Islami si fe e zbritur nga Zoti, me rregullat dhe parimet e tij, ka për qëllim lumturimin e njerëzve në këtë botë dhe në tjetrën. Ai asnjëherë nuk synon vështirësimin e jetës apo ta paralizojë atë. Rrjedhimisht, ai nuk mund të jetë i rëndë në praktikë apo i paarritshëm për t’u zbatuar.
Hyrje
Islami si fe e zbritur nga Zoti, me rregullat dhe parimet e tij, ka për qëllim lumturimin e njerëzve në këtë botë dhe në tjetrën. Ai asnjëherë nuk synon vështirësimin e jetës apo ta paralizojë atë. Rrjedhimisht, ai nuk mund të jetë i rëndë në praktikë apo i paarritshëm për t’u zbatuar.
Prandaj, prej parimeve bazë të tij në ligjësim është lehtësimi, kurdo që vështirësohet zbatimi i normave, si dhe rënia e obligueshmërisë, sa herë që pamundësohet jetësi mi i tyre. Lidhur me këtë Kurani thotë:“...Ai (Allahu) nuk ka bërë në fe (gjëra) të vështira.”(El-Haxh, 78), dhe: “Nuk obligon Zoti askënd, përtej asaj që ai ka mundë si.”(El-Bekare, 286).Ngjashëm flet edhe i Dërguari i Zotit, ku thotë: “Feja është lehtësim”(1), si dhe: “Fetarizmi më i mirë dhe i dashur te Zoti është besimi i pastër me tolerancë”.(2)
Juristët e së drejtës islame e pranojnë unanimisht këtë parim, ndonëse ata mund të kenë divergjenca në detaje të zbatimit, kur bëhet fjalë për përdorimin e tij në çështje të caktuara, se a meriton çështja në fjalë lehtësim apo jo.
Ky punim synon të sqarojë “lehtësimin ligjor” si parim interpretues, të përshkruajë atë dhe të tregojë se në çfarë kufijsh përdoret, si dhe të pasqyrojë se çfarë reflektimi ka në jetën e njerëzve.
Çka është “lehtësimi ligjor”?
Në jurisprudencën islame “lehtësimi ligjor” njihet me termin “ruhsatun sher’ijje”, e kundërta e dispozitës bazë të quajtur “azime”. Sipas Imam Gazaliut “lehtësimi ligjor” paraqet: “Atë që Zoti e ka lehtë suar të veprohet për të ngarkuarin me detyra (mukelef), për shkak të justifikimit apo pamundësisë, në prezencën e argumentit që parimisht e bën (veprimin) të ndaluar (në rrethana normale)”.(3) Ndërsa, dijetari i njohur hanefi El-Bezdeviu e ka definuar si “diçka që është lejuar në prezencën e argumentit që e ndalon atë”.(4)
Do të thotë se gjërat e ndaluara në parim me argumente, konstatohen me argumente të tjera specifike si të lejuara, të (pa) pëlqyera, ose edhe si obligative në rrethana lehtësuese. Pirja e alkoolit, për shembull, parimisht është e ndaluar me argument, por në raste emergjente, dhe për ta shpëtuar jetën, kur njeriu është pranë rrezikut për jetën në mungesë të ujit, në këtë rast obligohet përdorimi i tij, ngase ruajtja e jetës është qëllim esencial i fesë, dhe në këtë rast nuk bëhet veçse me përdorimin e alkoolit.
Argumentet fetare për “lehtësimin ligjor”
Argumentet që vërtetojnë praktikimin e këtij parimi fetar janë të shumta. Ato i gjejmë në Kuranin Famëlartë, dhe në traditën e të Dërguarit të Zotit. Kurani thotë: “...Ai (Allahu) nuk ka bërë në fe (gjëra) të vështira.”(El-Haxh, 78), pasta j,“Zoti dëshiron lehtësim për ju e nuk dëshiron vështirësi.”(El-Bekare, 185), si dhe ajeti tjetër: “Zoti do që t’jua lehtësojë juve, (sepse) njeriu është krijuar i dobët.”(En-Nisa, 28), si dhe citate të tjera, të cilat dëshmojnë qartë se parimi i “lehtësimit ligjor” është i bazuar në Kuran, dhe se qëllimi i sistemit të obigueshmërisë nuk është për ta sfiduar njeriun, por për lumturim in e tij nëpërmjet kryerjes së obligimeve dhe praktikimit të tyre. Ngjashëm gjendet edhe në Sunet, ku i Dërguari i Zotit thotë: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni”.(5) Thotë poashtu: “Feja është lehtësim”(6), gjithashtu: “Vërtet Zoti i Lartësuar do që të merren (të zbatohen) lehtësimet ashtu siç do që të kryhen obligimet parësore (azime).”(7)
Ndërkaq, përveç argumenteve në dy burimet bazë të Islamit, gjejmë edhe në librat e dijetarëve islamë, ato janë të mbushura me shembuj, që sqarojnë legjitimitetin e këtij parimi fetar, rëndësinë e tij, dhe sferat e praktikimit të tij në jetën e përditshme. Disa nga këta shembuj do t’i cekim në vazhdim...
