Kuriozitete

Othman Taha, njeriu i cili për vite me radhë është ai i cili shkruan Kuranin Famëlartën.

Kjo video e mrekullueshme tregon përbëtë njeri të madh të cilin pak veta e njohin edhe pse puna e tij ka përmasa të jashtëzakonshme mbarëbotërore.

Një dorëshkrim i lashtë i Kur’anit i paraqitur në veri të Turqisë po tërheq më shumë vëmendje dhe vizitorë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fotografia e parë e Mekës e regjistruar nga orientalisti i famshëm holandez Christiaan Snouck-Hurgonje, i cili spiunonte popullatën lokale pas pranimit të kalimit në Islam, u shit për 250,000 dollarë.

Artan Shkreli, zv/ministër i Transporteve, por i apasionuar pas së vjetrës në arkitekturë e urbanistikë, duke qenë dhe i tillë në profesion, ka publikuar foton e rrallë të një xhamie që ka minare prej druri e jo vetëm.

Në Konferencën e 28-të të përgjithshme të UNESCO-s, të mbajtur në Paris, në vitin 1995, është marrë vendimi që çdo vit, më 23 prill, të shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të drejtave të autorit, si datë simbolike në letërsinë botërore, sepse në këtë ditë në vitin 1616, kanë vdekur Miguel de Servantes (Cervantes) dhe Viliam Shekspir (William Shakespeare).

Kohët e fundit në Dubai është hapur parku i parë botëror mbi vizionin e Kur’anit.

Parku i Shenjtë i Kur’anit shtrihet në mbi 64 hektarë tokë. Aty është vendi ku gjenden të gjitha bimët e përmendura në Kur’an.

Kompleksi përfshin shesh lojërash për fëmijë, teatër në natyrë, burime, kopshte në shkretëtirë, një oazë me palma, një liqen, vrapim, ecje dhe shtigje, si dhe një tunel të gjatë në të cilën janë vendosur ekrane që tregojnë historitë dhe mrekullitë e Kur’ani.
Projekti i cili ka kushtuar rreth 7.300.000 dollarë, ka për qëllim edukimin e publikut në lidhje me Kur’anin, mrekullitë dhe mesazhet e tij, të gjitha të shoqëruara nga audio dhe efektet vizuale.

“Parku i Kur’anit të Shenjtë është një nga projektet më prestigjioze të shoqërisë sonë. Njerëz nga e gjithë bota e jo vetëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet ta vizitojnë atë “, tha Hussein Nasser, Menaxheri i Përgjithshëm i Bashkisë së Dubait.
“Parku është projektuar posaçërisht në përputhje me pikëpamjen islame të botës, për të ofruar mrekullitë e Kur’anit në një formë shumë surprizueze e joshëse për vizitorët”, shtoi ai.

Shumë shpejt në kryeqytetin e Algjerisë do të hapet xhamia më e madhe e Afrikës.

Të gjithë e dimë se merimangat i thurin rrjetat e tyre për t’i kapur insektet.

Nëse shikojmë rreth vetit do të shohim se si Krijuesi u siguron ushqimin të gjitha krijesave të veta.

Kur’ani i shkruar me dorë që i përket shekullit 14 dhe që ndryshe njihet si “Libri i artë” për shkak se në shkrimin e tij është përdorur bojë ari i cili ndodhet në bibliotekën e xhamisë në fshatin Çepintzi në rajonin Smolyan të Bullgarisë në kufi me Greqinë vlerësohet si pasuria më e madhe e këtij fshati.