Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë ka ndihmuar me pako ushqimore dhe veshmbathje rreth 45 familje të cilat jetojnë në banesat sociale në Gjakovë.
Me këtë rast koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu, tha se falë vullnetit të mirë të bamirësve gjatë këtij muaji janë ndarë dy mijë pako për familjet që jetojnë nevojtare në komunën e Gjakovës.
“Sot kemi shpërndarë ndihmë për 45 familje që jetojnë në këto dy banesa. Asnjë nuk e kemi anashkaluar, të gjithë janë prezent. Secila pako kap vlerën prej 50 euro. Në to ka veshmbathje dhe gjëra ushqimore. Falë Zotit, gjatë muajit të Ramazanit, dega e Bereqetit në Gjakovë ka rrit kulmin e bamirësisë. Është viti i parë që kemi arrit t’i përgatisim mbi 2000 pako deri në festën e Bajramit. Ndihmat i kemi shpërndarë nëpër lagjet më të varfra dhe nëpër fshatra. Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes dhe t’i falënderoj të gjithë ata që na ndihmojnë që këtyre familjeve sadopak t’ju lehtësojmë jetën e tyre”, tha Bejtullahu.
Familjet që u ndihmuan falënderuan të gjithë ata që kanë marrë këtë iniciativë humanitare.