Llojet e “lehtësimit ligjor” për nga (mos) obligueshmëria
1. “Lehtësim ligjor” obligativ (vaxhib)
Ky lloj lehtësimi është obligim nga Zoti të shfrytëzohet, përndryshe shkaktohen dëme më të mëdha se ai (veprimi i ndaluar parimisht) që kryhet. Ndërkaq Islami synon që dëmet të eliminohen respektivisht të zvogëlohen sa më shumë që është e mundur. Prandaj, është vënë si maksimë ligjore rregulla që thotë: “Dëmi (duhet të) elimino het”(ed-dareru juzal).
Nëse Kurani citon dhe thotë: “Ju është ndaluar juve ta hani cofëtinën…” (El-Maide, 3). Kjo duhet të nënkuptojë ndalimin e konsumimit të mishit të ngordhur në një normalitet jetësor, por jo edhe në rrethana të jashtë zakonshme kur nuk gjendet ushqim tjetër. Shpirti është amanet i Zotit, i vendosur përkohësisht në trupin e njeriut, të cilin ai është i obliguar ta ruajë dhe mos ta hedhë në rrezik, ashtu siç thotë Kurani: “…dhe mos e hidhni veten tuaj në rrezik...” (El-Bekare, 195). Dhe thotë përkitazi me këtë: “…dhe kush detyrohet (të hajë nga to) jo me qëllim (të kënaqësisë), dhe as duke e tepruar, për ta nuk ka mëkat, Zoti është Falës dhe i mëshirshëm.” (El Bekare, 173).
Prandaj, në rastet e jashtëzakonshme, sikur ky që cekëm, të praktikuarit e “lehtësimit ligjor” është obligim fetar, neglizhimi i të cilit e bën njeriun mëkatar.
2. “Lehtësim ligjor” si veprim i rekomanduar
Ky ndodh në rastin kur argumenti për “obligimin parësor” (azime) të një veprimi të caktuar mbetet në fuqi zbatimi, mirëpo veprimi i bazuar në parimin e lehtësimit, duke marrë parasysh rre thanat e reja, është më i pëlqyer. Për shembull, shkurtimi i namazit në udhëtim pa pasur gjendje lufte, megjithatë shkurtimi është më i re komanduar pasi udhëtimi bart në vete një lloj vështirësie. Kjo sepse Omeri r.a kur pyeti të Dërguarin e Zotit -alejhisselam- për namaz in në udhëtim, pse shkurtohet edhe në rastet kur nuk ka gjend je emergjente, ai i tha: “Dhuratë e Zotit për ju, prandaj pranojeni dhuratën e Tij”.(8)
3. “Lehtësimi ligjor” si vepër e urryer apo edhe e ndaluar
Disa nga dijetarët e shkencës së Usulit kanë mendimin se nëse njeriu ka për qëllim të bëjë ndonjë ve për të ndaluar, apo të urryer, atëherë për të tillin edhe shfrytëzimi i “lehtësimit ligjor” merr dispozitën e njëjtë, sado që mund të ketë vështirësi apo rrezikshmëri jeta e tij. Për shembull, nëse dikush merr një udhëtim me qëllim për të bërë mëkat, atëherë i tilli nuk ka të drejtë të shfrytëzojë “lehtësimin ligjor” edhe nëse ai gjatë rrugës has në vështirësi, të cilat, do t’ia lejonin praktikimin e “lehtësimit” sikur qëllimi i udhëtimit të ishte fisnik dhe i pastër. Kurse disa usulistë të tjerë nuk e bëjnë këtë kushtëzim, duke u argumentuar se “lehtësimi ligjor” është dhuratë nga Zoti dhe nuk është i ndërlidhur me qëllimin e njeriut dhe cilësinë e veprimit.
