Në rrethanat bashkëkohore në të cilat jetojmë, kryesisht e cilësuar si kohë moderne apo modernizmi, ekzistojnë shumë aspekte negative të cilat ndikojnë në jetën personale dhe shoqërore në vendet ku jetojnë myslimanët. Megjithatë, ekzistojnë edhe anët pozitive. Kur e themi këtë, nuk duhet menduar se jemi kundër modernizmit si botëkuptim, por jemi të mendimit që myslimanët anekënd botës, e posaçërisht në vendin tonë, duhet të bëjmë krahasimin e çdo gjëje që na ofrohet me parime dhe mësime islame.
Kështu, nëse e gjithë kjo nuk bie ndesh me parimet thelbësore islame, atëherë duhet vepruar sipas gjithë asaj në jetën tonë të përditshme dhe duhet refuzuar gjithë atë që nuk bie në pajtueshmëri me këto parime të bontonit islam. Kur i përmendëm anët pozitive të kohës moderne (modernizmit), duhet ta kemi parasysh se është kohë kjo kur të arriturat teknologjike janë çdo ditë në rritje e sipër dhe dal ngadalë po e arrijnë pikën kulmore të tyre. Falë kësaj teknologjie dhe të arriturave të saja, sot si kurrë më parë shtypen libra fetarë e më së paku lexohen, siç tha kurra hafëzi doc. dr. Xhevad Shoshiqi, gjatë një ligjërate në katedrën e Kiraetit, në Fakultetin e Studimeve Islame në Sarajevë. Sot, si kurrë më parë, shtypen përkthimet e Kur’anit anekënd botës, ekzistojnë mundësitë e të mësuarit dhe të kuptuarit të fesë në përgjithësi dhe mësimeve kur’anore në veçanti. Mediet elektronike sot na bëjnë të mundur që nëpërmjet internetit, TV-së, radios dhe mënyrave të tjera elektronike, të kuptojmë dhe mësojmë parimet themelore kur’anore. Pra, fjala është për kuptimin dhe interpretimin e Kur’anit (teAim ve tefsir). Kuptimi dhe interpretimi i Kur’anit është prezent që nga fillimi i shpalljes së Kur’anit Muhamedit a.s. e deri sot. Ky lë- më, i cili në kuptimin terminologjik emërtohet si tefsir, është prej lëmenjve të parë fetarë islamë, nëse jo e para, sepse, siç thamë, ishte e pranishme edhe në kohën e Pejgamberit s.a.v.s, dhe për këtë arsye mund të themi se është prej lëmenjve kryesorë fetarë islamë (eshrefu-l- ulumi), duke marrë si bazë vetë lëndën dhe qëllimet e saja.
KOMENTIMI DHE INTERPRETIMI I KUR’ANIT SOT
Që nga kohërat e hershme të islamit, duke filluar nga sahabët, që prej tyre në lëmin e tefsirit dallohej Ibn Abbasi, e deri sot, përplot 1435 vjet, kemi komente (tefsire) të shumta të Kur’anit, e që në këtë mënyrë kanë formuar traditën përcjellëse interpretuese të Fjalës së Zotit xh.sh. deri në ditët e sotshme (kohën moderne). Sot ballafaqohemi me interpretime të ndryshme të Kur’anit (nuk është e thënë që interpretimet e ndryshme të jenë në kundërshtim me njëri-tjetrin), do mund të themi, në nivelin lokal dhe global, për arsye se sot me interpretimin e Kur’anit merret çdokush, edhe ata që janë kompetent për këtë lëmë dhe që janë të kualifikuar, por edhe ata që janë të veshur nga këto kualifikime dhe që nuk kanë kompetenca shkencore. Të jemi të qartë, leximi dhe mësimi i Kur’anit është prej komponentëve parësorë të myslimanit, kërkimi i kënaqësisë shpirtërore dhe udhëzimi në jetën e përditshme të njeriut besimtar, asnjë