Qoftë falënderuar All-lahu (xh. sh.), i Cili me dritën e librit të Tij e shndriti terrin e Dynjasë, i cili me të i udhëzoi zemrat e lajthitura dhe i bëri të qeta dhe të lehta në shpirtrat e besimtarëve të sinqertë.
Salavatet dhe selamet më të mira qofshin për atë i cili është dërguar si mëshirë për të gjithë botët, fjalët dhe veprat e të cilit janë shembull i ynë në këtë botë kalimtare. Paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi familjen e tij të nderuar dhe as’habët (r.a.), por edhe mbi të gjithë ata të cilët ecin rrugës së tij, jetojnë në islam dhe i udhëzojnë të tjerët në rrugën e drejtë deri në ditën e Gjykimit.
Nëpërmjet ibadetit të agjërimit në ramazan shpirti i njeriut prek frymën hyjnore e cila e ringjall njeriun pasi të jetë bërë baltë:
„All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre...
Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët, pastaj
ijepatijformënnjerëzore dhe nga ana e vet (nga fryma e Vet) i jep jetë atij, veshë me të cilët dëgjon, sy me të cilët sheh dhe zemër me të cilën ndjen dhe kupton, por ju, megjithatë shumë pak e falënderoni“. (Es-Sexhde, 32: 4-9).
Ramazani, pra, është koha e rilindjes së njeriut, përkatësisht shpirtit të tij, të cilin trupi dëshiron ta vras me pasionet e veta. Ramazani është koha në të cilën shqisat njerëzore, veçanërisht ato të brendshme, mprehën ashtu që njeriu jo vetëm që dëgjon dhe sheh më mirë, por edhe shumë më mirë e ndjen dhe e kupton botën në vete dhe rreth vetes. Ramazani, pra, është një riprovim i vërtetë i secilit musliman dhe muslimane në qëndrimin e tyre ndaj Zotit, botës dhe ndaj vetes së tyre.
Pas ibadetit të agjërimit, Bajrami është një rast që të thuhet se si muslimanët e shohin dhe e ndjejnë botën, e cila sikur po e humb shpirtin për shkak se po largohet nga fryma Hyjnore me dëshirën për ta zëvendësuar me frymën e vet shekullariste (tokësore), e cila gjithnjë e më shumë po tregon që nuk është e denjë të ballafaqohet me sfidat e jetës në Tokë. Pa kontaktin (takimin) e vet me frymën Hyjnore, fryma shekullariste (tokësore) tregon se është jo e denjë për t’ia besuar rregullimin e botës. Vetëm një moment i vetëmjaftueshmërisë së imagjinuar na krahasim me frymën Hyjnore, e shpuri frymën tokësore në rrugë të gabuar ashtu që mendoi në vete se mund të jetojë pa Zot, që mund të bëje çfarë të dojë pa përgjegjësi, që mund të shpenzojë sa të dojë pa llogari dhe që mund ta sundojë botën sa të dojë pa besim dhe moral.
Ajo vet-besueshmëri e frymës tokësore (profane), e cila do të dëshironte ta zëvendësonte frymën Hyjnore në fushatën e vet kundër vlerave morale të dala nga feja, e sollën botën në një paradoks të tillë që po bëhet gjithnjë e më e qartë që sa më të lartë janë titujt në arsimim, aq më i pakët është edukimi te njerëzit dhe aq më pak ka kuptim në jetë; sa më shumë dituri, aq më pak urtësi; sa më shumë ekspertë, aq më pak zgjidhje të vërteta; sa më shumë pasuri materiale, aq më pak vlera morale; sa më të mëdha shtëpitë, aq më të vogla familjet; sa më shumë dituri mbi dëmet e duhanit dhe alkoolit, aq më shumë prodhohen dhe aq më shumë konsumohen, aq më shumë njerëz zgjohen të lodhur; sa më shumë “gjëra të mëdha”, aq më pak marrëdhënie të mira mes njerëzve; sa më shumë shkruhet, aq më pak lexohet; sa më shumë kompjuterë, aq më pak biseda njerëzore; sa më shumë vëmendje për ajrin e ndotur, aq më pak vëmendje mbi shpirtin e ndotur njerëzor; sa më shumë konferenca mbi paqen, aq më pak siguri nga lufta; sa më shumë takime të burrë-shtetasve më të pasur, aq më shumë ta varfër në botë.