Shembull kur praktikimi i “lehtësimit ligjor” është vepër e urryer, ndërsa veprimi bazë më i preferuar, është agjërimi i Ramazanit në udhëtim, në të cilin nuk ka vështirësi të theksuara, ai është mekruh (e urryer) të ndër pritet. Kjo bazuar në ajetin ku ranor që thotë:“Kushdo që është i sëmurë apo në udhëtim, agjëron aq ditë nga ditët e tjera, kurse ata që nuk munden, ata ushqejnë nga një të varfër, dhe kush shton nga vetja e tij, ajo është më mirë për të, ndër sa të agjëroni është më mirë për ju, nëse jeni që kuptoni.”(El-Bekare, 184). Çka konsiderohet “e domosdoshme”, apo “e nevojshme”, e cila mundëson të praktikuarit e “lehtësimit ligjor”? Shkaku pse ne kemi mundësinë ta vëmë në praktikë “lehtësimin ligjor” është përballja me vështirë si, në gjëra të domosdoshme dhe të nevojshme në jetë. Ndërsa «e domosdoshme” (darure) quhet ajo pa të cilën njeriu nuk mund të jetojë, prandaj në rastet e vështirë sisë për ta praktikuar të domosdoshmen, i ngarkuari me vepër të caktuar ka të drejtë ta përdorë “lehtësimin ligjor”.
“E domosdoshmja” është dy lloje:
1. Domosdoshmëri e përgjithshme (e përhershme), ku “lehtësimi ligjor” vlen dhe zbato het për të gjithë, dhe në të gjitha kohërat, si për shembull transaksionet“es-selem”(9), “el-musakah”(10), e të ngjashme, në të cilat ka paqartësi (garer), gjë që në esencë duhet t’i bëjë ato të ndaluara, por janë lejuar si të domosdoshme.
2. Domosdoshmëri e përveçme (e përkohshme), e cila mund të ndodhë në ndonjë moment të caktuar. Për shembull, të ngrënët e mishit të derrit, në esencë është i ndaluar, por në raste të veçanta dhe për ta ruajtur jetën, lejohet përdorimi i tij aq sa është e domosdoshme dhe për atë që është e domosdoshme.
Ndërkaq, “e nevojshme” (Haxhetun) është ajo pa të cilën njeriu mund të jetojë, mirëpo me vështirësi. Po ashtu, edhe në këso raste lejohet të veprohet në bazë të “lehtësimit ligjor”. Për shembull, akti i qirasë, në të cilin marrëveshja është për përdorim në të ardhmen e jo për diçka konkrete, pra arti kulli si strukturë fizike mungon, ndërsa i Dërguari i Zotit ka thënë: “Mos shit atë që nuk e posedon”(11), megjithatë është lejuar sepse nevoja e njerëzve për të është e madhe.
__________________
1. Buhariu, KitabulIman, kapitulli “Fe jaështëlehtësim”,botimi1, (1/16), nr: (39). Boton Dar “Tuk en-Nexhat”.
2. Po aty, (1/23).
3. Shih: Imam Gazali, El-Mustasfa, botim 2, (1/184). Boton “Err-Rrisale el-Alemijje”, viti 2012.
4. Shih: Alaudin el-Buhari, Keshf el-Es rarsherhUsul el-Bezdevi, (2/992). Boton Dar “el-Kitab el-Islamij”, pa datë dhe numër bot imi.
5. Buhariu, (1/25), nr: (69).
6. Buhariu, Kitabul Iman, kapitulli “Feja është lehtësim” (1/16), nr: (39).
7. Taberani,El-Mu’xhem el-Ke bir,(11/323), nr: (11880), botimi i dytë. Boton Dar “Ibën Tejmijje”, Kajro.
8. Ibën Maxhe, në Sunenin e tij, kapitulli: Shkurtimi i namazit në udhëtim, botimi 1, (371/2), nr: (1065), boton Dar “Err-Rrisale el-Alemijje”, viti 2009. Dhe Ebu Davudi, në Sunenin e tij, kapitulli Namazi i udhëtarit, (2/3), nr: (1199),boton “El-Mekte be el-Asrijje”, Bejrut. Dhe të tjerë…
9. “Es Selem” është lloj shitblerje, në të cilën pag esa bëhet më herët, ndërsa artikulli më vonë. Shih: Mexheletul Ahkam el-Adlije (1/31), lënda (123), u kujdes Nexhib Hevavini, boton “Nur Muhamed”. Në esencë një transaksion i tillë nuk lejohet, për shkakun se artikulli nuk gjendet në kohën kur bëhet pëlqimi dhe pagesa, mirëpo është lejuar për shkak të nevojës së madhe për të.
10.“El-Musaka” është t’i jepet kopshti, apo pemë të caktuara nga kopshti, atij i cili di t’i mirëmbajë, ndërsa si pagesë i caktohet një pjesë e caktuar nga frutat e kopshtit. Edhe kjo në es encë nuk lejohet, për shkak se detajet nuk janë të njohura, dhe as pjesa që i dhurohet punëtorit, mirëpo është lejuar për lehtësim.Shih: Ibën He mami, Fet’hulKadir, Kitab el-Musaka, (9/478), boton Dar “El-Fikr”, pa numërdhe datë të boti mit.
11. Tirmidhiu, Sunen et-Tirmidhi, kapitulli: Tëurrejturit e shitjessëasajqënuk e posedon. Botimi 2, (3/526), nr (1232).