Rajoni

Shënimi i ditëve të ndryshme botërore e internacionale përgjatë vitit është një ndër dëshmitë e vlerës së llojllojshmërisë në Tokë. Bukurisë së këtij mozaiku të shënimeve tanimë për tetë vite me radhë i është bashkangjitur me 1 Shkurt edhe Dita Botërore e Mbulesës.

Qëllimi i seminarit është shkëmbimi i përvojave mbi sistemet e vakëfeve në Turqi dhe vendet e Ballkanit në mënyrë që të kuptohet më mirë roli i vakëfeve në përparimin ekonomik dhe shoqëror të komuniteteve myslimane në këtë rajon

Disa gra nga Kumanova kanë marrë një iniciativë për të mbledhur para dhe për të ndërtuar disa bunarë uji në Azi.

Më 26 nëntor, nën organizimin e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, u mbajt manifestimi i dhënies së “Menshuras” për Reisul Ulamenë nga Rijaseti i BFI-së, hafëz Shaqir ef. Fetahun.

Në një proces të qetë dhe transparent në hapësirat e Bashkësise Fetar Islame në Shkup janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e BFI -së.

Kryetari i bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën më 06.10.2020 u zgjodh anëtar i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane me seli në Abu D’habi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Mësimi përgjatë jetës” si strategji për të siguruar integrimin shoqëror dhe zhvillimin e vazhdueshëm personal

Fushata “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!” e iniciuar nga Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale u përmbyll me sukses duke tejkaluar objektivat e paracaktuara

Hapësirat e Bashkësisë Islame në Pljevlja të Malit të Zi kanë qenë shënjestër e sulmit të ri vandal, në të cilin u thyen xhamat në hyrje dhe u hodh një letër me porosinë e turpshme “Një zog i zi ka fluturuar, Pljevlja do të jetë Srebrenicë”

Për herë të parë në historinë e Parlamentit të Serbisë, ulet një deputete muslimane me shami.

Të gjitha muftinitë e BFI së RMV kanë filluar me therrjen e kurbanëve të cilët janë paguar nga besimtarët muslimanë në mbarë territorin e vendit

Si në çdo vend të botës, këtë vit besimtarët musliman të rajonit festën e Kurban Bajramit e pritën nën hijen e koronavirusit.

Ceremonia kryesore, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri), Tiranë.

Një numër i madh i besimtarëve kryen faljen e Bajramit në xhaminë e Zagrebit dhe oborrin e xhamisë nën masa speciale epidemiologjike,

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend, Bashkësia Islame në Mal të Zi ka vendosur që namazin e Kurban Bajramit të mos e falin në objektet fetare

Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Shaqir efendi Fetahu ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në mbarë Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kryeqytetin Shkup, çarshia dhe pazaret shfaqin një pamje të zbrazët edhe me ndikimin e COVID-19

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e opozitës, Halit Valteri, është paraqitur në seancën plenare me maskë me mbishkrimin “I Love Allah” (E dua Allahun).

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut pritet që të fillojë përgatitjen e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të ri të BFI-së pas Kurban Bajramit, gjegjësisht 31 korrikut.