Lajme nga Bota
Rreth 500 persona u mblodhën më 12 shtator në qendrën Nahda, në Oak Lawn pranë Çikagos, për "Mercado", një aktivitet që bashkoi traditat latinoamerikane me identitetin mysliman.
Në Kanada, komunitetet myslimane po marrin në shfrytëzim ish-kishat që rrezikojnë të braktisen, të shemben ose të shndërrohen në objekte me funksione të tjera.
Një kompani me bazë në Blackburn, e themeluar nga dy sipërmarrës myslimanë, është vlerësuar me një nga çmimet më prestigjioze të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, "King's Award for Enterprise", për arritjet e saj në tregtinë ndërkombëtare.
Mijëra njerëz morën pjesë më 12 shtator në Muz Fest, një festival i organizuar nga komuniteti mysliman në Seattle, SHBA, i cili synoi të bashkonte qytetarë nga komunitete të ndryshme përmes kulturës, ushqimit, muzikës dhe aktiviteteve familjare.
Më shumë se 20 mijë myslimanë u mblodhën në Detroit të shtetit Michigan, nga data 4 deri më 7 shtator, për të marrë pjesë në Konventën e 63-të Vjetore të Shoqatës Islame të Amerikës së Veriut (ISNA).
Konferenca dhe Ekspozita e 6-të e Haxhit do të mbahet nga 8 deri më 11 nëntor 2026 në Xhide të Arabisë Saudite.
Ministria saudite e Haxhit dhe Umres po përdor inteligjencën artificiale (AI) dhe analizën e të dhënave për të përmirësuar shërbimet për pelegrinët gjatë Haxhit dhe Umres.
Është hapur regjistrimi i interesimit për blerjen e 120 njësive luksoze të banimit në projektin Fairmont Residences Rua Al Madinah, pranë Xhamisë së Pejgamberit a.s. (Masjid an-Nabawi) në Medine.
Al-Azhari zhvilloi të dielën, më 30 gusht, edicionin e tretë të Ditës Botërore të Recitimit të Kur'anit, një nismë që synon të nxisë recitimin, mësimin përmendësh dhe reflektimin mbi Kur'anin.
Një xhami dhe qendër e re komunitare islame është hapur të premten në jugperëndim të Londonit, Ontario, në Kanada. E quajtur "Noor Gardens", qendra synon të përmbushë nevojat fetare, arsimore dhe sociale të komunitetit mysliman të qytetit.