Dispozitat e Haxhit

Haxhi është një ibadet trupor dhe financiar, i cili mund të bëhet në kohë të caktuar me qëllim të kryerjes së ibadetit të Haxhit, duke hyrë në ihram, duke qëndruar në Arafat dhe duke vizituar Bejtullahun.

Haxhi që në vete përmban disa kushte, obligushmerinë e tij e ka sipas Kuranit, Synetit dhe me argumente nga konsensusi i dijetarëve. Ajeti që zbriti pas marrëveshjes së Hudejbijes në mes myslimanëve dhe mushrikëve, në mënyrë të detajuar tregon normën e tij:
“E kryeni haxhin dhe umrën për hir të All-llahut, po, në qoftë se pengoheni, atëherë (therni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë, ose ka mundim koke (e rruhet para kohe), kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bën umren para Haxhit (duhet të therë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo, nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë Haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni; këtu jeni dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra, kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. ( El-Bekare, 196)
Për sa i përket kryerjes së Haxhit lidhur me pasurinë e poseduar, Haxhin duhet ta kryejnë vetëm ata që kanë mundësi financiare, dhe kjo tregohet me këtë ajet:
“Aty ka shenja të qarta: vendi i ?brahimit, dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabesë) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit”.(Ali Imran, 97).
Me të zbritur të këtij ajeti, Pejgamberi a. s. u tha shokëve: “Allahu obligoi – e bëri haxhin farz për ju, pra bëjeni atë”. Njëri nga ata i tha: “Për çdo vit, a”? Pejgamberi a. s. heshti. Ai këtë pyetje e përsëriti tri herë. Më pastaj Pejgamberi a. s. Iu përgjigj: “Nëse do të thosha po, atëherë haxhi do të ishte obligim për çdo vit, por nuk mjaftojnë mundësitë për këtë”.(Muslimi, Haxh, 412; Nesaiu, Menasik, 1; ?bni Hanbel, II, 508).
Si shtesë e këtij hadithi që vjen nga ?bni Abbasi, theksohet edhe kjo: “E kush e kryen më shumë se një herë haxhin, atëherë kjo i llogaritet nga nafilet”.
Në vitin e tetë të hixhretit ndodhi çlirimi i qytetit të Mekës dhe si vali i saj ishte caktuar Attâb ibni Esîd. Atë vit, sipas traditave arabe, Attâbi kishte lejuar të bëhej Haxhi, kurse në vitin e nëntë të hixhretit, si udhëheqës i haxhit ishte caktuar Ebu Bekri r. a., dhe ky qe i pari që kryerjen e Haxhit e bëri sipas rregullave islame. Menjëherë pas një viti, pra në vitin e dhjetë hixhri, vetë Pejgamberi a. s. e kreu Haxhin e Lamtumirës. Haxhi duhet kryer në këto mënyra, duke filluar me veshjen e Ihramit, për të vazhduar me qëndrimin në Arafat dhe vizitën së bashku me tavafin rreth Qabesë që nga dita e parë e Kurban-Bajramit. Në ihram hyjnë ata qukanë vendosur ta kryejnë Haxhin; vendësit – ata që janë brenda kufijve të mikatit, hyjnë prej aty ku gjenden, kurse âfâkitë dhe ata që janë jashtë kufijve të mîkâtit, hyjnë para se të vijnë aty.

Farzet e Haxhit

Që Haxhi të jetë farz për një person duhen plotësuar këto kushte: Të jetë mysliman, i mençur dhe i moshës madhore, të jetë i lirë, të ketë mundësi për ta kryer atë në kohën e caktuar. Për sa u përket mundësive, këtu hyjnë: shëndeti, të ketë një mundësi financiare, të ketë siguri gjatë rrugës etj..

