Muhidin Ahmeti lindi më 1962 në fshatin Zaplluxhe të Opojës, nga i ati Mulla Xhavit ef. Ahmeti dhe e ëma Fetija. Familja Ahmeti shquhej për kultivimin e vlerave fetare dhe kulturore, andaj edhe Muhidin efendiut i qe mundësuar nga Al lahu që të ishte pasardhës i gjeneratave të mëparshme të hoxhallarëve në familjen e tij. Muhidin ef. Jo vetëm që eci gjurmëve të të parëve të tij, por u bë një nga pinjollët më të shquar të kësaj familje, duke u dalluar me shkrimet dhe me veprat e botuara që la pas, për t'u bërë i paharruar ashtu siç është e paharrueshme edhe vetë fjala e shkruar islame në gjuhën shqipe.
Shkollën fillore Muhidin efendiu e kreu në vendlindjen e tij gjatë viteve 1969 - 1977, Medresenë e Mesme "Alaudin" e kreu në Prishtinë gjatë viteve 1977 - 1982, kurse Fakultetin Teologjik Islam e kreu në Sarajevë gjatë viteve 1982 - 1986. Gjatë viteve 2002 - 2004 e përfundoi shkallën e tretë të studimeve në Kajro të Egjiptit. Të gjitha këto studime i përfundoi me sukses të lartë dhe shembullor.
Pas përfundimit të fakultetit në Sarajevë, u kthye në vendlindjen e tij në Prizren ku edhe u emërua imam në Xhaminë "Sinan Katib" dhe në këtë detyrë shërbeu gjatë viteve 1988 - 1992. Krahas detyrës së imamit ai ishte dhe mësues i besimit në mejtepin e të njëjtës xhami, të cilin e vijuan dhe ku i mësuan shartet e fesë islame shumë djem dhe vajza prizrenase.
Sa ishte imam, hatib dhe mual-lim, Muhidin ef. gjatë kësaj kohe pas orarit të punës merrej me veprimtari shkencore, ku edhe ar riti të shkruante, të përkthente dhe të botonte këto vepra:
- "Dialog me mikun ateist" të autorit Mustafa Mahmud, Prizren, 1990.
- "Poezi të zgjedhura nga Muhammed Ikballi", Prizren, 1990.
- "Temat islame", Shkup, 1991.
- "Të rinjtë dhe droga", Gjilan, 1995.
Pas ndryshimit të rrethanave dhe pas shtrëngimit dhe cungimit të të drejtave të lirive të popullit shqip tar në Kosovë, edhe Muhidin ef. e ngriti zërin e tij kundërshtues dhe u radhit në radhën e atyre mbrojtësve të vatanit, në radhët e atyre që dinë ta mbrojnë atdheun e tyre sa me laps po aq dhe me kundër shtim dhe jo nënshtrim. Prandaj dhe UDB-ja e ish Jugosllavisë do ta kishte halë në sy, dhe do ta ndiqte. Kështu që gjatë viteve 1993 - 1994, Muhidin ef. u detyrua të shpërngulej në Shqipëri dhe të vazhdonte e të lulëzonte edhe një herë vendin amë shqiptarë, t'ju predikonte dhe t'ju sqaronte në formën më të lartë Islamin, shqiptarëve të Shqipërisë që dikur kishin nxjerrë shumë hoxhallarë me veprat dhe kontributin e të cilëve kishte qëndruar populli shqiptarë.
Në vitin 1993 së pari vendoset në qytetin e Lezhës, për të vazhduar pastaj misionin e tij në Shkodër, me ç'rast emërohet menjëherë mësimdhënës, pedagog dhe kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresenë e Shkodrës "Haxhi Sheh Shamia". Krahas kësaj detyre të lartë ai njëkohësisht ishte dhe ligjërues e predikues në xhamitë kryesore të Shkodrës, si në Xhaminë Ebu Bekër, Top-hane - Perash, Kiras, në Xhaminë e Plumbit, etj. Asnjëherë nuk do t'i anashkalonte edhe fshatrat përreth, ku në këtë rast do të punonte dhe sejjar vaiz - ligjërues vizitor edhe nëpër fshatrat e Shkodrës, si në Bushat, Boks dhe në shumë fshatra të tjera të rrethit të Postribës.
