqjen dhe drejtimin e atyre rrjedhave dhe proceseve.”Por etapa e reformizmit sjellë koncept tjetër atë të ndarjes së Papatit nga Perandoria”Reformistët protestant e shihnin perandorinë më shumë si udhëheqëse ushtarake ,e më pak si përfaqësuese e Zotit me çka edhe janë përsonifikuar”(5) *Megjithatë,nepër kohë feja është përdorur për pushtete e strategji ideologjike e politike si nga të krishterët me Kryqëzatat ashtu edhe muslimanët me Halifatin apo edhe të tjera pretendime…
Hantingtoni parasheh në “Përplasjes së qytetrimëve” edhe ndarje gjeostrategjike sipas religjioneve”Në kohën kur në botën përendimore do të lindnin veçantit në qytetrime si njësi të veçanta gjeografike përkatësishtë hapësira të veçanta gjopolitike.Këto njësi gjografike mbi bazen e përkatësisve të besimit fetarë do të jenë më pas edhe determinues të gjeopolitikave të reja”(6).Në rendin e ri Gjeopolitik ndër aktorët e këtij renditë “Karakterit jo territorial numrohen edhe Institucionet fetare”edhepse orientimet drejt rendit të ri botror të sigurisë nuk kanë të bëjnë me këtë çështje por më shumë janë të ngritura në konceptet “shtet-komb”ekulibër i forcës apo Koncerti Europjan.
Gjeostrategjia dhe gjenealogjia e përbashkët e feve
Përgjithësishtë fetë kanë fillet e tyre gjeostrategjike ndër popujt e lashtë e të më vonshëm duke filluar e funksionuar nepër hapsirat e mundësisë së përhapjes dhe zgjerimit të tyre;Qoftë ato të mëdha,më dominante apo më të përhapura qoftë ato të lindjes së largët nga themluesit e tyre kërkonin hapësirën gjeografike.Kurse tek fetë e shpalluara apo më të njohurat siq janë Hebreizmi,Krishterizmi e Islami hapësiara e tyre ka pozitë të përshtatshme për përhapje tokësore e detare.Gjeostrategjia e shpalles dhe përhapjes së feve ka fillet nga gadishulli arabik,një hapësirë shumë e përshtatshme për zgjerimin global.Kështu nëse shikojmë Ibrahimin (Abrahamin) që vije ne Gadishullin arabik si vendë strategjikë për përhapjen duke pasë parasyhë pozitën gjeografike. Edhe këndi tjetër ku paraardhësi i këtyre tri feve te mëdha lidhen me këtë pjesë jo vetëm gjeostrategjike por edhe gjenealogjike,ngase nga Ibrahimi rrjedhin të zgjedhurit e tjerë si për hebrenjt Musa(Moisiu), për krishterët Isa(Jezusi) ashtu edhe për muslimanët Muhamedi.Meka Vatikani apo Jerusalemi u paraprijnë qendrave të shumta botrore të cilat gjithsesi kanë tempuj fetarë krahas atyre kulturore e institucionale.Në shekullin e X Kordova ka qenë qyteti më i civilizuar në Evropë, dhe bashkë me Stambollin, Bagdadin e Kairon, është konsideruar një nga katër qendrat më të rëndësishme kulturore të botës.Me 70 biblioteka dhe me shumë libra që ka pasur në te, me shumë xhami dhe pallate, Kordova ka fituar atë kohë një famë botërore.Në qarqet historike është studiuar aktiviteti i shumë figurave që lanë gjurmë në jetën shoqërore në shoqërinë njerëzore në përgjithësi apo edhe në atë shqiptare në veçanti,por ata ishin të nxitur nga bindja në amshueshmëri apo edhe nga obligimi që t’i ofrohet njëriut e drejta liria,informimi e integrimi,duke qenë mision i krijimit nga Zoti.Duke kërkuar pikat e përbashkëta të feve gjejmë fillesat:Besimin në krijimin nga Zoti,nga dy prindërit Ademi-Adami e Hava –Eva,besimi n e Engjujt,Librat e shenjëta,Vdekjen ringjalljen etj.Kurse me vonëfetarët apo shoqëritë i përdorën ato për strategjitë e pushteteve…Karakteristika shqipëtare e multi religjiozitetit megjithatë kishte fenë si element gjeohapsinor për mbrojtjen e pjesës së besimtarëve të vetë për integrimin dhe kontributin e nevojave të kohës.