besimtari këto nuk i janë mohuar, thënë drejt, secili mysliman obligohet në një aktivitet të tillë. Mirëpo, kushdo nuk mund të merret sot me interpretimin e Kur’anit! Kjo punë u besohet atyre që janë kompetentë për një gjë të tillë, e kurse ata që nuk e kanë arritur këtë nivel shkencor të njohurive fetare, obligohen të parët, për disa arsye: - Allahu xh.sh. në Kur’an thotë që të pyeten ata që dinë (që u është dhënë nga dituria-dhikri), për ato gjëra që nuk i kemi të qarta dhe nuk kemi kapacitete intelektuale t’i kuptojmë; - Komentuesit (mufessirët) e hershëm të Kur’anit që herët i vunë kriteret e rrepta për komentimin dhe interpretimin e Kur’anit, kështu që, me këtë lëmë u morën vetëm ata që i plotësonin këto kushte dhe kritere. Në kohën e sotme, sikurse është shuar kjo përgjegjësi; shumica nuk dinë se cilat janë këto kushte e kritere për t’u marrë me komentimin e drejtë të Kur’anit, kurse janë të gatshëm të merren me komentimin dhe interpretimin e tij. Për këtë arsye, mendojmë se interpretimi i Kur’anit do të jetë prej pyetjeve dhe çështjeve më dominuese në gjeneratat vijuese të teologjisë islame. Në mënyrë që të japim përgjigje në pyetjet dhe problematikat që i parashtruam më parë, neve na duhet të kthehemi në shkencat kur’anore (ulumu´l - Kur’an), kështu që pa këto njohuri, nuk ka kuptime dhe interpretime të vlefshme dhe të drejta të Kur’anit. Metodistët e shkencës së tefsirit, këto kushte i vënë si shtyllat kryesore për mundësimin e interpretimit të Kur’anit në mënyrë të drejtë dhe me maturi. Në shumë vepra profesionale të fushës së tefsirit në gjuhën arabe, bëhet fjalë për metodologjinë e komentimit të Kur’anit. Pra, në shumë libra nga fusha e tefsirit, i kemi të përmendura këto kritere dhe kushte, e që në këtë punim do t'i përmendim vetëm disa prej tyre:
1. Çdo 6alë në Kur’an ka kuptim të përgjithshëm, me përjashtim të dëshmisë së vlefshme për kuptimin e saj specifik / të veçantë.
Kjo rregull e parë, të cilën e kemi përmendur më lart, nënkupton se njëra fjalë në një ajet kur’anor, e cila ka disa kuptime të mundshme, është e lejuar që të interpretohet po e njëjta në secilin kuptim, përveç nëse ka provë bindëse që specifikon (kufizon) në një nga kuptimet e mundshme. Në këtë rast, përparësi i jepet atij kuptimi. Këtë rregull e gjejmë tek mufesiri i madh Et-Taberiu, i cili në tefsirin e t?, thotë: "Nuk është e lejuar në ajetin me kuptim të përgjithshëm, të pretendojmë se ekziston kufizimi (në një kuptim), përveç me dëshminë që mund të pranohet (si argument)". Ky mufessir, në mënyrë konstante i është përmbajtur kësaj rregulle në tefsirin e tij të famshëm. Do të përmendim disa shembuj nga Tefsiri i Taberiut, që do të na sqarojnë rregullin në fjalë. Kur e interpreton ajetin: “Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!” - ai thotë: "Mendimi i saktë në lidhje me këtë ajet është ai që thotë se Allahu betohet në çdo prind dhe fëmijën e tij, sepse këtu i Plotfuqishmi ka thënë në përgjithësi se betohet në çdo prind dhe të lindurit prej tyre. Prandaj, nuk lejohet që ajeti i përmendur të specifikohet, përveç