Besimi në përcaktimin e Allahut dhe mbështetja tek Ai

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Salavetet dhe Selamet qofshin mbi Muhammedin a.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e Islamit! Allahu në Kur'an ka thënë: “Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë". (Junus, 107)

Të dashur vëllezër!
Ne jetojmë në një kohë në të cilën shumë njerëz e imagjinojnë veten si zotërues absolut te fatit dhe kreator të lumturisë se tyre. Shumica besojnë se çdo gjë pozitive që u ka ndodhur është rezultat, posaçërisht i ideve dhe vizionit të tyre. Disa vetës i japin rëndësi të tillë, sa që as për asnjë moment nuk mendojnë se ajo gjë pozitive që u ka ndodhur është rezultat, para se gjithash, vullneti dhe vendosmëria e Allahut, e tek pastaj aftësia dhe angazhimi i tyre. Nuk mendojnë për asnjë moment se me atë që ata krenohen dhe i përshkruajnë meritat, në fakt, është dhuratë e Allahut xh.sh.. A thua për vendin dhe kohen e lindjes, prindërit, inteligjencën, shëndetin, aftësinë e rezonimit te arsyeshëm, lirinë, çdo gjë që ndikon në suksesin tonë, vendosim ne, apo megjithatë Allahu i Madhëruar? A nuk jemi dëshmitarë se, pavarësisht nga të gjitha parakushtet për sukses, punët e disa njerëzve nuk përfundojë me sukses, apo, marrin një rezultat krejtësisht të papritur? A thua, a nuk ka ndodhur, të paktën një herë, që suksesi të na vie papritur, pa shumë përpjekje, si një e papritur - surprizë? A, I kemi parë disa njerëz se si vetëm ata nuk i vërejnë efektet e dëmshme të veprimeve të tyre, e nxitojnë drejte shkatërrimit me vetëdëshirë, shumë të angazhuar, me entuziazëm, duke menduar se nxitojnë drejt suksesit?