Pushtuesit kujdesëshin për Bashkësit fetare
Që në lashtësi Ballkani në përgjithësi si dhe trojet shqiptare në veçanti ishte vend grindjesh ndërmjet pasardhësve të Aleksandrit që i dhanë rastin Senatit Romak për të ndërhyrë në gadishull,”ata e konsideronin vetën të vetmit sundimtarë mbi gadishull,deri në pushtimin Osman 1453,që ishte ndryshimi i dytë.Kurse ndryshimi i tretë u shoqërua me vendosjen e sllavëve në Ballkan.”Duke filluar që nga romakët,sllavet osmanlinjët e prap sllavët.Më pasë italianët përmes feve mendonin ta mbaje nën kontnroll popullatën edhe pse në ditët e para nuk kishte ndonjë vendë të vecantë”Duhet shumë dinjitet e shumë stil nga ana jonë sidomos respekt absolute për gratë e për fetë”-mendonte gjenrali Badolio ne ditën e dytë të pushtimit të Shqipërisë.“Objekt i një kujdesi të madhë ishte që të vendosej një marrveshje e plotë në mes të ithtarëve të katolikizmit,te ortodoksizmsë dhe të fesë muslimane…Me këtë rendë idesh qe ndërmarrë ndërtimi i kishave qoftë katolike ashtu edhe ortodokse si dhe i xhamive”Shumë Xhami u restauruan e u ndërtuan në gjithë Shqipëri me paratë e qeverisë së Romës,ashtu sikurse edhe Kisha te të dya riteve. Italia përdori edhe këndin politik për të nënshtruar më lehte shqiptarët duke pretenduar Bashkimi kombëtarë.Edhe Gjermanët premtonin autonomi për shqiptarët si “Arian të Ballkanit” kurse sa i përket islamit ajo kishte lidhje me Turqin bile ne një shkrim nga Komandanti i Vermahti thuhej”Shqipëria ne kuadrin e politikës terësore islamike të Gjermanisë dhe sidomos me lidhjet me Turqinë kërkonte një trajtim te posqëm politik. Mirëpo “pas përfundimit të Luftës së Dytë Botrore dalin në skenë dy fuqi të dalluara që pretendonin ta prezantonin vetën e tyre si simbolet“ e vërteta” të botës së lirë”(7) Ato ishin SHBA dhe BRSS.*Kurse serbët kishin një pretendim krejt ndryshe,sa i përket propagandës politike rrethposedimit të “Tokës së shenjtë” të kosovës përmes gjeostrategjise politike si dhe trysnit ndaj feve shqiptare Islame e Katolike.
Ndikimi i fesë në çështjen kombëtare shqiptare
Pozita gjeografike,gjeopolitike e gjeostrategjike e vendit tonë ishte e atillë që lidhte detin me tokën si edhe tokën mes vete duke qenë epiqendër e takimeve relievore,por jo vetëm kaq,ngase ky reliev ofronte mundësin e zgjerimeve e shpërndarjeve ideologjike kulturore e tregëtare e pse jo edhe fetare.Andaj,Trojet Shqiptare janë vend takim i kulturave, politikave e interesave të shumta si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi kështuqe shpesh ishin vatër e atakimeve,interesave,politikave e luftrave.Gjithashtu edhe kufizimi me fqinjë pretendues për trojet shqiptare nga të gjitha anët e kufirit bëjnë që atakimet e tyre jo vetëm që shkaktojnë mosmarveshjet mes tyre por banorët autokton përjetojn tmerret e padrejtësit sa prej njërit sa për tjetrit.Në këtë këndë ia vlenë që të shikohet hapsira e fushës politike duke gjetur pikat e përbashkëta ata që na qojnë drejt unitetit e jo përçarjës.E kjo është mençuria kur politika udhëhiqet nga largëpamësit.”Njërëzimi kurr nuk do ta shohë fundin e problemeve të veta deri sa…mençuria(urtësia) nuk e merr pushtetin politik,apo pushteti politik nuk bëht tërheqës për mençurinë”(8) Në trojet shqiptare dominon islami pastaj ortodoksizmi, krishterizmi e sekte te tjera Krishterizmi te shqiptarët daton që nga koha apostulike në shekujt e parë të pas Krishtit përmes së cilit shqiptarët përforcuan identitetin e tyre “Ishte krishterimi ai që me elementet e kulturës greke e romake që barte i dha një identitet më të fortë popullit shiqptarë” Kurse riti ortodoks ishte i lidhur me Konstantinopojen,Por në 1922 kongresi i ortodoksve shqiptar shpalli pavarsisnë e kishës kombëtare autoqefale” duke afirmuar ndër të tjera të drejtën e vet për të emëruar peshkopë dhe për të përdorur shqipen si gjuhë liturgjike.” Ndërsa ndikimi,rolli dhe