Kurani është një libër i shenjtë i cili pasqyron udhëzimet e Allahut (Zotit) për njerëzimin nëpërmjet të dërguarit të Tij të fundit, Muhammedit a.s. Gjeografia është një shkencë që studion Tokën dhe i ka fillimet e veta që në lashtësi. Midis Kuranit dhe Gjeografisë ka një lidhje mjaft të ngushtë e cila pasqyrohet në shkrimet e shenjta, të cilat nuk mungojnë edhe në literaturat e kësaj shkence.
Kurani ka zbritur në gjysmën e parë të shekullit të VII – të pas erës sonë dhe jep fakte konkrete dhe të sakta në të cilën shkenca e gjeografisë, dhe ato që kanë lidhje të ngushtë me to i kanë verifikuar nëpërmjet teorive dhe aparaturave të ndërtuara për këtë qëllim. Fillimisht shumë shkencëtarët të saj kohe dhe më pas, pushtetarë dhe udhëheqës të shteteve të ndryshme të Mesjetës apo dhe njerëz i përbuznin shkrimet që ndodheshin në Kuran dhe i quanin si trillimet e Muhammedit a.s. Por, zhvillimi i shkencës në vendet Muslimane dhe dhënia e mendimeve dhe e teorive shkencore në Evropë në kundërshtim me dogmat kishtare bëri që të verifikohen një e nga një shkrimet që ndodheshin në Kuran. Këtu nuk bën përjashtim edhe shkrimet të karakterit gjeografik, duke filluar që nga modelit heliocentrik të Kopernikut dhe më pas me ligjin e gravitetit të Njutonit, ligjit të Relativitetit të Ajshtajnit apo edhe të zbulimin e fakteve shkencore të sakta mbi formimin e fenomeneve meteorologjike, lëvizjeve të pllakave tektonike etj.
Gjeografia fizike e përgjithshme si një degë e Gjeografisë së Përgjithshme, që nga koha parahistorike është marr me studimin e mënyrës së krijimit të universit, objekteve të cilat ndodhën në të (galaktikat, yjet, planetët, asteroidet e kometat), rrotullimin e tyre, e deri tek dhënia e hipotezave rreth shkatërrimit të universit bashkë më objektet hapësinore. Kjo degë e Gjeografisë, gjithashtu mirët me përshkrimin dhe studimin e Tokës, duke i përfshirë të gjitha sferat e saj: Atmosferën, Litosferën, Biosferën dhe Hidrosferën. Ajo merret edhe me orientimin në natyrë (orientimi më an të yjeve dhe yjësive, Diellit dhe Hënës), si dhe llogaritjen e kohës sipas kalendarit (kalendarit diellor dhe atij hënorë).
Kurani ka shumë ajete që na tregojnë për veçorit shkencore – gjeografike, të cilat e vërtetojnë se Kurani është me të vërtetë libër i shenjt. Prej shumë veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i këtyre fakteve shkencore të lartë përmendura, njeriu i ka zbuluar vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX – të, e të cilat janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Këto fakte shkencore në kohen e Muhammedit a.s., as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin. Këto fakte shkencore e vërtetojnë edhe më tepër prejardhjen hyjnore të Kuranit. Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:
“A nuk shikojnë ata me vëmendje nga qielli se si mbi ta e kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti? Edhe tokën se si e kemi shtrirë e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluar njëri mbi tjetrin. (Kaf 6 – 10)”
Zoti xh.sh. i thërret njerëzit të studiojnë dhe të reflektojnë rreth qiejve, tokës, maleve, yjeve, bimëve, farave, kafshëve, ndryshimeve të natës me ditën, krijimit të njeriut, shiun dhe shumë gjëra të tjera të krijuara. Duke i eksploruar këto fakte, njeriu arrin ta njoh aftësinë artistike të krijimtarisë së Zotit. Më këto krijime njeriu arrin që ta njeh Krijuesin e tij, i Cili krijoi të gjithë universin dhe çdo gjë që ndodhët në të nga asgjëja. Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:
“Është fakt se në krijimin e qiejve e të Tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e Tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente. (Bekare 164)”
Edhe pse në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë më ndihmën e teknologjisë bashkëkohore, Kurani nuk është një libër shkencor, e as që mund të pretendojmë një gjë të tillë. Qëllimi i shpalljes së tij është udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës, dhe nuk është shtjellimi i fakteve shkencore, apo shpjegimi i dukurive natyrore.
Muhammedi a.s. nuk ishte gjeograf, që t’i studionte këtë shkencë dhe t’i shkruante këto teori kaq të sakta dhe precize para 1400 viteve, ku shkencëtaret e asaj kohe as qe mund t’i paramendonin, e jo më t’i studionin dhe të shkruanin për to. Por edhe nëse supozojmë se Muhammedi a.s. ishte shkencëtari më i mirë i kohës, ai a.s. nuk do të kishte mundësi ti dinte dhe t’i studionte këto fakte që ndodhën në Kuran, për arsye se teknologjia e asaj kohe nuk do të ja kishe mundësuar që ti studionte këto fakte për të cilat i pasqyruam më lartë. Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:
“Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon),... (Araf 157)”
Zoti xh.sh. më anë të Kuranit nuk ju drejtohet vetëm arabëve, por të gjithë njëzimit pa dallim race, ngjyre, moshe, gjinie, apo nivelit arsimor. Gjithashtu Zoti xh.sh. e dërgoi Muhammedin a.s. pejgamber për mbar njerëzimin:
“E Ne, të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botërat. (Enbija 107)”
Përveç kësaj Kurani ka shumë fakte shkencore, jo vetëm të shkencës së Gjeografisë, por edhe shkencave të tjera si: Biologjisë, Mjekësisë, Astronomisë, Fizikës etj., disa prej tyre janë zbuluar vetëm në shekullin e kaluar. Këto zbulime në kohen e Muhammedit a.s, as që ishin menduar se mund të ekzistojnë, si dhe nuk kishin mundësi as që të zbulohen më tekniken e asaj kohe. Me përputhjen e plotë të dhënave shkencore në fushën gjeografike dhe jo vetëm të zbuluar në 2 – 3 shekujt e fundit me shkrimet e shenjta, tregon që këto nuk janë trillime të dërguarit të Allahut por fjalët e të Madhërishmit, Fuqiplotë që ka formuar gjithçka që ndodhet në Tokë dhe në Hapësirën e pafund të Gjithësisë. Për këto fakte shkencore Zoti xh.sh. na tregon në Kuran ku thotë:
Thuaj: “Më tregoni, nëse ai (Kur’ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?” Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? (Fussilet 52 – 53)