Vaxhibet e Haxhit:

a) Hyrja në ihram para se të arrijë në kufijtë e mikateve apo më herët, nëse nuk është vështirë për personin;
b) Qëndrimi në Arafat – vakëfe - gjatë kësaj dite deri në perëndimin e diellit;
c) Qëndrimi për një kohë në Myzdelife;
d) Të kryhet sa’ji – ecja e përshpejtuar në Saffâ dhe Merve;
e) Të fillohet sa’ji nga Saffâja;
f) Hedhja e guralecëve në vendet e caktuara të zonës Mina;
g) Të shkurtohen flokët ose të rruhen krejtësisht pas përfundimit të rregullave – menasikëve të Haxhit;
h) Të fillohet tavafi nga cepi i Haxheru’l-Esvedit – Gurit të zi;
i) Të bëhet tavafi duke shikuar në të djathtë;
j) Tavafi të kryhet duke ecur, vlen për atë që ka mundësi të ecë;
k) Personi që bën tavafin, t’i ketë të mbuluara vendet e turpshme – avretin, dhe të jetë me abdest gjatë rrotullimit;
l) Ta kryejë jashtë vendit të ashtuquajtur “hâtim”, pra jashtë gjysmëhënës;
m) Të kryhen katër shartet që janë farz, dhe të plotësohet me shtatë rrotullime;
n) Pas çdo tavafi të falen dy rekate namaz, që është namaz tavafi;
o) Të bëhet tavafi i vizitës së Qabesë në tri ditët e para të Kurban-Bajramit;
p) Të theret një kurban falënderimi për ata haxhinj që kryejnë haxhin kirân dhe temettu;
q) Të mbahet rendi në gjuajtjen e shejtanit me guralecë, në therjen e kurbanit dhe shkurtimin e flokëve;
r) Të bëhet tavafi i lamtumirës për ata që vijnë nga jashtë kufijve të mîkâtit.

Nëse braktiset një vaxhib i Haxhit, atëherë duhet therur një kurban si kompensim. Mirëpo ky lloj vaxhibi i lënë mund të bëhet përsëri dhe, nëse kryhet ai më pastaj, shlyhet dënimi për këtë. Tavafi duhet të bëhet kur të jemi me abdest, ndërsa gjuajtja e shejtanëve me gurë ose falja e namazit të tavafit me vonesë nuk është punë e hijshme, po nëse ndodh kjo, atëherë këto duhen kryer më së voni ditën e katërt të Bajramit, ose të autorizohet dikush për t’i gjuajtur guralecët. Ndërkaq, për sa u përket femrave që janë në ciklin e përmuajshëm apo janë lehona, ato, sapo të arrijnë në kufijtë e mikâtëve, duhet të marrin abdest apo të pastrohen dhe, me nijetin e Haxhit apo umres, të hyjnë në ihram dhe të fillojnë telbijen. Nëse shfaqet cikli gjatë kohës së mbajtjes së ihramit, kjo nuk i prish rregullat e ihramit dhe ihramin nuk e bën të pavlefshëm. Gruaja që është në këtë gjendje, obligimet dhe farzin e tavvafit të Qabesë i kryen me fillimin e agimit ditën e Bajramit, pasi të pastrohet. Për sa i përket një femre që ka për të bërë umren, ajo duhet të ruajë gjendjen e ihramit derisa t’i përfundojnë ditët e ciklit dhe, pasi të pastrohet, ta bëjë tavafin bashkë me sa’jin, në mënyrë që ta përfundojë umren. Kështu, kur në Haxhin e Lamtumirës, Aishja r.a. ishte në këtë gjendje të mujshme, Pejgamberi a. s. I kishte thënë që mund t’i kryente të gjitha shtyllat e tjera përveç tavafit rreth Qabesë dhe Sa’jin. Kur për shkak të kësaj gjendjeje Aishja r. anha nuk kishte mundur ta përfundonte umren, dhe dëshira e saj ishte për ta kryer atë, Pejgamberi a. s. e kishte lejuar që pas Kurban-Bajramit të hynte në ihram nga vendi Ten’ime dhe të kryente umren. Për ta kryer këtë obligim të umres, Aishen r. anha e kishte shoqëruar vëllai i saj, Abdurrahmani. (Buhariu, Xhihad, 125; Umre, 6; Muslimi, Haxhxh, 135, 136; ?bni Hanbel, III, 309, 394; Tirmidhi, Haxhxh, 91.)
Ndërsa kur në momentet që do të hynte në ihram për Haxhin e Lamtumirës nga nisja prej Medinës me të afruarit në kufijtë e Mikatëve të Dhulhulejfes, bashkëshortja e Ebu Bekrit r. a. Esma binti Umejs i kishte lindur një fëmijë. Kur Pejgamberi a. s. e kishte parë atë që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte dëshirë të madhe për ta e kryer haxhin, i kishte thënë që aty të pastrohet, të hyje në ihram duke theksuar telbijen dhe të vazhdoje për në haxh. (Muslim, Haxhxh, 109, 110; Ebu Davud, Menasik, nr. 1743; ?bni Maxhe, Menasik, 2911, II, 971; Nesaiu V, 128.)
Prerja e flokëve apo shkurtimi i tyre por edhe sa’ji në mes Saffâsë dhe Merves sipas Shafiive është nga farzet e haxhit sa që këtë e kanë llogaritur edhe nga ruknet e tij.