kontributi i islamit për ruajtjen e kombit sidomos pas shek XIX ishte shtytësi kryesorë.Islami ishte ai që diferencoi shqiptarët nga popullsia për rreth duke kryer ne një farë menyre si një pritë e pa depërtueshme ndaj dydnjes së kulturave të jashtme,funksion kulturor ruajtës.”Përdorimi i strategjik i fesë ndikoi mjaftë në ruajtjen e identitetit kombëtarë dhe dallimin nga sllavët. Duke qenë në shërbim të feve dhe në unitetin kombëtare rilindësit tanë dijtën ta përdorin fenë për të miren e kombit.Kështu duke thirrur për unitet Konica thoshte:”Është nevojë të përpiqen atdhetarët e vërtetë të largojnë cmirën nga zëmra e tyre e të qasën më tëpër njëri tjatrit”.Apo edhe "gjithë shqiptarët të çdo fesë e çdo anes të bashkohen me ne."(9) Ideja e startuar që nga Rilindësit nuk ishte tendencë për laicitet kombëtarë por shikimin e kombit nëpërmjet besimeve të ndryshme që në këtë rast na delë si identitet i larmishëm fetarë.Kështu që nga shpallja e pavarsisë së Shqipërisë bashkësitë fetare ndër shqiptarë kishin filluar një pavarsim nga qendrat botrore fetare”organizmat fetare si dhe institucionet e kultit dhe ato arsimore islamike u ndodhën para detyrash shumë urgjente dhe shumë të rëndësishme lidhur me të mbijetuarit e doktrinës se tyre dhe ruajtjen e identitetit shqiptarë.” Identiteti islam edhe pse ndonjëherë ishte si identitet shqiptarë në krahasim me fqinjët prapseprap nuk ishte tërsia kombëtare ngase pasuria reiligjoze shkonte edhe më tej, duke unifikuar ne gjuhën kulturën e kombin.”Qëllime të tilla që tregojnë forcen bashkuese të nacionalizmit virulent shqiptar,i kanë rrënjet në vet historin e popullit shqiptar,në të cilën shpesh fetë i janë nënshtruar ideologjisë dhe praktikës nacionaliste.”(10) Nga ana tjetër asesi te identifikohen shqiptarët me njëren nga fetë,kurse ajo e masës feja Islame nuk ishte fe kombëtare apo më mirë të themi nuk përkufizohej vetëm me kombin sikurse kishin bërë fqinjët me fetë e tyre Shqiptarët nuk kishin strategji të mbeshtetur fetare sikurse fqinjët grekët me “Megali idhea” dhe serbet me “Naçertanien” andaj zgjedhjen me të mirë e ofronte toleranca fetare ngase përberja me tri përkatsi fetare të ndryshme kërkonte një lloj ngjizje.Ekzistonin shumë Mektebe dhe Medrese të cilat në kohën e robëris së popullit tonë shërbyen si përhapëse të dituris që i ndritnin kokat dhe i hapnin zemrat e popullit tone, mbajtja e Lidhejs së Prizrenit ne xhamin e Mehmet Pashës në Prizeren,mësimi i Shkronjave Shqipe kur kjo veprimtari ishte e ndaluar nga pushtues te ndryshem,njëherit xhamia te ne sherbeu edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e atdheut vlen të permendet koha nen pushtimin e eger serbosllav.
_______________
1. Shan Sokoli http://www.shqiperia-etnike.com/
2. Xhemaludin Latiç”ISLAMI DHE RELIGJIONET BOTRORE” 1 Perktheu.Urim Poshka.m.d Tiranë ,16
3. Ekrem Sarëkçëogllu”HISTORIA E FEVE-Prej fillimit deri sot”Prishtinë 2010 27
4. Dr.Muhamet Pirraku“ROLI I ISLAMIT NË INTEGRIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE DHE TË KOMBIT SHQIPTAR”Në seminarin “ Feja,Kultura dhe tradita Islame ndër Shqiptarët”Prishtinë 1995. 41
5. Prof.dr. Haxhi Ferati”GJEOPOLITIKA DHE GJEOSTRATEGJIA”(Teoria dhe praktika)Prishtinë 2013.167
*Edhe koncepti “Asyeja e Shtetit”Raison d’Etat I sherbeu Francës për krijimin e një Europe qëndrore të dobët…për këtë qëllim Franca e stimulonte luftën në mes Protestantve dhe Katolikve.Shih Haxhi Ferati Vpr. E cit.169
6. Prof.dr. Haxhi Ferati e Cit. 90
7. Prof.dr. H. Ferat i.E Cit 179
*Fillon një luftë mbi baza ideologjike,BRSS-ja kishte për qëllim shtrirjen e ideologjisë komuniste ndërsa SHBA-jakisht epër qëllim të ruante dhe ta forconte demokracinë.Shi H.Ferati Cit. 194
8. Po aty.122 Sipas Platoni,Republika 360 p.e.s.
9. Pirraku e cit,17 sipas Albania 8 1900,9
10. Roberto MarokoDela Roka “KOMBI DHE FEJA NË SHQIPËRI 1920-1944” Tiranë m.d. 5