nëse ka prova në formën e hadithit apo shpjegimi racional që mund të pranohet. Pasi që nuk ka asnjë hadith me të cilin ky ajet do të specifikohej e as ndonjë mendim (racional) si dëshmi e vlefshme që domosdo do të kërkojë specifikim, atëherë ky ajet mbetet si i tillë, i përgjithësuar (në kuptim të përgjithshëm)." Gjithashtu, kur e komenton ajetin e dytë të sures El-'Ad?at “E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët” - Taberiu thotë: "Mendimi më i saktë në interpretimin e këtij ajeti do të thotë se Allahu i Lartësuar betohet në ata që nxjerrin xixëllima zjarri (shkënditë), e këtu bëjnë pjesë: kuajt - që nxjerrin xixëllima me thundrat e tyre; njerëzit - nxjerrin xixëllima kur pret dru (me sëpatë), etj. Allahu i Lartësuar në këtë ajet nuk ka dhënë vetëm një kuptim që ne mund të themi se mendohet vetëm për një nga kuptimet e sipërpërmendura. Kështu, çdo gjë që nxjerr xixëllima (shkëndija), bie nën betim në të cilin i Plotfuqishmi betohet, sepse ajeti, në kuptimin e tij të jashtëm, është i përgjithësuar". Pjesën e ajetit “I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” - Taberiu e shpjegon: “Mendimi korrekt lidhur me këto fjalë, është për të thënë se Allahu i informon (Kurejshët) se Ai i mbron nga frika. Armiku është diçka që shkakton frikë; së- mundje, gjithashtu, çfarëdo që shkakton frikë. Në ajetin në fjalë, nuk është specifikuar se Ai i mbron ata vetëm nga armiqtë, e jo nga sëmundje, ose anasjelltas, në të vërtetë, njoftimi është i natyrës së përgjithshme. Prandaj, është e drejtë që këtë ajet ta kuptojmë në përgjithësi, ashtu siç e tha edhe i Plotfuqishmi."
2. Përparësi i jepet rregullës (formulimit) së përgjithshme e jo rastit të veçantë (motivit-shkakut)
Fjala është për një rregull me rëndësi të madhe; ajo theksohet nga shumë autoritete të interpretimit të Kur’anit (mufesirëve). Ky rregull rrjedh nga disiplinat e veçanta të tefsirit - shkencës së sebebi nuzulit (shkakut-motivit të zbritjes së ajeteve të Kur’anit). Ekspertët e kësaj disipline pajtohen se Kur’ani është shpallur në dy mënyra: një pjesë e cila u zbrit pa shkaqe dhe pjesa tjetër e cila është zbritur si shkak i ndonjë ngjarjeje apo çështjeje. Rreth kësaj teme kanë shkruar shumë autorë. I pari prej tyre ka qenë Ali b. El-Medini, mësues i imam Buhariut. Njëra ndër veprat më të njohura të kësaj fushe është Kitabul-Vahidi, por ajo ka mangësitë e veta. Përmbledhjen e kësaj vepre e bëri Xha'beri. Po ashtu, në këtë fushë të tefsirit shkroi edhe dijetari islam Ebul - Fadl b. Haxher ElAskalani, mirëpo nuk e përfundoi dhe nuk është gjetur e kompletuar. Dijetari i njohur islam, El-Xhessas, në lidhje me sebebi nuzulin, në tefsirin e t? Ahkamul-Kur’an, thotë: “Njohja e kronologjisë së zbritjes të ajeteve kur’anore nuk mund të dihet me mendje të shëndoshë, por vetëm nëpërmjet traditës (haditheve që na tregojnë për shkakun - sebebin e zbritjes së ajeteve).” Shkaqet e zbritjes (esbabun-nuzul) bëjnë pjesë në njërën nga fushat e tefsirit, të cilat secili komentues i Kur’anit duhet t’i njohë. Janë dobitë e shumta të njohjes së kësaj shkence.