Natyrisht askush nuk është i kursyer nga ky paradoks, ashtu edhe muslimanët, të cilët e ndajnë fatin e kësaj dhe botës së këtillë me fetë dhe kulturat tjera. Të gjithë jemi të varur nga njëri tjetri, për arsye se jetojmë në një botë dhe jemi njësoj të varur nga Krijuesi, i Cili na krijon në të njëjtën mënyrë dhe i Cili na mëson në të njëjtën mënyrë kuptimin e jetës së kësaj bote dhe vlerat e jetës së asaj bote. Megjithatë, ne dallohemi sipas shkallës se sa janë zemrat tona të hapura ta dëgjojnë porosinë e Zotit dhe ta pranojmë si mënyrë të jetës në fe dhe moral; ne dallohemi sipas shkallës së gatishmërisë së mendjes sonë për ta njohur porosinë e Zotit dhe për ta përcjellë si mënyrë të veprimit në dituri dhe ekonomi; ne dallohemi sipas shkallës së ndjeshmërisë së frymës sonë për ta paranjohur porosinë e Zotit dhe për ta bartur si mënyrë të participimit në histori.
Më shumë se asnjëherë sot e gjithë bota flet për fenë tonë – islamin dhe për ne – muslimanët. Shumë prej atyre, të cilët kur njihen me islamin burimor, dëshirojnë të bëhen muslimanë (Rubema jevddul-l-ledhine keferu lev kanu musliminë). Mirëpo, ka edhe shumë prej atyre të cilët nuk janë në gjendje ta kuptojnë as islamin as muslimanët.
Ramazani ishte koha, e agjërimi ishte mënyra që të testohet gadishmëria jonë që të kthehemi nga gjendja e keqe në gjendjen e mirë të shpirtit tanë, të tregojmë besnikërinë tonë në rrugën e drejtë, t’i shprehim nënshtrimin tonë All-llahut dhe Pejgamberit të Tij. Të ndjejmë gëzim në fe dhe të kuptojmë që jeta jonë e kësaj bote ka kuptim vetëm në synimin tonë për të shkuar në xhennet. E ai që ka agjëruar me sinqeritet dhe i nënshtruar mund të shpresojë për xhennetin dhe mund të gëzohet për Bajramin në zemrën e tij, në shtëpinë e tij dhe kojshillëkun e tij, sepse Ramazani është lumturia jonë, e Bajrami është paqe me të tjerët.
“S'ka dyshim se ata që thonë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe pastaj janë të paluhatshëm në të, atyre u vijnë melaqet dhe u thonë: mos u frikësoheni, mos u pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u është premtuar.
Ne jemi mbrojtësit tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë gjithçka që dëshironi dhe gjithçka që kërkoni.
Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues! “ (Fussilet- 41:31-32).
Po përshëndetemi nga mysafiri ma i mirë dhe më i dashur Ramazani. Por, të bindur në Mëshirën e All-llahut e cila e kishte mbështjellë Tokën në netët dhe ditët e tij, me fytyra të pikëlluara e përcjellim këtë mysafir të rrallë, por të gezuar e presim shpërblimin e premtuar, Bajramin e Ramzanit.
Pas një muaji ditësh lufte kundër vetes, kundër nefsit tanë, pas një muaji të kaluar në ibadet, pas një muaji të tërë agjërimi, pas një muaji faljesh të namazve të rregullta dhe teravive, dëgjimit të ligjeratave dhe vazeve, këndimit të Kuranit e dhikrit, të gjithë atyre iftarëve dhe syfyrëve, gjithë asaj atmosfere shpirtërore të Ramazanit, All-llahu na dhuron ditën e Bajramit që ne t’i gëzohemi triumfit, fitorës sonë. Gëzojuni për fitorën e madhe që e arritet në këtë garë globale për ta prek me dorën tuaj të qëndrueshmërisë cakun përfundimtar. Gëzojuni për fatin tuaj, lumturinë dhe shpëtimin në fjalët e Zotit tuaj të shprehura për ju:“(U thonë) Selamunalejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend”. (Err-Rra’d: 24). Lumturi e përjetshme ku: (Përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vendetëpërjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (Err-rra’d: 23)
Mirëpo, a jemi të gjithë ne fitimtar? A mund të gëzohemi sinqerisht nga thellësia e shpirtit? A kemi qenë ne saffet e para të xhamisë? A kemi agjëruar të gjithë Ramazanin, apo ka edhe të atillë te cilët pa kurrfarë arsye nuk e kanë kryer këtë farz të All-llahut. Secili le ta pyese vetveten, se All-llahu e di më së miri se çka fshihet në zemrat tonë!
