Kuriozitete

Panono është një kamerë në formë topi, me të cilën mund të luani, dhe njëkohësisht të bëni foto në 360 gradë. Krijuesi Jonas Pfeil ka mbaruar disa prototipa të Panono-së, të cilët përbëhen nga 36 kamera, që ndodhen përreth një sfere të butë plastike.

Inxhinieri Peter James kundështon idenë sipas të cilës egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat duke transportuar blloqe të mëdha graniti.

Një burrë me origjinë afgane paraqet shembullin e devotshmërisë duke mos e humbur asnjë namaz pa e falur, përveçse në xhaminë e Pejgamberit a.s.

Familjarët e fëmijëve që lindën më 13 janar dhe ua kanë venë emrin Muhamed do të shpërblehen me nga 1 000 dollarë

Hirka-i Sherif-i, xhybja e Pejgamberit a.s., e cila sipas porosisë së Muhamedit a.s., i është lënë Veis Al-Karanit, bashkë me Sakal-i Sherifin e Muhamedit a.s. dhe kapelën e rripin e Veis Al-Karanit gjenden dhe ruhen në Stamboll.

Necati Korkmaz, i cili që 35 vite merret me prodhimin e artizanaleve, shkroi Kur’anin më të vogël në botë.

Në një pyll 200 km larg Sidneit, në Australi, gjendet një pemë paksa e pazakonshme. Gjysma e poshtme e trupit të saj ka marrë një formë të tillë që i ngjan një person që gjendet në ruku (pjesë përbërëse e namazit).

Nëse shikojmë nga afër këtë pemë të pazakontë, do të vërejmë edhe "duart" e këtij "njeriu prej druri" se si mbështeten në "gjunjë". Por, ajo që është veçanërisht e habitshme është fakti se ky "njeri prej druri", me pozitën e tij, është kthyer në drejtim të Qabesë, drejtim në të cilin kthehen muslimanët në gjithë botën gjatë lutjeve të tyre të përditshme.

Bëhet fjalë për liqenin Uyunit në Bolivi, i cili njihet ndryshe si liqeni me ujë të kripur për shkak të përmbajtjes së tij.

A e keni ditur se qyteti Kordoba në Andaluzi, pjesë e muslimanëve të Spanjës në mesjetë, kishte mbi një milion banorë, 300 xhami, 800 shkolla publike, bibliotekë me mbi 500 mijë libra, 300 banjo publike,si dhe rrugë të shtruara dhe të ndriçuara.
Ndërsa në anën tjetër, në Evropë, po në atë kohë, nuk ekzistonte asnjë qytet me mbi 50 mijë banorë, asnjë shkollë publike, asnjë banjo publike, asnjë universitet dhe asnjë bibliotekë me mbi 600 libra.

Milingona, nëse sëmuret nga një sëmundje e pashërueshme veçohet nga pjesa tjetër e kolonisë dhe vdes vetëm.