Imami es-Sujutiu në Tefsirin e tij përmend dobitë vijuese të kësaj shkence kur’anore:
a) njohja e motiveve të urtësisë në miratimin e legjislacionit;
b) përcaktimi i rregullave në lidhje me shkakun e zbritjes, sipas mendimit të atyre që thonë se përparësia u jepet specifikave të shkakut;
c) teksti nganjëherë mund të jetë në kuptimin e përgjithshëm (´am) dhe paraqitet një provë e veçantisë së tij. Nëse dihet shkaku i zbritjes, specifikimi kufizohet vetëm në subjektin e motivit (shkakut), sepse shqyrtimi i çështjes së motiveve është detyrim kategorik (kat'ijj), kurse neglizhenca e tij me anë të gjykimit të lirë është e ndaluar (memnu');
d) arritja e kuptimit dhe shmangja e dyshimit. El-Vahidiu thotë: “Interpretimi (tefsiri) i ajeteve të Kur’anit, nuk është i mundur pa dijeninë e rrëfimeve të tyre dhe shpjegimeve (arsyeve) të zbritjes së tyre;
e) heqja e kufizimeve të dyshimta;
f) njohja e emrave të personave për të cilët është zbritur ajeti dhe përcaktimi i pjesëve të pa qarta në ajete.
Sujutiu pastaj përmend shembuj të shumtë të zbritjes së ajeteve, nga të cilat mund të mësojmë rëndësinë e njohjes së motiveve (shkaqeve) të shpalljes së ajeteve, ose si mund të biem në gabim, në qoftë se ato nuk i njohim. Këtu ne do të përmendim dy shembuj të tillë:
1. Nëse në ajetin - “Të Allahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi dhe kah do që të ktheheni, aty është anë e Allahut...” - injorohet shkaku i shpalljes, kuptimi i fjalës nënkupton që muktediu (personi që fal namaz) nuk e ka për obligim të kthehet në drejtim të Qabesë gjatë faljes së namazit, nëse është në rrugë ose në shtëpi - e që mendimi i tillë do ishte në kundërshtim me konsensusin e dijetarëve islamë. Nëse dihet shkaku dhe motivi i zbritjes së këtij ajeti, do të kuptohet se ai është zbritur në lidhje me faljen e namazit vullnetar (nafile) gjatë udhëtimit, ose për shkak të personit, i cili kishte falur namazin duke u kthyer në drejtimin e Qabesë sipas dëshirës së tij, dhe u bë e qartë se ai person kishte gabuar, siç përmendet në hadithe të ndryshme lidhur me këtë rast.
2. Ajeti: ““Safa” dhe “Merve” janë nga shenjat (për adhurim) e Allahut...”, në kuptimin e tij sipërfaqësor nuk nënkuptohet që saji është i obligueshëm (farz) sa që disa nga sahabët, duke iu përmbajtur këtij ajeti (në kuptim të jashtëm), menduan se saji nuk është detyrë e obliguar. Për këtë, Aishja r.a. iu përgjigj sahabiut të quajtur Urve, në të kuptuarit e shkakut të zbritjes së këtij ajeti kur’anor. Dhe arsyeja ishte se sahabët e konsideronin sajin në mes të Safas dhe Merves si mëkat, për arsye se kjo është demonstrim nga injoranca. Pastaj është zbritur ajeti në fjalë. Dhe tani, përsëri të kthehemi në thelbin e rregullit në fjalë. Në fakt, shumica e komentuesve të Kur’anit mendojnë se përparësi i jepet thënies (formulimit) të përgjithshëm të ajetit kur’anor dhe pastaj rastit të veçantë. Përmenden shumë thënie nga të cilat mund të vijmë në përfundim se edhe vetë sahabët vepronin në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se kuptimi i ajeteve, të cilat kanë shkakun e vetë të shpalljes (vahjit) nuk kufizohen vetëm në atë rast, por transmetohen në të gjitha rastet e ngjashme që mund të ndodhin kudo dhe kurdo. Ibn Tejm?e, lidhur me këtë, ka thënë: “Kur