Lajme nga Kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje kandidate për deputete kanë qenë edhe Labinotë Demi-Murtezi nga LVV-ja dhe Besa Ismaili-Ahmeti nga PDK-ja të dyja me mbulesë.

Kontesha e Wessex u takua sot me udhëheqësit fetarë të Kosovës për t’i diskutuar përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për ta luftuar stigmën.

Shoqata humanitare “Bereqeti”, deri më tani ka shpërndarë 1500 çanta shkollore me pajisje të tjera shkollore për nxënësit në 11 komuna të Kosovës.

Në Prizren është përuruar konvikti i vajzave dhe qendrës kulturore. Në këtë eveniment mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava, hoxha i nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbash dhe mysafirë tjerë.

Shoqata humanitare “Bereqeti”, e cila është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka vazhduar, sipas planit të paraparë, shpërndarjen e mishit të kurbanit. Mishi i kurbanit po shpërndahet nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe të parët që po furnizohen janë ata me gjendje më të rëndë sociale dhe mishi po shpërndahet në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.

Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se në cilat ditë duhet të bëhet therja e kurbanit.

Myslimanët anembanë botës sot kremtuan njërën nga festat kryesore të Islamit, e që është Kurban Bajrami. Edhe në Kosovë, në të gjitha xhamitë e Kosovës, në mënyrë solemne u kremtua kjo festë.

Nën këndimin e tekbireve, në mënyrë solemne, u bë hapja e xhamisë në fshatin Vërnicë të Mitrovicës. Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhiti, drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIRK-ut, Ekrem ef. Simnica, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Irfan ef. Krasniqi, hoxhallarë, si dhe shumë qytetarë të tjerë.

Nën këndimin e ajeteve kuranore, në mënyrë solemne, u bë përurimi i rindërtimit të xhamisë në fshatin Llokovicë të Prizrenit.

Përkundër kundërshtimit të disa banorëve, sot ka filluar ndërtimii xhamisë në Shupkovc të Mitrovicës

Në ceremoninë e inaugurim të punimeve mori pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame.

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!