Në librarinë e Universitetit në Birmingem në Britani janë gjetur fragmente të një Kurani të para 1 370 vjetëve.
Sipas rrjetit BBC fragmentet ishin pjesë e koleksionit që janë sjell në vitet 1920-ta në Britani nga Iraku, por që asnjëherë nuk janë njohur si antikitet.
Data prej radiokarboni indikon se fragmentet, që janë shkruar në formën e hershme të arabishtes në lëkurë cjapi ose dashi, janë nga periudha ndërmjet viteve 568 dhe 645.
Pjesë të Kuranit besohet se ishin shkruar ndaras, para se botimi të kompletohej aty nga viti 650.
Eksperti i Bibliotekës Britanike për dorëshkrime të tilla, Dr. Muhamed Isa Waley, thotë se bëhet fjalë për një zbulim të madh i cili duhet ta gëzoj botën muslimane.
Ndërsa profesori i krishterimit dhe islamit, David Thomas, thotë se fragmentet dëshmojnë për kohën e themelimit të Islamit
Sipas tij, personi që ka shkruar, ka mundur ta njohë Profetin Muhamed, ose mund ta ketë parë, ndoshta mund ta ketë dëgjuar atë edhe duke predikuar.