Partia suedeze e krahut të djathtë (SD), në hyrje dhe dalje të qytetit Karlskron, Suedi, ka vendosur një reklamë, ku shkruar se nuk e dëshirojnë ezanin në atë qytet, pasi një qendër islamike në atë qytet kishte marrë lejen që të ndërtoj minaren.
Mirëpo, televizioni lokale suedez SVT Blekinge, raporton se ezani në Karlskroni ishte lejuar qysh në shekullin e tetëmbëdhjetë, gjatë sundimit të mbretit Karl XII.
Mbreti Karl XII, ishte detyrua të huazojë 444 000 monedha argjendi nga tregtarët armen, turk dhe hebre.
Kur arritën në Suedi që t’i marrin paratë, ata ishin vendosur në qytetin Karlskrona, thotë historiani Harry Svensson.
Sipas ligjit të kishës që ishte në fuqi atëkohë, të gjithë ata që jetonin në Suedi ishin të detyruar të jenë pjesëtarë të kishës dhe të pagëzohen. Por, për ti pranuar personat të cilët kishin ardhur t’i marr paratë, mbreti shkroi një letër, sipas së cilës atyre u lejohej ta praktikojnë besimin e tyre pa kurrfarë pengese. Kjo letër është dëshmi se qyteti Karlskron, është qytetit i parë në Suedi ku muslimanët ishin të lirë që t’i kryenin ritet e tyre fetare.
Edhe pse minarja nuk do të ndërtohet në 2-3 vitet e ardhshme, partia djathtiste pretendon se me fushatën e saj përpiqet t’i mbrojë të gjithë ata që ikën nga Islami.
Edhe pse autoritetet lokale po protestojnë kundër reklamës të cilën e konsiderojnë si të pa kuptimtë, megjithatë ajo do të qëndrojë aty deri në mes të tetorit.
Saff.ba
Përshtati: Esat Rexha