flitet për shkaqet e shpalljes, shpesh thuhet: 'Ky ajet u shpall lidhur me këtë', veçanërisht kur bëhet fjalë për një person, sikundër pretendojnë se ajeti për 'dhiharin' është zbritur lidhur me gruan e Thabit b. Kajsit; se ajeti për 'kelalin' u zbrit lidhur me Xhabir b. Abdullahun, që, për shembull, Fjalët e Allahut xh.sh.: “(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu“, janë shpallur lidhur me fiset Benu Kurejdha dhe Benu EnNadir, dhe ajete të ngjashme që thonë se kanë qenë të shpallura lidhur me ndonjë grupim të paganëve të Mekës, ose një grupi të hebrenjve, të krishterëve, apo myslimanëve. Kur thuhet kjo, nuk mendohet se rregullat e këtyre ajeteve u referohen vetëm personave të caktuar. Kjo është diçka që absolutisht nuk duhet menduar besimtari, e as dikush që ka arsyen e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë të thotë se mesazhet e Librit të Allahut dhe Synetit, janë të kufizuara vetëm për një person, grupim apo vend, sepse këto mesazhe kanë karakter të përgjithshëm. Ja një shembull konkret nga Tefsiri i Taberiut, i cili na qartëson fjalët e Ibn Tejm?es: “Muhamed b. Ebi Mu'shes transmeton nga Ebu Mu'- sher Nexhihu, i cili kishte dëgjuar Seidin duke biseduar me Muhamed b. Ka'b el - Kurejdhiun, se ky i kishte thënë: 'Në njërin nga librat e Allahut ishte shkruar: 'Ka robër të Allahut që gjuha e tyre është më e ëmbël se mjalti, zemra më e hidhur se lëngu i aloes, të cilët para njerëzve veshin lëkura qengjash dhe fitojnë dynjanë me fenë.” 'Këtë e gjeta, thotë El-Kuredhiu, në Librin e Allahut (Kur’anin), në ajetin: (Bekare, 204). Dhe a e ke kuptuar se për kë është fjala në këtë ajet? - pyeti Seidi. 'Ajeti është zbritur me rastin e një njeriu, kurse pastaj e merr kuptimin e përgjithshëm' - iu përgjigj Muhammed b. Ka'bi.
3. Kiraetet e ndryshme ndikojnë në kuptime të ndryshme të ajeteve kur’anore
Duke pasur parasysh se çështja e kiraeteve trajtohet nga ekspertët e kësaj shkence kur’anore (ilmul-kira'at), këtu nuk do ta përpunojmë më gjerësisht temën në fjalë. Ekspertët për këtë shkencë të rëndësishme kur’anore, kiraetet i definojnë si: “Shkencë që studion realizimin e shqiptimit të fjalëve kur’anore në formën e tyre të ndryshme, në bazë të traditave të autoriteteve të njohura të kësaj fushe.” Thënë troç shumë fjalë kur’anore mund të shqiptohen në mënyra të ndryshme, gjë që, në një masë të madhe a të vogël, ndikon në komentimin dhe interpretimin ose kuptimin e atyre fjalëve. Të gjitha këto metoda janë autentike, të transmetuara nga i Dërguari i Allahut xh.sh., janë të sakta - autentike. Nga kjo edhe nxirret rregulli në fjalë: mënyrat e ndryshme të leximit të fjalëve kanë ndikim në kuptimet e ndryshme të atyre fjalëve. Këtu do përmendim vetëm dy shembuj të kiraeteve, shumë të rëndësishme për kuptimin e këtij rregulli dhe rëndësinë për tefsirin. Pra, nëse kiraetet dallohen në shqiptimin e shkronjave dhe lëvizjeve të fjalëve të caktuara (idgamidhhar, med, etj,. e që mësohen në kapitujt e texhvidit), atëherë kjo nuk ndikon në masë të madhe në kuptimin ose interpretimin (tefsirin) e fjalës. Por, nëse kiraetet dallohen në shqiptimin e fjalës ose harfeve, e që shkakton kuptim të ndryshëm, atëherë ajo ka një ndikim më të madh në të kuptuarit dhe interpretimin e asaj fjale.