Të dashur vëllezër!
Të besosh se me fatin tonë menaxhon i Gjithëdijshmi Allah - është argument i besimit të saktë. Mbështetja në Allahun xh.sh. për punën që do ta kryejmë – është lehtësim për shpirtin tonë. Të besosh drejtë se me fatin tënd menaxhon i Gjithëdijshmi Allah xh.sh., do to thotë, t’i marrësh të gjitha masat e nevojshme dhe t’i shterosh të gjitha mundësitë e lejueshme e pastaj rezultatin e punës t’ia lësh Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh. thotë në Kuran: “...e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten”. (Ali Imran, 159)
Në një rast një njeri, duke u përpjekur për të kuptuar se çka do të thotë mbështetja në Allahun, e pyeti Pejgamberin a.s.: "O i Dërguari i Allahut, unë kam ardhur me deve te xhamia, a ta lidhi devenë e të mbështetem ne Allahun?, apo ta lë të lirë dhe të mbështetem në Allahun?". Pejgamberi a.s., u përgjigj: "Lidhe e pastaj mbështetu në Allahun". (Tirmidhi)
Shikoni vëllezër, se si na mëson Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Dërguari i Tij, se së pari duhet të bëjmë atë që na takon neve për të bërë, e vetëm atëherë mund të mbështetemi në Allahun, duke ia lënë rezultatin e punës vullnetit dhe dijes se Tij.
Dikush mund të pyes veten pse te mbështetemi në Allahun, nëse të gjitha duhet t’i bëjmë dhe t’i ndërmarrim vetë? A nuk është suksesi i pashmangshëm? Përgjigja është kjo ... Kush mund të na garantojë se për të gjitha që i kemi bëre e kemi suksesin e garantuar? A nuk është më lehtë të mbajmë peshën e dështimit të dukshëm apo të padukshëm me besim – duke besuar se Allahu xh.sh. kështu ka vendosur, duke e ditur se çka është e mirë për ne. A edhe ëmbëlsia e suksesit nuk është më e lartë, në qoftë se besojmë se Allahu kështu ka dashur?
Allahu thotë: “Por, mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini. (Bekare: 216)
Pejgamberi a.s., ka thënë: "Për besimtarin është e mirë çdo gjë që ia ka caktuar Allahu: nëse e godet ndonjë e mirë, ai e falënderon Allahun dhe kjo i sjellë të mira, e nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai bene durim - saber, edhe ajo i sjellë të mira. I tillë është rasti vetëm me besimtarët. "(Muslimi)
Besimtarët e sinqertë nuk e vajtojnë dështimin, nuk e kërkojnë keqbërësin, nuk mallkojnë ... Ata nuk ngarkojnë ndërgjegjen duke thënë: “Sikur ta kisha bërë ndryshe nuk do të vinte deri te kjo", sepse fjala "sikur…" ia hap derën Shejtanit. (Muslimi)
T’i mbajnë në mend fjalët e Pejgamberit a.s., të cilat ia ka drejtuar Abdullah ibn Abbasit: "Djalosh, unë do t'i mësojë disa fjalë – Ruaje Allahun dhe Allahu do të ruajë ty! Ruaje Allahun dhe do ta gjesh Atë para teje! Kur të lutesh, lutju Allahut. Kur të kërkosh ndihmë, kërko atë nga Allahu. Dije, se nëse tërë njerëzimi mblidhet të të bëjnë ty dobi, nuk mund të bëjnë përveç aq sa ka caktuar Allahu dhe nëse mblidhen të të bëjnë ty dëm, nuk mund të bëjnë përveç aq sa ka caktuar Allahu! Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.”
A ka kuptim, pas këtyre fjalëve të Pejgamberit a.s., që në punët tona, ta lartësojmë rolin tonë, apo megjithatë, të mendojmë se suksesi ynë është në duart e njerëzve të tjerë. Dijetari i famshëm, Hasan el-Basri e ka këshilluar Umar ibn - Abdulazizin, sundimtarin e drejte me fjalët: "Mos kërko ndihmë nga dikush tjetër pos Allahut, e Allahu të të lë ne duart e tij."
Kur është fjala për këtë çështje para se të marrim një vendim për disa nga detyrat tona të rëndësishme dhe rezultatin ia lëmë Allahut, e zbatojmë një porosi – emanet të Pejgamberit a.s., me të cilën ai i mësoi shokët e tij, ashtu si i kishte mësuar, edhe të gjitha suret e Kuranit (Bukhari), e ajo është ‘namazi i istihares’.
Ky është namaz dy rekatësh, te cilin e falim, me qellim që Allahu të na udhëzon për të vepruar si duhet dhe për të na eliminuar dyshimet eventuale. Pas faljes së dy rekateve (të cilat mund të falen gjatë ditës, por më mirë është gjatë natës), dhe e lusim Allahun xh.sh. me këto fjalë:
- O Allahu im, Ty të lutem, që me ndihmën e dijes Sate ta zgjedh atë që është e mirë për mua. Të lutem të më ndihmosh me ndihmën Tënde. Të lutem Ty për hir të rahmetit Tënd të madh. Ti je i fuqishëm, e jo unë. Ti di çdo gjë, e jo unë. Ti i di të gjitha sekretet-fshehtësitë. O Allahu im, Nëse kjo punë është e mire për mua, për fenë time dhe për jetën time, si në këtë botë dhe në botën tjetër, ma mundëso dhe më jep në të bereqet! Nëse kjo punë do të jetë e dëmshme për mua, për fenë time dhe për jetën në këtë botë dhe në botën tjetër, ma largo nga unë dhe më largo mua nga ajo! Më jep të mira kudo që të jem dhe më mundëso që me të të jem i kënaqur.
Pas këtyre fjalëve duhet të përmendim dëshirën tonë ose nevojën tone. (Buhariu)
Allahu xh.sh. në Kuran thotë: ?...kushdo që i kryen detyrat ndaj Allahut, Ai i gjen rrugëdalje atij (nga çdo vështirësi), dhe do ta furnizojë nga nuk e kujton fare. Kushdo që mbështetet në Allahun, Ai i mjafton. Vërtet, Allahu do ta përmbushë qëllimin e vet. Vërtet, Allahu çdo gjëje ia ka caktuar masën? (Et-Talak, 2-3)
I lutemi Allahut që të na japë atë që është e mirë për ne dhe të na bëjnë të kënaqur me atë që Ai e ka caktuar. Amin



Nevres ef. Hodziq
Përktheu dhe përshtati: Esat ef.Rexha