Papirusi më i vjetër i shkruar nga njëri prej ashabëve (shok i pejgamberit a.s.), në këtë rast diktuar, dhe i cili është ruajtur deri sot është papirusi PERF nr. 555.
Papirusi i cili është shkruar në gjuhën greke dhe në të përmenden dy ashabë, fillon me fjalët “Në emër të Allahut”, ndërsa data në të cilën është shkruar është 28 Muharrem, të vitit 22 hixhrij / 26 dhjetor të vitit 642.
Në fakt, udhëheqësi (emiri) Abdullah (udhëheqës i trupave të ekspeditës), siç tregohet në papirus kërkon leje nga ashabi i njohur, Amr b. Al-As, të ndërroj ushqimin për ushtarët dhe kuajt në vlerë prej tre monedhave nga ari. Udhëheqës, Abdullah me gjasë është ashabi Abdullah b. Xhabir, sepse ai në periudhën e vitit 641 – 643 ka qenë udhëheqës i ekspeditës në Egjiptin e Epërm.
Ky dorëshkrim është shënuar me nr. 555 dhe ruhet në muzeun nacional në Vjenë.