4. Kuptimi dallohet në bazë të dallimit të shkrimit të fjalëve kur’anore
Kjo rregull nënkupton se disa fjalëve të Kur’anit, që kanë më shumë kuptime, me vetë shkrimet e tyre në drejtshkrimin e Mus’hafit, e propozojnë apo i japin përparësi njërit prej kuptimeve. Këtë do ta tregojmë me një rast nga Kur’ani. Komentuesit e Kur’anit ndahen në mendime lidhur me komentimin e fjalëve në ajetin e gjashtë të sures el-E'ala. Disa i konsiderojnë fjalët e fela tensa si mohim në kuptimin e informacionit (neB ve tekunu bi ma'na el-ihbar), ndërsa të tjerë thonë se këtu është fjala për ndalesa (nehj). Sipas mendimit të parë, përkthimi do të ishte: Ne ty do të mësojmë të flasësh (tregosh), kështu që nuk do të harrosh asgjë, dhe sipas tjetrit: Ne ty do të mësojmë të flasësh (tregosh), prandaj mos harro! Nëse shikoni mirë mënyra e shkrimit të foljes tensa, vihet në përfundim, ose i jepet përparësia mendimit, i cili thotë se këtu është fjala për mohimin (negacionin) për shkak se para foljes tensa është i shkruar lami me elif, pra, pjesëz e negacionit la.
5. Konteksti kur’anor
Sipas këtij rregulli të rëndësishëm, komentuesit të Kur’anit nuk i lejohet që fjalët kur’anore apo ajetet t'i komentojë sipas qejfit të vet; detyra e tij është t'i analizojë dhe interpretojë ato në kontekstin e tekstit të Kur’anit (fi s?ak en-nassi'l-kur'an?j). Siç është e njohur në shkencën e gjuhës dhe teoritë bashkëkohore gjuhësore, roli i kontekstit është vendimtar në përcaktimin e kuptimit të fjalëve internacionale, veçanërisht në qoftë se një fjalë apo fjalia (ajeti) kanë kuptimin polisemik. Komentuesit myslimanë të Kur’anit, shumë herët kanë vënë në dukje rëndësinë e kontekstit në interpretimin e fjalëve kur’anore, ose ajeteve. Nga disa shembuj që do të përmendim këtu, ne do shohim si Tabariu, me metodën e kontekstit gjuhësor, bënte interpretimit e ajeteve kur’anore. Në komentin e ajetit: - “...E ata (hebrenjtë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit)..." Taberiu ka thënë: "Disa thonë se ajeti i lartpërmendur iu referohet djajve (shejtanëve) dhe fjalët (në fund të kët? ajeti) - ...Po ta dinin...!, kanë të bëjnë me njerëzit. Megjithatë, ky mendim është në kundërshtim me interpretimin e të gjithë komentuesve të Kur’anit (ehlu't-te'vil), e që pajtohen se fjalët: -...E ata (hebrenjtë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë)...”- iu referohen hebrenjve (çifutëve), e jo shejtanëve. Përveç kësaj, pohimi i parë është në kundërshtim me atë që e tregon Shpallja, sepse ajetet e përmendura para dhe pas këtyre fjalëve në ajet - "...Po ta dinin...!, kritikojnë hebrenjtë dhe kërcënojnë për iluzionet e këqija të tyre (që i qojnë në humbje - dalalet). Kur e komenton ajetin - “Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt...” Ky komentues transmeton fjalët e Katades në lidhje me këtë ajet: "Ky ajet flet për shokët e të Dërguarit s.a.v.s.; gjithashtu, nga të tjerët është transmetuar se ajeti i referohet dijetarëve Benu Isra'il, të cilët e kanë pranuar Muhamedin s.a.v.s. si profet i Zotit dhe të cilët e ndoqën", e që më pas, komentoi si vijon: "Mendimi i dytë është më i saktë, e jo ai i parë, të cilin e mbështet Katadeja, sepse ajetet e përmendura para këtij, flasin për ithtarët e Librit (Tevratit dhe Inxhilin) dhe prej tyre të cilët kanë ndryshuar librat e Allahut duke i interpretuar ato gabimisht ('ala gajr te'vilih) dhe, në këtë mënyrë, i atribuuan Allahut të Plotfuqishëm të pavërteta.