Ramazani po shkon. Ai erdhe të na tregojë për njeriun (robin) e Zotit se çfarë mund të bëjë në këtë dynja. Se sa mund ta kontrollojë veten, çfarë suksesësh mund të ketë, çfarë rezultatesh mund të arrijë në jetën e vet dhe gjithçka mund të përballojë.
Ai që nuk agjëron kurrë nuk do ta dije se ç’është sabri i vërtetë, fuqia e vullnetit dhe suksesi i vëretë.
Vetëm me anë të agjërimit mund ta kuptojmë mjerimin e atyre, të cilët për shkak të mungesës së ushqimit, janë të detyruar të agjërojnë edhe ditën edhe natën. Vetëm zemra e agjëruesit mund të ndjeje dhimbje dhe keqardhje të vërtetë dhe të sinqertë për njerëzit e tillë dhe pastaj, në fund të Ramazanit, ta hapë kuletën dhe të ndajë nga pasuria, dhe atë vetëm për hir të kënaqësisë së All-llahut (xh. sh.). Lirisht mund të themi që, sikur të agjëronin të gjithë njerëzit, nuk do të kishte në këtë Planet njerzë të uritur. I ngopuri nuk i beson të uriturit, është thënë shumë herët. Agjëro se do ta kuptosh se cfarë do të thotë uria dhe etja, stomaku i zbarzët, por zemra e plotë dhe e hapur.
Prandaj, ta përcjellim musafirin me dhuratat e Ramazanit. Sadakaja, zekati dhe sidomos zekatul-fitri janë hedijet me të cilat ne e përcjellim musafirin. Mirëpo, ato nuk i dedikohen atij, por neve dhe atyre që do të përfitojnë prej të mirave tona. Do të përfitojmë ne, por edhe ata. Ne duke pastruar pasurinë dhe shpirtin me zekat dhe agjërimin me zekatul- fitr. Pejgamberi (s) ka thënë: “Agjërimi mbetet pezull në mes qiellit dhe tok
Prandaj, të nderuar vëllëzër, duke i grumbulluar zeaktin, zekatul-fitrin dhe kontributet tjera vullnetare në një vend qëndror nga ku pastaj do të shperndahen nëpër kategoritë në nevojë, me këtë ne do të arrijmë jo vetëm t’i ndohmojmë fukaratë, por me projekte afatagjatado t’i nxjerrim njëherë e përgjithmonë nga kriza e varfërisë.
Një çështje shumë e rëndësishme që preokupon mendjet muslimane është mundësia që mejetet e zekatit të deponohen në mënyrë investuese me qëllim të zhvillimit të burimeve të pavarura financuese ose për rehabilitim ekonomik të individeve apo familjeve. Si të bëhet që mjetet e zekatit ekonomikisht të jenë lëvizëse (dinamizuese), e jo vetëm faktor konsumus, dhe që me këtë rast të mos hiqet asgjë nga zekati në kuptim të ibadetit? Kjo pyetje, pret pergjigjje nga specialistet e kesaj fushe që me ekspertizat e tyre do të ofrojnë zgjidhje për shekullin 21. Kjo zgjidhje duhet të jetë bazë për krijimin e qendrave të fuqisë ekonomike per muslimanë anë e kënd botës.
Referencat:
1. Feja ime e bukur, Shkodër, pa vit botimi
2. Mustafa Fetic, Kazivanja sa Minbera, Novi Pazar, 2006
3. S. Sulejmanovic, S. Mehmedcehajic, Ramazan –upute i bonton, Tuzla, 2010.
4. Shefik Kurdiqc, “O Ramaznau, bajramu i ulasku u dzamiju, Novi Pazar, 2005
5. http://www.islamicity.com/ramadan/eid_default.shtml
6. http://elkalem.ucoz.com
7. http://www.islamicity.com/ramadan/eid_default.shtml
8. http://www.scribd.com/doc/22762325/U
9. www.lichtkreis.at