Ndalesat në Haxh

a) Gjatë kryerjes së Haxhit, kur personi është me ihram, ndalohet të ketë kontakte intime, ndalohet prerja apo shkurtimi i flokëve, prerja e thonjve, përdorimi i aromave të ndryshme, ndalohet që mashkulli të mbulojë kokën e po ashtu i ndalohet edhe femrës ta mbulojë fytyrën, ndalohet po ashtu edhe veshja e rrobave të qepura.
b) Ndalohet qethja e tjetrit, gjuetia në harem apo Hil-l (në mes zonës Mikât dhe Harem), ndalohet dëmtimi i bimëve dhe gjelbërimeve të tjera në harem. Ai që i shkel këto ndalesa, në varësi nga dëmi që bën, duhet të presë një kurban të madh (lopë) a të vogël (dele), apo edhe ta shpaguajë këtë me ndonjë sadaka. Në këtë gjendje ishte Ka’b ibni Uxhre r. a., i cili në ditën e Hudejbijes, kur ishte në ihram, i kishte shkurtuar flokët, sepse kështu nevojitej, e Pejgamberi a. s. i kishte lexuar këto dy ajete, nga të cilët të zgjidhte njërin dënim:
“Të agjërosh tri ditë apo të ushqesh gjashtë nevojtarë me ushqim njëditor ose të therësh një kurban”.( El-Bekare, 196.)
Kab’bi e kishte zgjedhur kurbanin, si alternativë më të përshtatshme për të nga këto tri mundësi. (Buhariu, Muhsar, 6, 7; Muslim, Haxhxh, 80, 85.)
Umreja bëhet në këtë mënyrë: hyrja në ihram, bërja e tavafit, pastaj sa’ji dhe, në fund, shkurtimi i flokëve.
?hrami është nga kushtet – shartet e umres, kurse tavafi dhe sa’ji janë nga ruknet, e dalja nga ihrami dhe shkurtimi i flokëve është nga obligimet – vaxhibet e saj. Ai që hyn në Hixhaz duke qenë në ihram, mund ta kryejë umren për dy a tri orë.
Pejgamberi a. s. në Haxhin e Lamtumirës kishte zbatuar këto tri lloje të haxhxhit, dhe kështu u kishte thënë edhe shokëve të tij për këto. Prandaj, ai që hyn në ihram në Mikat dhe e kryen umren para Haxhit, thënë ndryshe, ai që e kryen Haxhin temettu apo kiran, e ka vaxhib që të therë edhe një kurban, sipas hanefinjve. E ai që nuk ka mundësi ta bëjë këtë, duhet të agjërojë tri ditë
para Bajramit dhe shtatë ditë pasi të kthehet në shtëpinë e tij, pra të agjërojë gjithsej dhjetë ditë. Këto dy lloje vlejnë vetëm për âfâkitë - ata që jetojnë jashtë kufijve mîkât. Kurse vendësit e Mekës mund ta kryejnë vetëm haxhin ifrâd, sepse ata kanë mundësi ta kryejnë urren kur të duan. Për këtë shkak edhe ajeti i mësipërm kishte sjellë një rregull për ata që nuk janë banorë të Mekës.
Allahu dashtë dhe e pranoftë haxhillëkun e të gjithë atyre që e kanë bërë më parë dhe të gjithë atyre që do ta kryejnë, dhe na bashkoftë me grupin e haxhinjve të “haxhxhit mebrûr”. Amin!



Prof. Dr. Hamdi Döndüren
Përktheu, Mr. Zymer Ramadani


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip