Shoqata humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë, për nderë të muaji të bekuar të Ramazanit, ka shpërndarë 200 pako ushqimore dhe produkte higjienike për familjet nevojtare.
Kësaj radhe ndihmat i janë shpërndarë familjeve, anëtarë të së cilës janë pjesë e shoqatës së të verbërve.
“Sot kemi bërë shpërndarjen e 200 pakove, 150 prej të cilave kanë ardhë nga Turqia, ndërsa 50 tjera nga qytetarët e Gjakovës, të cilët janë donatorë të rregullt. Kjo është hera e dytë që bëjmë e shpërndarjen e ndihmave gjatë muajit të Ramazanit. Herën tjetër planifikojmë t’i përfshijmë edhe familjet nevojtare nga fshatrat. Apeloj tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë në çfarëdo mënyre këto familje skamnore e të vobekta të cilat kanë mbet në mëshirën e kohës”, është shprehur koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu.
Familjarët që janë ndihmuar me këto pako janë shprehur falënderues për këtë ndihmë e cila sipas tyre sadopak ua lehtëson jetën e tyre.