Muhidin ef. me urtësinë, dijen, vullnetin, modestinë dhe përgatit jen e tij morale dh intelektuale, ar riti të bashkonte ajkën intelektuale dhe qytetare të Shkodrës, andaj edhe u emërua si ligjërues shkencor dhe fetar në Qendrën Kulturore "Daut Boriçi". Gjatë kësaj kohe ai edhe themeloi Klubin Kulturor "Drita", dhe në saje të meritave të tij, e emëruan edhe drejtor të këtij klubi në të cilin gjatë gjithë kohës sa qëndroi në Shkodër, ligjëroi por edhe debatoi me të rinjtë e ditur dhe mendjemprehtë shqiptarë të asaj kohe.
Muhidin ef. ishte gjithashtu edhe themelues, botues dhe drejtor apo editor i gazetës "Drita e Dijes", e cila për vite të tëra e pa dritën e botimit në Shkodër.
Në Shkodër gjithashtu ishte edhe organizues i kursit fetar për studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi". Shkodra qe një zgjua i madh për të, ajo thuajse kishte qëndruar me vite krahëhapur për ta prit njeriun e madh dhe me shumë vlera, i cili do ta lulëzojë atë, do ta ngjallë dhe njëherë dhe do t'ia kthejë atë krenarinë dhe frymën e kamotshme të cilën e kishin mbjellë dhe kultivuar hoxhallarët e famshëm, si Sabri Beg Bushati, Daut Boriçi, Haxhi Sheh Shamija, Hafëz - Dr. Hasan Kaduku etj., për të vazhduar në po të njëjtën frymë një hoxhë tjetër i madh po sikur ata i lindur në një vend dhe krahinë krejt tjetër por i gatuar për një vend dhe djep të diturisë dhe frymës shpirtërore, pra Shkodrës. Do ta ngjallte Shkodrën shumë sepse në këtë vend ai mbajti ligjërata dhe tribuna të ndryshme në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, në Univeristetin "Luigj Gurakuqi", dhe në shumë institucione të tjera edukativo - arsimore.
Realizoi dhe mbajti shumë emisione edukative - arsimore dhe fetare në radio dhe televizione shtetërore dhe private, si në: Radio Shkodra, dhe në televizionet e atëhershme private: TV Shkodra dhe TV Rozafa. Në këto emisione ai çdo herë i qasej temave aktuale, i shtjellonte me elokuencë dhe rrjedhshmëri të pashoq.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit organizonte aktivitete të ndryshme duke filluar nga iftaret e përbashkëta me intelektual, me rininë, me gratë së bashku me bashkëshorten e tij teologen Fa hire Ahmetin, etj. Pas aktiviteteve të tilla patjetër se dita do të mbyllej me një ligjëratë shkencore dhe fetare në ndonjërën nga televizionet e Shkodrës. Ishte i palodhur, i etur të përhapte dituri, sepse kishte një bagazh shumë të madh, i cili sa herë hapej prezantonte gjëra të reja. Emisionet televizive do t'i përgatiste madje shumë herët, në Netët e Mira dhe të Mëdha si në Natën e Kadrit, Natën e Miraxhit, Natën e Beratit dhe gjatë Netëve të Mira të Bajrameve patjetër do të shfaqej në televizion dhe do t'ua sqaronte popullit rëndësinë dhe vlerën e asaj nate.
Ishte shumë vizionar, sa kishte diapazon të gjerë të diturisë por aq ishte i thellë në idetë e tija, kështu që me të rinjtë dhe studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" do të organizonte dhe kurse e kuize të ndryshme për t'ua bërë më të kapshme, më të afërt dhe më të dashur fenë. Në Shkodër madje do të organizonte shumë shpesh dhe ekskursione e shëtitje të ndryshme me rininë dhe studentët, nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në mënyrë që rinia të bashkohej dhe të kishin kontakt dhe miqësi mes vete organizonte shumë aktivitetet sportive në mes të xhematëve të xhamive në Shkodër dhe me Klubin Kulturor Drita.
Muhidin efendiu, me plotkuptimin e fjalës ishte hoxhë dhe prijës shumë aktual, gjithmonë afronte zërin e këshillimit dhe ligjërimit fetarë aty ku ishte i kumbueshëm. Në Shkodër organizoi shumë pro grame kulturore - artistike me grupin dhe korin e Medresesë "Haxhi Sheh Shamia". Këto organizime i mbante në secilën xhami të Shkodrës, ndërsa organizimet bëheshin me rastin e festave të ndryshme fetare dhe kombëtare.
Hoxhë Muhidini ishte organizator edhe i ligjëratave për gra, ai, sikurse u tha, së bashku me bashkëshorten tij teologen Fahiren, në Shkodër organizuan një sërë ligjëratash për gra, edhe këto ligjërata si çdo herë ishin të këndshme dhe në hap me aktualitetin dhe kohën.
Dituria Islame 332