6. Interpretimi (tefsiri) është i bazuar në mbizotërimin e kuptimit gjuhësor/leksikor të 6alëve kur’anore
Kjo rregull e tefsirit është bazuar në faktin se Kur’ani është shpallur në “gjuhën e pastër arabe”. Për këtë arsye nuk është interpretim i saktë ai që nuk merr parasysh kuptimin e mbizotërimit të fjalëve kur’anore, në burimin e tyre në shpirtëroren e gjuhës arabe. Imam Taberiu thotë: “Nuk është i lejuar interpretimi i kuptimeve të Librit të Allahut, pa një pasqyrë paraprake mbi kuptimet mbizotëruese leksikore të fjalëve në gjuhën arabe. Me një rast tjetër, ky dijetar islam thotë: ”Nuk është e lejuar që të folurit e Allahut, i cili është shpallur në gjuhën e arabëve, të interpretohen e të mos dihet përdorimi i zakonshëm i fjalëve në atë gjuhë (gjuhën arabe), përveç në rastin e kuptimit apo dëshmisë së vlefshme, e që do të ishte në kundërshtim me një përdorim të tillë të fjalëve dhe që është domosdo të pranohet.” Siç shohim, Taberiu i përmbahej kësaj rregulle në komentimin e Kur’anit. Kjo mund të konstatohet në interpretimin e ajetit të përmendur: “...E ata (hebrenjtë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit)..." Pasi që përmend mendime të mufessirëve të Kur’anit në lidhje me kuptimin e fjalës halak, ai përfundon: “Mendimi më me prioritet në lidhje me këtë fjalë, është interpretimi i at? i cili thotë se fjala halak në këtë ajet (në këtë kontekst) do të thotë ennesib - pjesëmarrje, për shkak se ky është kuptimi i zakonshëm i kësaj fjale në gjuhën arabe.
7. Përparësi i jepet kuptimit kontekstual në krahasim me kuptimin gjuhë- sor/leksikor
Nëse ndonjë fjalë ka dy a më shumë kuptime, njëri nga të cilët është leksikor dhe tjetri kontekstual, atëherë përparësi i jepet kuptimit kontekstual. Përjashtim nga ky rregull është situata gjuhësore, kur rrethana shtesë e tekstit tregon se bëhet fjalë për kuptimin leksikor. Do të përmendim dy shembuj praktik kur’anor, për të sqaruar këtë rregull. Për shembull, ajeti kur’anor: “Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë...”40 Fjala salat në këtë ajet ka dy kuptime: kuptimin leksikor-lutje, kërkesë, dhe kontekstual-namazi i xhenazes. Sipas rregullit të sipërpërmendur, përparësi i jepet kuptimit kontekstual, sepse qëllimet e folësit janë të njohura at? të cilit i komunikohet (referohet). Nga ana tjetër, si shembull, kur kuptimi gjuhësor, për rrethana të caktuara, ka përparësi në krahasim me kuptimin kontekstual, si shembull e përmendim ajetin kur’anor: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t´i pastrosh me të dhe t´u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta...” Fjala salat, këtu do të thotë lutje (eddua), sepse si rrethanë shtesë, dëshmi e vlefshme, përmendet hadithi autentik, në të cilin thuhet: “Kur të Dërguarit të Zotit, i vinin njerëzit me zekat, ai do të thoshte: ´O Zot, bekoji ata!´”